10 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë për ish të dashurin tuaj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
10 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë për ish të dashurin tuaj
Njerëzit vdesin nga dëshira për të ditur gjithçka për lidhjet e miqve të tyre, por janë më tepër kuriozë për ato që kanë marrë fund. | ||||
| ||||
Është normale që kur mbyllni një marrëdhënie me një njeri shumë pak të pëlqyer për ju, dëshironi t’u tregoni edhe të tjerëve se çfarë njeriu ishte ai. Por përpara se të filloni fushatën e shprehjes së emocioneve negative për ish të dashurin tuaj, hidhuni një sy këshillave të ekspertëve që të zbuloni etikën e gjërave që nuk duhen thënë për një marrëdhënie që ka marrë fund. 1. Seksi s’më kënaqte Përpiquni ta mbani performancën seksuale në çift një gjë private. Edhe nëse i dashuri juaj mund të shtrihej në shtrat si një peshk i ngordhur pa pikën e dëshirës për t’ju plotësuar dëshirat tuaja, është më mirë që këto fakte të mos tregohen në publik. Këtë gabim e bëri Rasëll Brand një javë më parë, kur tregoi për eksperiencën e tij seksuale me ish të dashurën Keti Peri. 2. Ai nuk kishte para Të gjithë kanë nga një mënyrë të veçantë jetese dhe vetëm se ai nuk u përputhej kërkesave tuaja nga ana financiare, nuk nënkupton se ishte një djalë i lirë në të gjitha aspektet. Nuk do të tingëllonte aspak mirë nëse ankoheni për fondet e tij monetare, pasi kjo do t’ju bënte të dukeni shumë materialiste. 3. Gjithçka që ai mendonte, bënte, thoshte ishte e tmerrshme Fakti që jeni ndarë, nuk ka aspak lidhje me asgjësimin sistematik të gjithçkaje të mirë që keni pasur kur ishit bashkë. Nëse dikush ju kujton një çast të bukur që keni kaluar me ish të dashurin tuaj, përpiquni ta shmangni dëshirën për të thënë diçka që do t’ia ulte vlerat atij. Nëse jeni me të dashurin aktual dhe flisni keq për ish të dashurin, ky veprim do të sillte në mendjen e tij dy ide: ose ju nuk e keni larguar mendjen plotësisht prej tij, ose ju do ta shani edhe atë kur të ndaheni. 4. Ai ishte gjithnjë i metë Nëse është kështu, atëherë përse qëndruat me të? Nëse thoni kështu, do të dukeni keq, ose edhe më tepër se kaq, do të dukeni një njeri që nxjerr vetëm helm nga goja. Është normale që mund të keni dëshirën të shihni pas dhe të merrni ndonjë eksperiencë për herën tjetër, por kujtoni se ish i dashuri duhet sharë sa më pak të mundeni. 5. E dua akoma Të gjithëve na thyhet zemra dhe ndihemi keq kur përjetojmë një ndarje. T’i thuash dikujt se akoma ndjeni dashuri për ish të dashurin, kjo vetëm do ta zgjaste kohën e nevojshme për të marrë veten nga lidhja e shkuar. Përpiquni ta përkufizoni fjalinë në këtë mënyrë: “Ne kaluam bukur dhe i uroj gjithë të mirat”, edhe nëse nuk e keni seriozisht. 6. Gjithçka që mund ta turpërojë Nëse dëshironi të ndani diçka vërtet të sikletshme, që ish i dashuri juaj e ka përjetuar, por që nuk do të ishte mirë që të tjerët ta dinin, mendojeni dy herë këtë dëshirë. Çfarë do të mendonte i dashuri juaj aktual? Ai do të mendonte se ju do t’ia zbulonit situatën e sikletshme pasi të grindeshit me të. 7. Sekreti i tij është… Sado i hidhur të ketë qenë fundi i marrëdhënies suaj, nuk ka asnjë vlerë të tregoni sekretet familjare ose të fëmijërisë së ish të dashurit tuaj. Kini parasysh se mbajtja e premtimit të dhënë ka më shumë rëndësi dhe zgjat më shumë sesa një lidhje. Lëreni anën tuaj më të mirë dhe jo zemërimin t’ju udhëheqë në jetë. 8. Cilësitë që i adhuronit ish të dashurit Disa njerëz e përjetojnë ndarjen anasjelltas. Ata fillojnë të flasin sesa i mirë ishte ai, sesa dhurata të bukura jepte, sesa të donte dhe gjëra si këto. Ndajeni mendjen, harroni gjithçka që ka të bëjë me të dhe ecni përpara drejt një lidhjeje më të bukur. 9. Prindërit e mi e donin shumë Kur ia prezantoni të dashurin tuaj të ri rrethit tuaj miqësor ose familjar, përpiquni të mos e vini në siklet, duke e krahasuar me ish të dashurin tuaj, të cilin familja juaj e vlerësonte aq shumë. Me shumë gjasa i dashuri i tanishëm duhet të jetë në ankth për mendimin që do të krijojë familja për të dhe nuk i duhet edhe barra e tij. 10. Cilësitë negative të ish të dashurit dhe aktualit Nëse po kërkoni t’ia hipni vërtet nervat të dashurit tuaj të tanishëm, përmendni diçka që ai e bën dhe që ju e urrenit edhe te tjetri. Ajo deklaratë nuk do të kalojë pa shkaktuar një sherr të madh, ndaj mos e provoni. |
Similar topics
» Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë vjehrrës suaj...
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
» Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri
» A do e jepnit jeten per te dashurin/en tuaj?
» 14 gjerat që s’i duhen bërë kurrë partneres
» Ja se çfarë nuk duhet të bëni kurrë përpara të fejuarit tuaj
» Gjërat Që Femrat Duhet Të Ndalojnë Së Bëri
» A do e jepnit jeten per te dashurin/en tuaj?
» 14 gjerat që s’i duhen bërë kurrë partneres
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi