AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!

Shko poshtë

Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?! Empty Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 04, 2013 2:02 am

‘Shqipëria e mbyllur për dekada të tëra, është hapur për vizitorët në 20 vitet e fundit. Ajo është duke u promovuar si një destinacion turistik, por nuk është aspak një pikë turistike e nxehtë, edhe pse numri i vizitorëve është në rritje”, kështu shkruan një site zviceran për turizmin në Shqipëri.

"Shqipëria nuk është ende në radar, por ka bregdet mahnistës. Historia e saj, rrënojat e saj të lashta, malet dhe natyra e saj, të thotë se vendi ka shumë potencial", thotë Alexander Wittwer ambasadori zviceran në Tiranë.

Shqipëria mund të ketë potencial, por ajo gjithashtu ka një reputacion të keq: vendi ka korrupsion të lartë, kriminalitet të lartë dhe vrasjet për hakmarrje janë disa çështje që ndikojnë keq në imazhin e këtij vendi.

Numrin më të madh të vizitorëve Shqipëria e ka nga fqinjët e saj, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Mund të shihen edhe grupe turistësh nga Greqia, Italia, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera, por vizitorë individualë janë të paktë edhe pse Lonely Planet, kompani udhëzuese e ka quajtur Shqipërinë si një destinacion turistik në rrije.

Gropat e rrezikshme

Çdokush që dëshiron të eksplorojë vendin duke përdorur transportiin publik, duhet të mësojë të durojë. Por kjo të mëson shumë se si njerëzit jetojnë. Ka disa linja hekurudhore dhe trenat janë shumë të ngadalshëm. Autobusët shpesh janë pro nuk gjendet në orarin e përcaktuar.

Dhe shoferët e makinave ballafaqohen me rrugët gropa-gropa. Trotuaret janë plot rreziqe. Kanale të hapura, këmbësor të pambrojtur kur kalojë afër një ndërtese në ndërtim e sipër etj.

Por njerëzit janë të mësuar me këto parregullsi. Ushqimi është i mirë dhe i lirë, hotelet janë të lira dhe të pastra, dhe lumenjtë dhe malet janë magjike.

Mercedezët në rrugë

“Diçka që godet çdo vizitor i ri në Shqipëri, është numri i madh i Mercedes-ve, të cilat janë të gjithëpranishëm në qytete dhe fshatra. Është e pamundur të mos pyes veten kush mund të përballojë një makinë të tillë të shtrenjtë në një nga vendet më të varfra të Evropës, dhe sa prej tyre janë të vjedhura ndoshta.

Diçka tjetër që është e pamundur t’i humbas syrit, janë bunkerët prej betoni të madhësive të ndryshme, të cilat sistemi i mëparshëm i Enver Hoxhës i ka vendosur pothuajse në të gjithë vendin në vitet 1970 dhe '80 për nga frika e pushtuesit.

Këto relikte të Luftës së Ftohtë mund të gjenden në plazhe, në male ose në mesin e shtëpive”, shkruan “swiss.info.ch.”.

Ka beton gjithëandej. Shqipëria duket si një kantier i madh. Rrugë dhe autostrada po ndërtohen kudo, ndërsa shtëpitë janë të përgjatë bregdetit dhe në qytetet. Rrethinat natyrore janë gjithashtu të prishur nga mbeturinat e hedhura në pika piktoreske: qese plastike dhe plehra të të gjitha llojeve gjenden në lumenjtë, në fusha, në pjesën e prapme të shtëpive, gjithandej. Ky është një imazh i keq.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/



♛Melody♛
♛Melody♛

Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?! Coolte21

Shteti Shteti : Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi