AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare

Shko poshtë

shqiptare - Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare Empty Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 30, 2013 8:40 pm


shqiptare - Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare Hospitalal1-420x0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar nga një mjek gjinekolog. Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza e ka depozituar denoncimin në polici ndaj gjinekologut Carlo Gambaro, 62-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë, ku vajza kishte shkuar për vizitë në spital dhe mjeku që e kishte vizituar kishte abuzuar me të. 
Ajo thotë se, pas bërjes së ekografisë, mjeku kishte filluar t’i bënte pyetje personale. Ai e kishte pyetur se çfarë tip marrëdhëniesh seksuale preferonte dhe më pas e kishte përdhunuar vajzën shqiptare.
Vajza për ditë me rradhë ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe pasi është konsultuar me disa shoqe të sajat ka vendosur të bëjë denoncimin. Policia lokale pasi ka hetuar ka zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që mjeku përdhunonte pacientet. Mësohet se gjinekologu ka përdhunuar edhe dy vajza të moshës 29 dhe 19 vjeçe, edhe këto me nënshtetësi të huaj.
Gjatë hetimeve, është zbuluar se në lidhje me këto veprime të këtij mjeku kishte fjalë prej vitesh, duke nisur që nga vitet ’90, por nuk kishte pasur asnjë denoncim.  
“Nga hetimet kemi mësuar se shumë prej grave që janë vizituar tek ky mjek, janë ankuar për këto lloj sulmesh, por pa e denoncuar asnjëherë atë. Zakonisht ai sulmonte vajza e reja dhe të këndshme dhe mundësisht të huaja. Sigurisht që ka edhe vajza të tjera që janë sulmuar seksualisht dhe ne presim që të vijnë e të denoncojnë”,  ka deklaruar Silvia Passoni  drejtuesja e hetimeve në Kuesturën e Novarës.
/Shekulli Online/ E.L/

♛Melody♛
♛Melody♛

shqiptare - Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare Coolte21

Shteti Shteti : shqiptare - Itali, mjeku gjinekolog përdhunon 19-vjeçaren shqiptare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi