Bruce Willis: Femrat duhet të sundojnë botën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Bruce Willis: Femrat duhet të sundojnë botën
Nuk është shquar asnjëherë si ndonjë aktor bukurosh, megjithatë ka një lloj sharmi që femrat i ka tërhequr gjithmonë. | ||||
Me një batutë gjithnjë gati dhe një pamje të shpenguar, Bruce Willis është gjithashtu një adhurues i seksit të kundërt. Madje, sipas tij, janë ato që duhet të sundojnë botën… Së shpejti ai do të kthehet në ekranin e madh të kinemasë në filmin “RED 2”. Aktori i famshëm flet për “leiweb.it” për gratë, armët dhe paparacët, citon Panorama. Si në shumë filma të tjerë në filmografinë tuaj, shfaqeni shumë i zoti me armët. Një temë që në SHBA është ende e nxehtë, mbi të gjitha për numrin e madh të amerikanëve që kanë armë në shtëpi… Realisht i marr shumë seriozisht, me shumë kujdes dhe kontroll, pasi kështu jam rritur dhe kam mësuar t’i përdor. Gjithsesi, ime më nuk kishte asnjë pistoletë në shtëpi… Ç’mendoni për gratë që përdorin armët? Jam i bindur se gratë janë më të zgjuara se meshkujt. Duhet të kishin kontroll në gjithçka, duhet të kishin Presidencën e botës apo të Shteteve të Bashkuara. Keni pasur ndonjëherë frikë nga një grua? I adhuroj gratë. Dhe gjithmonë jam ndier i sigurt mes tyre. Kam ndjesinë që nuk mund të më ndodhë asgjë e shëmtuar, mund të më ndodhë kur i kam vërdallë dhe do të më mbrojnë ashtu si do të bëja unë me to nëse do kërcënoheshin. Kam ndier diçka të ngjashme me frikën në të shkuarën, kur isha shumë i ri, shumë kohë më parë… Por përgjithësisht, i dua gratë. Zakonisht, në kinema heronjtë e aksionit janë shumë të rinj. E ndieni presionin e moshës? Sigurisht që e mendoj moshën time, por për momentin lëviz ende me shpejtësi dhe jam i aftë të bëj çfarë kërkohet në shesh-xhirim. Ndoshta do të më duhet të ngadalësoj në një moment të caktuar, por ai moment nuk ka ardhur akoma. Edhe jeta juaj reale është kaq aventurore? Në të vërtetë është plot probleme e punë shtëpie, madje të mërzitshme për t’u treguar. Privatisht bëj një jetë krejt normale. Keni luajtur role të ndryshme, çfarë ju tërheq tani? Ajo çka më pëlqen më shumë tani është jem argëtues apo të gjej një mënyrë për të qenë i tillë. Besoj se kjo është më e vështirë se të luash skena aksioni. Shpesh personazhet tuaja janë shumë mbrojtës. Jeni i tillë dhe në jetë? Po, kjo më ndodh edhe në jetën e përditshme. Kam një vajzë ende të vogël, një grua të bukur dhe vajza të reja të mrekullueshme. Kaloj shumë kohë në Los Angeles, ku paparacët janë shumë agresivë. Nuk dua, për shembull, që vajzat e mia të ekspozohen në këtë mënyrë. Kështu që përpiqem t’i mbroj sa të mundem. Arrij ta kuptoj që duan një fotografi nga unë duke bërë diçka të çuditshme, por dua që ato t’i lënë të qeta. |
Similar topics
» Çfarë duhet të dinë femrat e shekullit 21?
» Infarkti: shenjat që duhet të shqetësojnë femrat
» Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!
» Duhet ta dish se...
» Infarkti: shenjat që duhet të shqetësojnë femrat
» Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!
» Duhet ta dish se...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi