Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja
Faqja 1 e 1
Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja
Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë mund të jenë të përfshira aty gjithashtu. Nuk bëhet fjalë për ndonjë Bibël "të re", por për shkodimin e kodeve të fshehura në librin e shenjtë. Ideja e kodeve të Biblës ka lindur që në shekullin XII, kur disa studentë hebrenj zbuluan fjalë interesante të fshehura në versionin hebre të Torah, librin e parë nga pesë librat e Biblës. Hebrenjtë mendojnë se libri i shenjtë detajon çdo gjë që do të ndodhë në Tokë dhe se çdo gjë është kodifikuar në Bibël. Jo më kot Rabinët e mëdhenj kanë theksuar gjithnjë se në këto libra të diktuara Mojsiut drejtpërdrejt nga Zoti nuk duhet bërë në mënyrë absolute asnjë ndryshim.
Periudha e re e Kodeve të Biblës nisi nga Majkëll Ber Ueismandl, një rabin sllovak, që me vështirësi i shpëtoi dhomave të vdekjes naziste. Interesi i tij për librat antikë dhe për kodet biblike e çuan në zhvillimin e teorive të tij.
Edhe pse Lufta e Dytë Botërore ndihmoi në shkatërrimin e jetës së vjetër të Ueismandëlit, ajo rriti idetë e shkodifikimit të kodeve me historitë e famshme të programit gjerman "Enigma". Gjithashtu, ajo krijoi mikrokompjuterët e parë dhe shumë shkollarë të Torahut, të pasionuar me idetë e Ueismandëlit, ishin të aftë të ndërthurnin teknologjinë e lartë e komplekse në kërkimet e tyre të thelluara për kodet biblike.
Në vitin 1994, një grup intelektualësh, Doron Uixtum, Elijahu Rips dhe Joav Rozenberg, publikuan një studim në revistën "Statistical Science" (Shkenca Statistikore) mbi një eksperiment që kishin zhvilluar nëpërmjet metodave të krijuara nga Ueismandëli. Ata thanë se kishin gjetur referenca të 34 Rabinëve të mëdhenj, së bashku me ditët e lindjes dhe të vdekjes së tyre, të fshehura në librin e Gjenezës. Studimi i tyre tërhoqi interesin popullor dhe të shkencëtarëve mbi Kodet Biblike, që zgjat deri më sot dhe ka arritur në shtypjen e dhjetëra librave, edhe pse shumë prej tyre nuk janë të bazuar në metoda shkencore. Por, si mund të shkodohen nga Bibla këto mesazhe? Në mënyrën më të thjeshtë, kërkuesi përdor një sistem të quajtur Sekuenca e Baraslarguar e Shkronjave. Kjo zhvillohet, duke vendosur të gjitha shkronjat e tekstit në krah të njëra-tjetrës, pa hapësira apo shenja pikësimi. Më pas, duke përdorur si një formë pazëlli, arrihet të zbulohen fjalë të sakta, të cilat kanë lidhje me çështjen në fjalë.
Për shembull, në tekstin e pasqyruar në faqe, duke kaluar çdo tre letra nga pika e nisjes krijohet fjala "Nazi". Metoda mund të përdoret para ose pas, me çdo lloj numri të kalimit nga njëra shkronjë në tjetrën. Ka edhe metoda akoma më të komplikuara të kodimit, të quajtura matrica; ato janë prezantimi dydimensional i tekstit, që përmban fjalë në drejtime të ndryshme. Zbulimi fillestar i Ueismandëlit ishte duke marrë shkronjën e parë T në vjershën e parë të librit të Gjenezës e më pas duke tejkaluar 50 shkronja tre herë arrihet në fjalën TVRH, që në shqiptimin hebre është Torah. Ky zbulim është i njëjtë edhe në kalimin me 50 shkronja në librat e Eksodit dhe Numrave.
Kohët e fundit, kërkuesit kanë treguar referenca të Hitlerit, për këtë çështje dhe ngjarje të tjera historike, tek libri "Lufta ime" Megjithatë, autorët e sensacionalit janë pak të padrejtë në mënyrën e përpunimit shkencor dhe Kodi i Biblës është kthyer në një farë fenomeni, ashtu sikurse profetësitë e Nostradamusit. Kohët e fundit, shumë kërkues janë përpjekur për ta përdorur këtë si një metodë për të parashikuar të ardhmen.
Shumë entuziastë të kodeve mendojnë se kjo nuk është një mënyrë për të arritur në përfundimin e fatit tonë, por duhet të shihet si një vërtetim se Torah është shkruar realisht nga Zoti, që kishte njohjen e të gjitha gjërave që do të vinin më pas. Ata thonë se kërkimi në tekste për referenca të zhvillimeve të së ardhmes nuk është real, pasi nëse ato nuk ndodhin, i bie të jenë një rastësi në formimin e fjalëve.
Shumë njerëz mendojnë se detaje të vërteta që ekzistojnë në Kodin e Biblës, janë më shumë fjalë të rastësishme që thjesht rastisi të jenë të njëjta me një ngjarje të vërtetë. Megjithatë, ekziston një grup i specialistëve skeptikë të statistikave dhe kompjuterëve në botën shkencore. Dy nga këta intelektualë, matematicienët Dror Bar-Natan dhe Brendan Mekkei, ishin të parët që refuzuan zbulimet e Uixtum, Rips dhe Rozenberg. Mekei dhe Bar-Natan arritën në rezultate të përafërta teksa kërkonin për detaje të rabinëve të famshëm në librin "Lufta dhe paqja" të Leon Tolstoit. Eksperimente të tjera kanë arritur në parashikimin e vrasjeve të famshme, si vdekja e Princeshës Dajana dhe "Lufta mbi terrorizmin", të gjitha të fshehura në librin "Mobi Dik".
Thyesit e Kodeve të Biblës thonë se po zhvillojnë këto kërkime për të provuar se Zoti në të vërtetë ishte ai që shkroi Biblën, megjithëse shumë të tjerë tentojnë që ta shohin këtë si një parashikim i së ardhmes. Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë mund të jenë të përfshira aty gjithashtu. Nuk bëhet fjalë për ndonjë Bibël "të re", por për shkodimin e kodeve të fshehura në librin e shenjtë. Ideja e kodeve të Biblës ka lindur që në shekullin XII, kur disa studentë hebrenj zbuluan fjalë interesante të fshehura në versionin hebre të Torah, librin e parë nga pesë librat e Biblës. Hebrenjtë mendojnë se libri i shenjtë detajon çdo gjë që do të ndodhë në Tokë dhe se çdo gjë është kodifikuar në Bibël. Jo më kot Rabinët e mëdhenj kanë theksuar gjithnjë se në këto libra të diktuara Mojsiut drejtpërdrejt nga Zoti nuk duhet bërë në mënyrë absolute asnjë ndryshim.Periudha e re e Kodeve të Biblës nisi nga Majkëll Ber Ueismandl, një rabin sllovak, që me vështirësi i shpëtoi dhomave të vdekjes naziste. Interesi i tij për librat antikë dhe për kodet biblike e çuan në zhvillimin e teorive të tij.Edhe pse Lufta e Dytë Botërore ndihmoi në shkatërrimin e jetës së vjetër të Ueismandëlit, ajo rriti idetë e shkodifikimit të kodeve me historitë e famshme të programit gjerman "Enigma". Gjithashtu, ajo krijoi mikrokompjuterët e parë dhe shumë shkollarë të Torahut, të pasionuar me idetë e Ueismandëlit, ishin të aftë të ndërthurnin teknologjinë e lartë e komplekse në kërkimet e tyre të thelluara për kodet biblike.Në vitin 1994, një grup intelektualësh, Doron Uixtum, Elijahu Rips dhe Joav Rozenberg, publikuan një studim në revistën "Statistical Science" (Shkenca Statistikore) mbi një eksperiment që kishin zhvilluar nëpërmjet metodave të krijuara nga Ueismandëli. Ata thanë se kishin gjetur referenca të 34 Rabinëve të mëdhenj, së bashku me ditët e lindjes dhe të vdekjes së tyre, të fshehura në librin e Gjenezës. Studimi i tyre tërhoqi interesin popullor dhe të shkencëtarëve mbi Kodet Biblike, që zgjat deri më sot dhe ka arritur në shtypjen e dhjetëra librave, edhe pse shumë prej tyre nuk janë të bazuar në metoda shkencore. Por, si mund të shkodohen nga Bibla këto mesazhe? Në mënyrën më të thjeshtë, kërkuesi përdor një sistem të quajtur Sekuenca e Baraslarguar e Shkronjave. Kjo zhvillohet, duke vendosur të gjitha shkronjat e tekstit në krah të njëra-tjetrës, pa hapësira apo shenja pikësimi. Më pas, duke përdorur si një formë pazëlli, arrihet të zbulohen fjalë të sakta, të cilat kanë lidhje me çështjen në fjalë.Për shembull, në tekstin e pasqyruar në faqe, duke kaluar çdo tre letra nga pika e nisjes krijohet fjala "Nazi". Metoda mund të përdoret para ose pas, me çdo lloj numri të kalimit nga njëra shkronjë në tjetrën. Ka edhe metoda akoma më të komplikuara të kodimit, të quajtura matrica; ato janë prezantimi dydimensional i tekstit, që përmban fjalë në drejtime të ndryshme. Zbulimi fillestar i Ueismandëlit ishte duke marrë shkronjën e parë T në vjershën e parë të librit të Gjenezës e më pas duke tejkaluar 50 shkronja tre herë arrihet në fjalën TVRH, që në shqiptimin hebre është Torah. Ky zbulim është i njëjtë edhe në kalimin me 50 shkronja në librat e Eksodit dhe Numrave.Kohët e fundit, kërkuesit kanë treguar referenca të Hitlerit, për këtë çështje dhe ngjarje të tjera historike, tek libri "Lufta ime" Megjithatë, autorët e sensacionalit janë pak të padrejtë në mënyrën e përpunimit shkencor dhe Kodi i Biblës është kthyer në një farë fenomeni, ashtu sikurse profetësitë e Nostradamusit. Kohët e fundit, shumë kërkues janë përpjekur për ta përdorur këtë si një metodë për të parashikuar të ardhmen.Shumë entuziastë të kodeve mendojnë se kjo nuk është një mënyrë për të arritur në përfundimin e fatit tonë, por duhet të shihet si një vërtetim se Torah është shkruar realisht nga Zoti, që kishte njohjen e të gjitha gjërave që do të vinin më pas. Ata thonë se kërkimi në tekste për referenca të zhvillimeve të së ardhmes nuk është real, pasi nëse ato nuk ndodhin, i bie të jenë një rastësi në formimin e fjalëve.Shumë njerëz mendojnë se detaje të vërteta që ekzistojnë në Kodin e Biblës, janë më shumë fjalë të rastësishme që thjesht rastisi të jenë të njëjta me një ngjarje të vërtetë. Megjithatë, ekziston një grup i specialistëve skeptikë të statistikave dhe kompjuterëve në botën shkencore. Dy nga këta intelektualë, matematicienët Dror Bar-Natan dhe Brendan Mekkei, ishin të parët që refuzuan zbulimet e Uixtum, Rips dhe Rozenberg. Mekei dhe Bar-Natan arritën në rezultate të përafërta teksa kërkonin për detaje të rabinëve të famshëm në librin "Lufta dhe paqja" të Leon Tolstoit. Eksperimente të tjera kanë arritur në parashikimin e vrasjeve të famshme, si vdekja e Princeshës Dajana dhe "Lufta mbi terrorizmin", të gjitha të fshehura në librin "Mobi Dik".Thyesit e Kodeve të Biblës thonë se po zhvillojnë këto kërkime për të provuar se Zoti në të vërtetë ishte ai që shkroi Biblën, megjithëse shumë të tjerë tentojnë që ta shohin këtë si një parashikim i së ardhmes.
Similar topics
» Dijetarët e Biblës amerikane: Historia e Jezu Krishit e sajuar
» Vietnam, ikin nga lufta, jetojnë 40 vjet të fshehur në pyll
» (Video) E ardhmja e dashurisë? Sex-bot:T'i gëzohemi robotëve!
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Bruksel, Barroso-Ramës: E ardhmja e Shqipërisë në BE, shanse për statusin në dhjetor
» Vietnam, ikin nga lufta, jetojnë 40 vjet të fshehur në pyll
» (Video) E ardhmja e dashurisë? Sex-bot:T'i gëzohemi robotëve!
» Dhjetë misteret më të mëdha të Biblës
» Bruksel, Barroso-Ramës: E ardhmja e Shqipërisë në BE, shanse për statusin në dhjetor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi