Osmanët e mbrojtën apo e pushtuan Shqipërinë?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Osmanët e mbrojtën apo e pushtuan Shqipërinë?
Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha, kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.
Akademikët turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000-vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Akademiku, Nexhat Demir, thotë se ka 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr në Turqi, gjithashtu edhe shqiptarë të tjerë kanë dhënë kontribut për Turqinë.
"Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qenë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan”, transmeton AS. “Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë", shprehet ai.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» 10 vëzhgime unike mbi Shqipërinë
» Çfarë mësojnë britanikët për Shqipërinë?
» Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!
» Diplomacia britanike në konfliktin Italo-Jugosllav për Shqipërinë
» Disa gjera unike per Shqiperinë.
» Çfarë mësojnë britanikët për Shqipërinë?
» Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!
» Diplomacia britanike në konfliktin Italo-Jugosllav për Shqipërinë
» Disa gjera unike per Shqiperinë.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi