Bruksel, Barroso-Ramës: E ardhmja e Shqipërisë në BE, shanse për statusin në dhjetor
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Rama është takuar edhe me Presidentin e KE-së, Jose Manuel Barroso. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Barroso është shprehur se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, por më parë duhet të plotësohen kriteret e kërkuara.
Sipas Barrosos, vizita e kryeministrit Rama është një sinjal për axhendën evropiane të Shqipërisë.
“Javët në vijim janë kritike dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhen përpjekjet e nevojshme për të arritur progresin dhe kjo kërkon mobilizim nga të gjithë shqiptarët. Unë besoj se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat”, u shpreh Barroso.
Presidenti i KE-së vlerësoi se fakti që zgjedhjet e 23 qershorit u konsideruan të lira, është me tepër rëndësi.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë ta marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.
“Edhe qeveritë e mëparshme kanë bërë punën e tyre dhe ne do të punojmë fort për integrimin e vendit”, u shpreh Rama.
Bruksel, Rama takon Rasmusen: Shqipëria do t’i qëndrojë angazhimeve të saj në NATO
Kryeministri Edi Rama vijon sot ditën e dytë të vizitës së tij të parë zyrtare si kryeministër në Bruksel, ku ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë.
Kështu, mëngjesin e sotëm, Rama është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i cili ka zgjatur për rreth gjysme orë.
Pas takimit Rama-Rasmussen është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.
“Është një nder i madh që pritem nga sekretari Rasmussen. Shqipëria do vijojë të jetë vend anëtar i kësaj organizate. Neve na është dashur shumë kohë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Kemi marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre dhe do të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë më të mirën për të ruajtur reputacionin e kësaj organizate”, ka thënë Rama.
Nga ana e tij Rasmussen ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në misione të rëndësishme të NATO për sigurinë.
“Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë. Të punojmë më ngushtë bashkë për të përballuar sfidat e përbashkëta. Zoti kryeministër, jam i bindur se mund të mbështetemi tek ju”, ka deklaruar Rasmussen.
Më vonë kryeministri Rama do të vijojë takimet në Komisionin Europian me presidentin Jose Manuel Barroso, komisionerin për Zgjerim Stefan Fule dhe shefen e Diplomacisë Europiane, Catherine Ashton.
17 shtator (gazeta-Shqip.com)

Similar topics
» (Video) E ardhmja e dashurisë? Sex-bot:T'i gëzohemi robotëve!
» Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja
» Shqipëria merr statusin kandidat dhe hapje të negociatave me kusht
» Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus
» Dr. Flori : Ja Pse Bëra Këngë Kunder Ramës
» Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja
» Shqipëria merr statusin kandidat dhe hapje të negociatave me kusht
» Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus
» Dr. Flori : Ja Pse Bëra Këngë Kunder Ramës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi