AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it

Shko poshtë

Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it Empty Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 22, 2013 9:14 pm

Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it Spy-300x187
CHRISTINE GRANVILLE

Ajo ishte agjentja speciale vdekjeprurëse, e cila u ngarkua me mision në territorin e pushtuar për të luftuar për vendin e saj dhe nënën hebreje, e cila u vra në një kamp përqendrimi. Christine Granville, spiunia e preferuar e Winston Churchillit, ka punuar për vite të tëra për të minuar regjimin nazist, pavarësisht kohës së shkurtër në këtë fushë. Por, disa fotografi që gjendeshin në arkivat e Muzeut Imperial të Luftës për dekada të tëra tregojnë një anë tjetër të luftëtares së dekoruar, e cila bëri emër si vrasëse dhe “burrë-ngrënëse”. 

Ish-mbretëresha e bukurisë, jeta e së cilës dhe puna do të shfaqeshin në një bisedë në Churchill War Rooms, në Londër, më 17 shtator, kishte arsye të forta për të qenë e gëzuar dhe për t’u qeshur kamerave me atë shikimin e njohur vëngër. Siç e tregonin dhe distinktivët ushtarakë të vendosur mbi zemër, lufta kishte mbaruar dhe ajo nuk kishte asnjë arsye për t’u fshehur, por të pozonte me një vetëpërmbajtje të përsosur, duke shijuar shpërblimet e heroizmit të saj. Megjithatë, imazhet e tjera në koleksionin e muzeut tregojnë anën e errët të punës së saj, ku shkatërrimi dhe vdekja ishin pjesë e ekzistencës së saj të përditshme… Në bëmat e saj të luftës, shkatërrimi nuk ishte larg nga mendimet Christine, apo veprimet e saj. Ajo gjithmonë mbante një thikë ngjitur në kofshë, për të qenë e gatshme për veprim në çdo kohë. 

PËRFSHIRJA
 
Christine e lindur Poloni, në Krystyna Skarbek, u përfshi vullnetarisht në vitin 1939 në luftë, pasi vendi i saj ra në duart e nazistëve. Ajo ishte regjistruar në atë që atëherë njihej si “Seksioni D” – shkurtim për destruction-shkatërrim, – që më vonë do të bëhej Operacione Speciale Ekzekutive (SOE), që ndërmori misione spiunazhi, zbulimi dhe sabotimi në territorin e pushtuar. Spiunes fillestare iu dha emri i koduar Christine Granville, të cilin ajo e adoptoi si të përhershëm edhe pas luftës. Ajo u dërgua fillimisht në misione mes Hungarisë – atëherë neutrale – dhe Polonisë së pushtuar, ku ajo provoi guximin e saj si një ndërlidhëse zbulimi, duke bërë ski gjatë natës për t’iu shmangur patrullave kufitare në temperatura prej -30 gradë celsius. Por ashtu, përveç zotësisë së saj në veprime fizike, Christine tregoi dhe mjaft trimëri dhe dinakëri përballë armikut, duke dalë nga situata nga më të pamundurat. Në një rast ajo arriti të mashtronte një oficer të Gestapos, aq sa ai bënte propagandë britanike në Poloni për të, duke pretenduar se pakot kontrabandë ishin çaj i blerë për nënën e saj të sëmurë në tregun e zi, dhe ai e ndihmonte pa pyetur për të kaluar kufirin. Në një rast tjetër, në një përvojë edhe më të tmerrshme, ajo dhe një oficer i Ushtrisë polake, Andrzej Kowerski, u kapën nga Gestapo dhe u përballën me tortura dhe vdekjen. 

Ajo arriti të fitonte liritë e të dyve, duke kafshuar gjuhën aq fortë, sa u gjakos, pastaj duke pretenduar se po kollitej gjak, i bindi rrëmbyesit se ajo dhe bashkëpunëtori i saj ishin të sëmurë me tuberkuloz. Oficerët e tmerruar të Gestapos i liruan të dy për të shmangur sëmundjen shkatërruese. Por, ndoshta bëma e saj më e madhe, zbuluar nga dokumentet e paraqitura në Muzeun Imperial të Luftës, ngjau pak para se aleatët të bënin sulmin përfundimtar në Francë në vitin 1944. Christine, me një frëngjishte të rrjedhshme, ishte dërguar për të ndihmuar bashkërendimin e përpjekjeve të rezistencës në Jug të Francës, përpara mësymjes së aleatëve. Ajo e kishte arritur të ishte numri dy nën komandën e Francis Cammaerts, një yll në rritje në SOE, i cili ishte në krye të ndërlidhjes britanike me celulat e rezistencës në këtë zonë. Christine – një grua pasionante, e cila kishte shumë të dashur – kishte rënë në dashuri edhe me Cammaerts që kur ata luftonin nazistët së bashku. 

Megjithatë, një raport konfidencial i shkruar nga Christine, dhe i fshehur për vite, tregon se si të gjitha përpjekjet e tyre mund të kishin shkuar kot, po të mos ishte për një përpjekje të marrë shpëtimi që ajo bëri, kur i dashuri i saj gati u ekzekutua. Cammaerts ishte kapur së bashku me dy kolegë, kur një roje vigjilente kontrolloi sendet e tyre në një postbllok dhe gjeti se kartëmonedhat e tyre kishin numra serie të njëpasnjëshme, çka hodhi përtokë alibinë e tyre se nuk e njihnin njëritjetrin. Ai dhe shokët e tij u arrestuan menjëherë, dhe edhe pse rojet nuk e dinin se me çfarë aseti të vlefshëm të rezistencës ata kishin të bënin, nuk kishte ndonjë ndryshim të madh, pasi urdhri zyrtar ishte që çdo i dyshuar si agjent i armikut do të ekzekutohej pa gjyq. Kur Christine mori vesh lajmin, ajo iu lut anëtarëve vendorë të Rezistencës të ndërmerrnin një aksion shpëtimi, duke nxjerrë të burgosurit me forcë. Duke e konsideruar si një mision vetëvrasës, udhëheqësit e Rezistencës thanë se ishte shumë e rrezikshme dhe se fatkeqësisht njerëzit do të duhet të braktiseshin. Por Christine e kishte vendosur tashmë t’i shpëtonte ata dhe zbuloi planin e saj tepër të pamatur. Plotësisht vetëm, ajo mësyu në zyrën e kreut të rojeve në burgun, ku mbaheshin njerëzit dhe zbuloi veten si një agjente britanike.

 Ajo deklaroi se pushtimi i aleatëve ishte i pashmangshëm dhe se qyteti më i e afërt i Digne ishte objektivi kryesor që do të bombardohej – një pretendim që më vonë e përshkruante si “një goditje në errësirë”. Ajo i tha atij që e vetmja mënyrë që mund të shpëtonte veten nga një vdekja e tmerrshme në duart e francezëve ishte të dorëzonte të burgosurit, duke fituar kështu një falje për veten. Pas orësh të tëra debati me të dhe shefin e tij, arriti t’i shpëtojë të burgosurit… Guximi i saj ishte aq frymëzues, saqë flitet se pikërisht asaj i është referuar Ian Fleming për të vizatuar Bond-girl në serinë ikonë “Agjenti 007″. Lajmi i vdekjes së saj në vitin 1952 në një hotel të Londrën Perëndimore, nga një goditje e vetme thike nga një dashnor i braktisur xheloz, përshkoi gjithë globin. Vrasës i saj, George Muldowney, u var për krimet e tij, të cilat ndihmuan për ta ngritur Christine në një legjendë. 
“Une Gruaja”/PANORAMA
♛Melody♛
♛Melody♛

Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it Coolte21

Shteti Shteti : Ish-Missi, spiunia e preferuar e Churchill-it Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi