AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013

Shko poshtë

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Empty Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 4:05 am

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Lajm-shqip-kostume

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013 
Që t’ju lehtësojmë përgtitjet për pushimet verore, të cilat mund të jenë stresuese, ju prezantojmë modelet më atraktive të kostumeve të larjes, e juve ju mbetet që të zgjedhni ato më të përshtatshmet që të dilni në plazh me plot shkëlqim.
Zgjedhja e kostumit ideal të larjes mund të bëhet një makth i vërtetë. Përputhja e trendeve aktuale me ato që më së miri ju shkojnë, përzgjedhja e syzeve të duhura, kapeles dhe sandaleve do t’ju harxhojnë shumë kohë dhe para. Për këtë kemi bërë një shikim të shkurtër të trendit të rrobave të larjes për këtë verë, qoftë nëse e kaloni atë në pishinën e Gërmisë, apo në ndonjë plazh të bukur në Turqi. Ju mungon vetëm çanta për plazh dhe kremi me faktorin mbrojtës nga dielli, dhe jeni të gatshme për të pushuar nga stresi i përditshëm, puna, mësimi, dhe t’i përkushtoni vetes për një kohë.
1. Kostumi i prerë
Kostumet njëpjesëshe të larjes me disa pjesë të prera rreth belit janë ideale për femrat me fizik sportiv, mirëpo edhe për ato të cilat dëshirojnë që të theksojnë belin, e të fshehin barkun. Këto kostume të larjes veç janë mjaft provokative, prandaj rekomandimi ynë është që t’i mbani me sandale të rrafshta ose papuçe.
Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Kostumi-i-prere
2. Kostumi me theke (rese)
Vitin e kaluar e kanë karakterizuar shiritat e qepur rrudhur në kostumet e larjes, të cilat ende janë të pranishme. Mirëpo, femrat e vërteta që diktojnë trendet këtë sezon kanë vendosur për theke, të cilat janë gjithashtu zbavitëse, e ju japin mundësi të madhe zgjedhjeje të ngjyrës dhe modelit. Nëse dëshironi që gjinjtë tuaj të duken më të harlisura, veshni kostume me theke vetëm në pjesën e sipërme. Nëse, prapë, mendoni që pjesa juaj e sipërme e trupit është më e fortë në krahasim me të poshtmen, veshni brekë me thekë ose kostume njëpjesëshe color-block

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Kostumi-me-theke
3. Me print të madh
I gjithë sezoni pranverë/verë 2013 është karakterizuar me printa të llojllojshme. Diane Kruger dhe Rihanna, janë përcaktuar për kostume të thjeshta njëpjesëshe me print të madh të pumës në tërë sipërfaqen. Përveç kafshëve, barten edhe kostume me motive nga gjithësia dhe pejsazhe të ndryshme. Propozimi ynë është që të zgjedhni një print sa më të madh dhe tërheqës, i cili në mënyrë të përkryer do t’ju përshtatet damave me gjinj më të vegjël.

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Kostumi-me-print-te-madh
4. Retro
Kthehuni në vitet e ’50-ta dhe ’60-ta nëpërmes kostumeve dypjesëshe me pjesën e belit të ngritur. Mos i harroni edhe një palë syze për diell të mëdha dhe të rrumbullakëta, që të përjetoni magjinë dhe glamurin e atyre viteve. Që të përcillni këtë trend në tërësi, zgjedhni kombinim bardh-zi dhe plotësojeni pamjen tuaj me disa hallka të pasura dhe një buzëkuq të shkëlqyeshëm.

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Kostumet-retro
5. Tërësisht bardh
Ngjyra e bardhë është ideale për verë, dhe pasiqë ka triumfuar në pistat e modës, ka kaluar edhe në kostumet e larjes dhe aksesorët përcjellës. Ndër kampionet më të njohura të kostumeve të bardha është Elizabeth Hurley, kurse e ndjek Victoria Beckham, si dhe Kate Upton, e cila në ballinën e kalendarit të këtij viti të Sports Illustrated ka të veshur pikërisht kostum të bardhë të larjes.

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Kostumet-e-bardha
 
31.07.2013
Burimi: Femra.net
♛Melody♛
♛Melody♛

Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Coolte21

Shteti Shteti : Top 5 kostumet e larjes për vitin 2013  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi