AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual

Shko poshtë

Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual Empty Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Oct 01, 2013 8:20 pm


Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual Mihal-grameno-300x348

Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual
Nga Armand Plaka
“Gjithe keto shpresa e pyetje jane drejtuar te Qeveria e Vlores, andaj duhet te deftenje me prova e te siguronje gjithe kombin qe program i saj eshte vertet kombetar, duke desheruar te punoje me gjithe fuqine per qyteterimin e lulezimin te Shqiperise”. Keshtu shkruante ne nje editorial te gazetes proqeveritare “Perlindja e Shqiperise”(shih: “Pritmja e Shqiperise”, Viti I, Nr. 9, 28.10.1913, fq. 1), ne vitin 1913, patrioti i madh Mihal Grameno, i cili pjesen e pare te shkrimit ia kushton detyrave qe duhej te permbushte dhe pritshmerive qe kishte investuar kombi shqiptar perballe qeverise se Vlores, ne nje kohe qe Shqiperia tashme ishte bere objekt i vendimeve te fuqive te medha pas Konferences se Londres. Ishte pikerisht ai kabinet i kryesuar nga I. Qemali, qe tashme pas nje viti, po gjendej ne veshtiresi gjithnje e me te medha, nderkohe qe pas shpalljes se pavaresise, ne rrethana mjaft te veshtira politiko-ekonomike, perpos kritikave te djeshme e te sotme, kishte kryer me pergjegjesi detyrat me te rendesishme historike, duke siguruar se pari ekzistencen e Shqiperise se pavarur; ngritjen e berthames se shtetit te ri shqiptar; ishte percaktuar qysh ne lindje te saj per nje politike te jashtme te paqes, neutralitetit dhe ekuilibrave ne rajon; kishte hedhur themelet e arsimit shqiptar; ishte bere zedhenese e aspiratave te thella te popullit tone per perspektive europiano-perendimore. Ne kete sfond politik, nisur nga qellime te larta patriotike, duket qarte zelli i Gramenos per te perkrahur edhe me tej pa rezerva e me besim te plote, qeverine shqiptare. Por ne shume aspekte te ngjan se ato cka Grameno ka shkruar pikerisht 100 vjet me pare, (ne vjeshten e pare te 1913), mbivendosen ne menyre paradoksale, paralel me detyrat dhe pritshmerite e qeverise se sotme, por edhe ato te klases politike aktuale, pavaresisht se prioritetet sigurisht se mund te jene te ndryshme.
 
Se bashku drejt Europes
Ai u ben thirrje te gjithe shqiptareve ta mbeshtesin qeverine kombetare te Vlores, te mos “enderrojne” me kot fatin e tyre nen Turqi apo Greqi e te shohin perpara drejt Evropes, te bashkuar. Ky eshte nje objektiv tjeter, i cili edhe sot pas 100 vjetesh, per shqiptaret duket se ka mbetur shume aktual.
 
Barbarizmat e fqinjeve
Duke i hedhur nje sy numrit ne fjale te gazetes “Perlindja e Shqiperise”, hasim edhe nje nga shkrimet e famshme, te cilit ne menyre emblematike mund t’i jene referuar edhe historiane e studiues te ndryshem, me titull: “Barbarizmat serbe, greke, malazeze”! (shih po aty: fq. 2) me pseudonimin J. Shkruari, i cili me indinjate denonconte krimet e tri fqinjeve dhe vinte ne dukje kontributet shqiptare ne mundesine qe u kishin dhene atyre per te mundur e luftuar Turqine, ndersa shkruante se: Mishrat n’a dridhen nga lajmet e keqe qe mesojme per vojtjet e vellezerve t’ane te cilet fat’ i zi i denojti qe te mbeten rober nene barbaret Serbe, Greke dhe Malazez! Kombe te cilet kurre nuku muutne te qyteterohen, pa fjale qe pervec barbarizmes, nuku dine tjater menyre per perdorur. Egersirat te Afrikes jane lule perpara ketyrevet barbare, qe rrojne ne mest te Evropes, se si njeres do te mendonin e kujtonin te pakten trimerine te Shqiptarevet edhe gjakun qe kane derdhur kundra Turqise, duke hapur rugen armiqevet t’ane qe te guxojne te leftojne me Turqine! 
 
Suedia refuzon te vije ne Shqiperi 
Po keshtu, ne po ate numer merret vesh (shih po aty: Lajme te jashtme, fq. 4) edhe refuzimi qe Suedia i kishte bere propozimit te fuqive te medha per te kontribuar me nje mision profesional xhandarmarie per shtetin me te ri te Evropes – pasi nuk posedonte kapacitet e nevojshme???!! – dhe pranimin e kesaj detyre, te veshtire, sic thuhej ne gazete, e sic do ta tregonte pastaj realisht edhe vete koha, nga ana e shtetit holandez. Ne krye te heres, ne gazete (shih po aty, Lajmim, fq. 1) behej edhe nje njoftim mbi rekrutimin sipas kritereve te sakta e te drejta te punonjesve te administrates shteterore, (proces te cilit i kushton vemendje edhe M. Grameno ne editorialin e vet) ku si kusht kryesor vihej njohja e mire e gjuhes shqipe per te gjithe aplikantet, “me shkrim e kendim”, cka te ngjan sot gjithashtu tejet aktual, kur nepermend iniciativat e reja te kabinetit “Rama”, mbi ngritjen e nivelit gjuhesor ne komunikimet zyrtare te shtetit shqiptar, duke angazhuar per kete korrektore e redaktore gjuhesore, ne te gjitha institucionet e shtetit dhe kerkuar njekohesisht rritje te nivelit gjuhesor te punonjesve te administrates, pas shthurjes qe eshte vene re me te drejte ne kete drejtim ne te gjitha administratat e shkuara, pas ardhjes se demokracise.
 
A do na coje atje ku duam Princi nga Evropa?
Ne pjesen e dyte te shkrimit, patrioti i madh korcar, flet edhe per shpresat dhe perspektiven qe shpresohej se do t’i hapeshin vendit me zgjedhjen e Princit (apo monarkut) te ri te Shqiperise, caktuar nga fuqite e medha, me pelqimin, por edhe nen kushtet e vendosura nga qeveria shqiptare qysh ne guret e themelit te saj. Duhet pasur parasysh se ceshtja e princit qe do te merrte fronin e Shqiperise ne ate kohe, ishte nje teme shume e rrahur e bisedave mes shqiptareve e jo vetem, dhe pritshmerite, kurioziteti e diskutimet ishin tejet te medha, pavaresisht asaj cka fati do te rezervonte nje vit me pas me deshtimin e plote te misionit te Princ Vidit dhe fillimin e Luftes se Pare Boterore.
 
Komisioni i Kontrollit dhe vlerat shqiptare 
Grameno ben thirrje per te treguar vlerat me te mira te popullit shqiptar, duke kerkuar t’i tregoje Komisionit Nderkombetar te Kontrollit, qe pritej te vinte se shpejti ne vend, se shqiptaret ishin pra te zote te qeverisnin vete, perkunder paragjykimeve negative e veshtiresive qe mund te ngrinin krye. Edhe ky detaj lehtesisht te sjell ndermend perpjekjet e klases aktuale politike, por kurrsesi kompleksin e inferioritetit qe haset shpesh nder ta, ne perballje me diplomatet apo perfaqesuesit e huaj.
 
Princi shqiptar, jo oriental
Ai deshiron t’u vere kapak edhe hamendesimeve e kundershtive mbi origjinen e monarkut te pritshem, qe duhej te ishte “evropian” dhe jo “orientall”, sic e cileson Mihal Grameno, duke u shfaqur e rreshtuar i sigurte, qartazi e me optimizem drejt nje te ardhmeje europiane te vendit, cka per kohen nuk eshte se gjente automatikisht perkrahje te plote, duke pasur parasysh sidomos zhvillimet e mepasme ne vend, ku puna dhe veprimtaria e KNK, performanca e vete Princit dhe administrates qe ai ndertoi (ne kete aspekt, sidomos ia vlen te permendet gabimi me pasoja te renda, qe lidhet me nenshkrimin e te ashtuquajturit, “Protokolli i Korfuzit”, por edhe ceshtja Grebeneja, qe u be shkak per doreheqjen e I. Qemalit), perplasjet e rivalitetet mes lidereve shqiptare, por pikesepari zhvillimet e intrigat nderkombetare dhe shperthimi i Luftes se Pare Boterore, bene qe zhgenjimi te mos vononte te vinte. Artikulli i Gramenos reflekton optimizmin e shumices se popullit dhe elites se sapoformuar politike shqiptare (e cileson Princin si nje realitet te perjetshem, fatlum e sovran) mbi nje moment shume te shkurter, por teper te vrullshem ne zhvillime te historise sone kombetare. Ai, pavaresisht pritshmerive pozitive, ngre natyrisht edhe dyshimet e tij mbi suksesin e ketyre misioneve, duke shtuar me ndergjegje se: “sa na dhembet nevet Atdheu, kurre nuku munt t’i dhembet nje te huaji”.
 
Kontributet publicistike te Gramenos
Dihet se Mihal Grameno renditet nder autoret me aktive ne publicistiken e kohes, fushe ku ai ne fakt shkelqeu me shume, pertej faktit se u mor edhe me proze e dramaturgji, per te cilat shpesh kritikohet nga studiuesit se ka mungese veprimi e nje gjuhe jo fort te pasur. Ai pati mundesine te shkruante qysh heret ne platforma te njohura te shqiptareve ne megrim (Rumani e Bullgari), e me pas ne gazetat shqiptare brenda vendit, disa prej te cilave i drejtoi edhe vete. Nje nder to eshte edhe “Perlindja e Shqiperise” qe botohej ne Vlore, por edhe “Koha” ne SHBA (1911-1926, me disa nderprerje), ku emri i tij hasej shpesh ne editoriale, analiza e prognoza politike. Nje kontribut ka Grameno edhe ne ruajtjen dhe levrimin e nje shqipeje te paster e larg ndikimeve te huaja, e qe tingellon ne fakt shume e afert me normat e sotme te shqipes, cka e deshmon edhe editoriali me titull: “Pritmja e Shqiperise”, i sjelle per lexuesin ne variantin origjinal, ku ai pavaresisht se shkruan – sic merret me mend – ne dialektin toske, nuk bie prè e dialektalizmave te theksuara:

Veshtrimi gjithe i kombit shqipetar eshte hedhur tek ky qytet i vogel, po historik, qe quhet Vlore, duke pritur me padurim te shohe nisjen e pritmjes se te ngrates Shqiperi, e cila ka qene denuar te vuaje te keqijat e dheut! Nisja, thone, eshte themeli i nje pune te mire ose te lige andaj edhe kombi shqiptar prêt gjithe fatbardhesine dhe dite gazmore nga Vlora, meqene se ketu ndodhet Qeveria e pertanishme e cila mban ne dore frene te fatit se Shqiperise. Shqiptaret e mergimit, te cilet gjithe jeten e tyre jane perpjekur per zgjim te kombit, presen me padurim lajme gazmore per atdhene qe te vine dhe ata te shijojne pemen e mundimit, duke pare Shqiperine te lire e te qyteteruare. Vellezerit e tjere, te cilet fat’ i zi i denojti qe te mbeten ne roberi e ne zgjedhje, kane varur shpresen te Shqiperia e lire, qe me ndihmen e saj te mundin te mprojne kombesine e nje dite te mundin te bashkohen nene flamur te shenjte te memes Shqiperi! Shqipetaret te brendeshme, te cilet dhelperite dhe tirania turke i ka percare si te huaj, akoma s’jane ngrohur qe te gjithe e te gezohen me gjithe zemer, per lirimin e Shqiperise, duke pritur te shohen qe vertet u liruan nga roberia apo jo?
Gjithe keto shpresa e pyetje jane drejtuar te Qeveria e Vlores, andaj duhet te deftenje me prova e te siguronje gjithe kombin qe program i saj eshte vertet kombetar, duke desheruar te punoje me gjithe fuqine per qyteterimin e lulezimin te Shqiperise. Qeveria ka detyre te perpiqet per te mbushur mendjen atyrevet qe desheronin zgjedhjen e Turqise, qe sot jane te lumtur se jane te lire e zoterinj ne shtepit e tyre. Gjith ashtu edhe atyreve qe desheronin Greqine ose tjater mbreteri t’u refenje qe ishin te gabuar, duke kerkuar tjater zgjedhje, me qene qe pasketaj do te gezojne njejesine, lirine dhe drejtesine si bijt’ e Atdheut qe jane. Per Shqiperine nuku ka ndryshim fea, nomi eshte nom edhe drejtesia eshte per te gjithe nje lloji, andaj edhe nenpunesite duhet te epen me drejtesi, se kesisoj do ngrohen qe te gjithe. Qeveria duhet qe tani te refenje vepra te dobishme sic eshte nevoj’ e madhe per te ndrequr ruget, te celurit te shkollavet kombetare, te organizuarit te Policies e te Xhandarmarise, te administratavet sundimtare e financiare e gjithe c’perket ne nevojat e sotme me sistem evropian e me drejtesij. Nevojat jane shume e te panumeruara edhe as qe mundim t’i kerkojme Qeverise t’imbushe te gjitha, po kerkojme qe nisja te jete me renje e me sistem evropian se qysh te shtrosh ashtu do mbulohesh!
Per se shpejti, do te vinje ne Shqiperi Komisioni nerkombetar, i cili do te kontrollonje qeverine t’ene, andaj duhet te n’a gjejne te bashkuar e te lidhur, te n’a veshtrojne ne nisje te qyteterimit e te perparimit, te na gjejne ne deshire per pune edhe qe vertet meritojme lirine e qe mund te qeverisemi vehte me sistem evropian. Qeveria t’one po perpiqet me gjithe fuqine te provonje me vepra te mira e te ape te kuptojne miqte t’ane, qe n’a mprojtne, si edhe gjithe Evropa qe kombi shqipetar ka etje per qyteterim edhe per se shpejti do te lulezohet Shqiperia si gjithe kombet e qyteteruare. Komisioni nderkombetar duhet te mbetet i habitur perpara deshires se kombit t’ene qe me te vertet duam te punojme e te fatbardhesojme te shtrenjten t’one Shqiperi, se sa na dhembet nevet Atdheu kurre nuku munt t’i dhembet nje te huaji, edhe qe nuku jemi egersirat e Afrikes po Evropiane.
Pas gjashte muaj te kontrollit do te zgjidhet princi ose mbreti i Shqiperise, i cili do te marre ne dore frene te kombit t’ene. Ketu pra eshte ceshtja mê me rendesi. Princi nuku do te jete si cdo njeri qe po te mos e pelqesh munt t’a perzesh. Princi ose mbreti t’one do te jete i perjetshme dhe fati i Shqiperise do te lidhet me ate, andaj lint pyetja qe cfare fat do te kete e dashura t’one Shqiperi? A do te kemi edhe neve fatin te Rumanise, te Bullgarise ose te Greqise qe patne te atille mbreter qe i qyteteruan, lulezuan edhe madhuan mbreterit e tyre? A do te kemi fatin te kemi nje Princ dore hekuri e te na nxjere ne liman?
Fatin t’one akoma nuk e dime po vetem nje gje n’a gezon e n’a ep shprese qe vullnet e deshire te nje kombi Perendia e mbush! Edhe ky vullnet e deshire te kombit Shqipetar ka qene, eshte dhe do te jete gjithenje qe Princi te jete Evropian. Kombi gjithe – mos permendim 4-5 shpirt te humbur qe duan princ Fuatin – e ka kupetuar fort bukur qe vetem nene nje princ evropian do te qyteterohet e fatbardhesohet e shtrenjta t’one Shqiperi, e do t’i sigurohet jeta ne Evrope, andaj pa dyshim qe dhe gjithe Evropa do te mbushnje deshiren e kombit e ka per me zgjedhur te pritmin Princ nga gjiri i Evropes. Qeveria Shqipetare me te formuarit te saj vendosi e nenshkrojti nje protokoll ku vetem nje Princ nga Oboret te ndercme te Evropes do te pranoje e kurre Orientall. Edhe pati shume aresye me qene qe po te desheronim Princ orientall shume lehte munt te xgjithnim nga oborri Osmanlli e jo Princ Fuatin, i cili nuku ka as nonje kalite, se po te ishin te mire nuku arrinte Misiri ne graden e sotme! Ne eshte qe 4-5 te humbur e mendje-ndryshkur desherojne Fuatin nuku kane pervec te vene ne shkretetire te Sahares e t’ia prokllamojne se Shqiperia gjithe nuku do tjater pervec nje Princ evropian qe te fatbardhesonje dhe madhonje Shqiperine, e jo te humbase sic humbi Misiri dhe Turqia!
Vlone, Mihal Grameno
/Burimi: Gazeta Dita
♛Melody♛
♛Melody♛

Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual Coolte21

Shteti Shteti : Thirrjet e Mihal Gramenos ne vitin 1913 dhe realiteti aktual Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi