AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri

Shko poshtë

Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri Empty Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 23, 2013 11:59 pm

 
Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri 16bdde30-913d-4d0d-b3f5-092d15243e34-0-Gjërat që femrat duhet të ndalojnë së bëri : Shpeshherë jemi ne armiqtë e vetes, duke e detyruar jetën tonë të marrë një rrjedhë të panevojshme. Teksa jemi në kërkim të perfektes, të asaj që të gjithë dëshirojnë, harrojmë se çfarë duam me të vërtetë. Për të kuptuar sadopak sesa larg keni shkuar me sakrificat, ja cilat janë 23 gjërat që nuk duhet të vazhdoni t’i bëni.
1. Të kërkoni falje gjithë kohës. Kërkimet kanë treguar se femrat thonë “më fal” më shpesh se meshkujt. Por përdorimi i shpeshtë i kësaj fjale ndonjëherë më shumë sjell dëme sesa të mira.
2. T’i thoni “po” cilitdo. Po, do të takohemi për kafe edhe pse sot jam tmerrësisht e lodhur nga puna. Po, do të të ndihmoj të plotësosh gjithçka të duhet, edhe pse kam gjëra të tjera për të bërë. Mjaft thatë “po” pothuajse për gjithçka, sepse kjo kthehet në një rraskapitje mendore dhe fizike. Njerëzit do t’ju respektojnë edhe më shumë nëse vendosni ca kufij.
3. T’i thoni “jo” vetes. Shumë femra kalojnë një pjesë të madhe kohe duke vendosur çfarë nuk munden apo nuk duhet të bëjnë. Mos i lejoni pasiguritë dhe ankthin tuaj t’ju shtyjë të merrni vendime negative. Jini gjithnjë optimiste për veten dhe të ardhmen.
4. Ta shikoni ushqimin si armik. Perfeksioni është një standard i pakapshëm, atëherë pse të lodheni kot duke kërkuar që të keni flokë idealë, trup të përsosur, pamje unike? Largojeni ndjenjën e fajit nga vetja sa herë hani ushqimin që pëlqeni, është koha ta merrni pak veten me të mira.
5. Ta shpërfillni trupin tuaj. Nëse pasqyrat janë makthi juaj prej mendimit se keni shtuar disa kilogramë, apo keni ndonjë defekt tjetër në trup, bëni mirë ta mblidhni mendjen dhe të tregoheni mirënjohëse për ato që keni.
6. Të vini në dyshim arritjet. Sapo ju vjen mundësia që keni kërkuar gjithnjë për t’u ngritur në detyrë, për të marrë një vlerë publike apo edhe një punë të re, femrat fillojnë të vënë në dyshim nëse ato ia vlejnë ose jo. Gjithçka ju ndodh nuk është vetëm fat, përkundrazi ju i meritoni.
7. Të hiqni etiketimet nga “Facebook”. Vërtet prisni që në çdo foto të dilni me pamje të përsosur? Ç’të keqe kanë ato foto ku miqtë ju kanë etiketuar? Seriozisht, duhet ta ndaloni maninë e të qenët perfekte, jo gjithçka mund ta keni nën kontroll.
8. Të krahasoni jetët. Nëse e keni bërë deri më tani, është koha të mos vazhdoni ta bëni. Krahasimi i jetës suaj reale, me atë të dikujt që tregon në botën virtuale për jetën e tij, është një nga gabimet më trashanike. Jo vetëm që do t’ju ulë vetëvlerësimin, por edhe do t’ju gërryejë për diçka që nuk është e vërtetë, sepse të gjithë gënjejnë nga pak në rrjetet sociale.
9. Të mbani fajin dhe pendimin. Faji dhe pendimi janë dy emocione që shërbejnë për torturë. Pranojini fajet tuaja dhe pendohuni për diçka, por ama është mirë të ecni përpara drejt së ardhmes.
10. Të vishni taka çdo ditë. Seriozisht? Mund t’ia dilni? Të gjithë e duam të bukurën, por të veshësh taka çdo ditë mund të jetë e tepruar. Hidhini sytë edhe nga llojet e tjera të këpucëve që mund të jenë shumë me stil, do të dukeni bukur gjithsesi.
11. Të gjykoni jetën seksuale të të tjerave.
Asnjë grua nuk e meriton të gjykohet në lidhje me personat me të cilët ajo fle. Herën tjetër që do të bëni thashetheme me mikeshat, kujtohuni se as juve nuk do t’ju pëlqente t’ju ofendonin për diçka që tjerëve nuk u hyn aspak në punë.
12. Të gjykoni jetën tuaj seksuale. Askujt nuk ka ç’i duhet numri i meshkujve me të cilët keni qenë. Mjafton të jeni të vetëdijshme dhe të zbatoni mënyrën tuaj të jetesës, sepse gjërat e tjera nuk kanë asnjë rëndësi.
13. Të përpiqeni të jeni të qeta. Ndoshta ju jeni vërtet një vajzë që nuk e vret shumë mendjen për gjërat dhe ju pëlqen të jeni të qeta. Por nga ana tjetër, ato që nuk janë të tilla në vetvete, nuk kanë përse shtiren. Filloni të shprehni ndjenjat, emocionet dhe dëshirat tuaja të vërteta.
14. T’i trembeni etiketimit si e çmendur. Nuk ka rrugë më të thjeshtë për të ulur vlerësimin e një femre, sesa ta quash atë të çmendur ose si person që reagon më shumë seç duhet emocionalisht. Mos u frikësoni nga ajo që të tjerët mund t’ju quajnë, përkundrazi, besojini vetes dhe pse jo, shijojeni “çmendurinë” tuaj.
15. Të kërkoni gjithçka në internet. Nëse keni një simptomë të një sëmundjeje të mundshme, në vend që të kërkoni sa më shumë për të në internet dhe ta tmerroni veten me 101 sëmundjet që amatorët e internetit tregojnë, vizitohuni tek një profesionist real.
16. Të shqetësoheni për jetën tuaj jo ideale. Mos prisni që të jetoni si nëpër filma apo libra, jeta është një sfidë më e madhe se aq. Tregohuni realiste dhe duajeni jetën që bëni, ose në të kundërt ndryshoni mënyrë jetese.
17. T’i frikësoheni vetmisë. Ç’të keqe ka të jesh vetëm?! Ka disa gjëra që mund t’i kontrolloni si për shembull takimet e dashurisë, njohjet e njerëzve të rinj dhe të tjera gjëra që nuk mund t’i keni nën komandë. Gjetja e një partneri për jetën është një nga këto gjëra që s’mund t’i kontrolloni. Jini optimiste dhe pranoni fatin, por bëni edhe veprimet e duhura.
18. Të vazhdoni marrëdhëniet e dështuara. Nëse jeni me të dashurin tuaj aktual, vetëm prej idesë që duhet të jeni në një lidhje, atëherë kjo nuk është gjë e mirë. Asgjë e mirë nuk do t’ju vijë nga një person që nuk është i duhuri për ju.
19. Të mos i shfrytëzoni fundjavat. Askush nuk do të vdesë nëse i fikni telefonat në fundjavë dhe shijoni një palë pushime në mal ose në det. Sot gjithnjë e më shumë po harrohet tradita e pushimit në ditët e paguara të pushimeve.
20. Të shoqëroheni me personat e gabuar. Nëse keni një mike “toksike” që gjithë kohës është e zhytur në pesimizëm dhe që ju bën të ndiheni sikur të jeni asgjë, jepini fund. Gjithçka keni nevojë është energjia pozitive dhe pak fat.
21. Të kaloni kohë me njerëz pa qëllime. Nuk është e nevojshme ta kaloni çdo çast të ditës suaj me miq të vjetër me të cilët nuk ndani asnjë gjë të përbashkët. Nëse rrini me dikë që nuk ka asnjë qëllim në vetvete, dijeni se është ngjitëse.
22. Të turpëroheni nga hobet tuaja. Bëni çfarë të dëshironi, vishni çfarë ju do zemra, ndiqini hobet dhe ëndrrat tuaja përpara se të jetë shumë vonë. Jeni ju që vendosni për suksesin ose dështimin tuaj. Largojini komplekset, sepse rinia është koha e mendjes së hapur.
23. Të vini afate për ngjarjet e rëndësishme. Një shprehje thotë se “Zoti qesh kur njerëzit bëjnë plane”. Në këtë rast, ai duhet të qeshë akoma më shumë sepse ngjarjet më të rëndësishme ndodhin papritur dhe kjo është një nga të bukurat e jetës.
23.09.2013
Burimi: ikub.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri Coolte21

Shteti Shteti : Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi