AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje film plot debat per Princeshe Dianen

Shko poshtë

Nje film plot debat per Princeshe Dianen Empty Nje film plot debat per Princeshe Dianen

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Sep 13, 2013 10:50 pm


Nje film plot debat per Princeshe Dianen Naomi-Watts-Diana-Naomi-Watts

Nje film plot debat per Princeshe Dianen

Tapeti i kuq per Dianen
Fare lehte ne tapetin e kuq mund te imagjinohej edhe Diana e vertete ne Londer. Te ejten (05.09.2013) ne kryeqytetin britanik vershuan shume personalitete e pas tyre edhe kamerat. Kjo per te festuar premieren e filmit “Diana”, i cili trajton dy vitet e fundit te jetes se princeshes se pafat, e cila humbi jeten ne vitin 1997. Ne qender te vemendjes: protagonistja Naomi Watts ne rolin e Lady Di.

C’eshte fiksion dhe c’eshte e vertete?
Ne film behet fjale per lidhjen e Dianes me kardiokirurgun Hasnat Khan ( ne rol ne film aktori Naveen Andrews), gjate dy viteve te fundit te jetes se saj. Megjithate shume pak te dhena ka per lidhjen e saj me mjekun me origjine nga Pakistani, i cili kurre nuk ka folur mbi kete dashuri, madje as me gazetaren Kate Snell, tek libri i se ciles “Diana - dashuria e saj e fundit” bazohet edhe filmi.

Shume pak ngjashmeri
Roli kryesor, qe interpretohet nga aktorja Naomi Watts eshte bere shume i diskutueshem, sepse ka shume pak ngjashmeri mes dy zonjave. Gjithcka dukej perfekte vetem pas makiazhit artistik. Pas premieres, Watts mori shume levdata. Nje gazete gjermane shkroi se aktorja 44- vjecarje per te gjitha skenat e kishte studiuar shume mire rolin.

Roli publik
Pak vemendje i kushton filmi popullaritetit te jashtzakonshem te Dianes. Ndonese angazhmi i saj humanitar trajtohet ne te, ai mbetet nen hijen e historise se dashurise. Madje, edhe vete regjisori Oliver Hirschbiegel e ka pohuar nje gje te tille duke u shprehur para premieres se filmit se: “Edhe po te mos i kishim perdorur ne film keto dy emra, kjo do te mbetej nje histori e bukur dashurie.”

Spektakli vazhdon
Filmi “Diana” mund te konsiderohet nje vazhdim i tregimit te pafund te jetes dhe vdekjes se princeshes britanike. Interesimi tradicional i medias bulevardeske per oborrin mbreteror ka qene i jashtezakonshem gjate kohes kur jetonte Diana dhe pas aksidentit ai u shumefishua. Premierat spketakolare ne Londer shfrytezohen me shume rafinese prej industrise se pangopur te filmit.

Ushqim per publikun
Se sa te verteta ka ne film, kjo nuk i interson askujt. Ne nje interviste per nje gazete britanike, mjeku pakistanez Hasnat Khan se fundi kritikoi, qe edhe libri bazohet vetem ne “shpifjet e miqve te Dianes”. Ai vete nuk do ta shohe filmin, por kjo nuk do ta demtoje biznesin. Filmi pritet te kete sukses tek publiku.

Regjisori gjerman
Faktin qe nuk eshte britanik, regjisori Oliver Hirschbiegel e sheh si avantazh. “Si gjerman nuk jam aspak pjese e asaj qe ndodh ne kete vend”, eshte shprehur ai. Ai ka punuar me ndijesine e mundesise se ofruar per realizimin e nje filmi sa me autentik dhe te vertete.

Nderim pakufi
Popullariteti i princeshes se vdekur do te mbetet i njejte ne te gjithe boten edhe pas ketij filmi. Kjo u konfirmua edhe nje here gjate premieres boterore te ejten (05.09.2013) ne Londer. Shume adhurues te Dianes u mblodhen dhe e perkujtuan ate. Ne kinemate gjermane filmi “Diana” do te shfaqet duke nisur nga 9 janari i vitit te ardhshem.


/Burimi: Gazeta Dita
♛Melody♛
♛Melody♛

Nje film plot debat per Princeshe Dianen Coolte21

Shteti Shteti : Nje film plot debat per Princeshe Dianen Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi