Syrja Vlora: Esat Pasha ishte plot hakmarrje dhe hile
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Syrja Vlora: Esat Pasha ishte plot hakmarrje dhe hile
Për arsye se nga Valiu i Janinës tatari Osman Pasha u gjet në një situatë të papërshtatshme në shtëpinë e një prostitute, atë e dërguan në Komandën e Xhandarmërisë të Shkodrës. Kur ai ishte në detyrë, me shpalljen e Konstitucionit Osman, vuri kandidaturën si deputet i Durrësit.
Në ngjarjen e 31 marsit dhe në ato që pasuan nga vendimi i Sulltan Abdylhamit Hanit, së bashku me bashkudhëtarët e tij, nëpunësin referues, fisnikun Arif Hiqmet Pashën dhe selanikasin Karasu Efendiu shkoi në Pallatin e Jëlldëzit dhe i dha qeveritarëve lajmin e fitores me trimëri dhe pa frikë. Pas kësaj zuri një vend të veçantë nën kujdesin e Ittihadçinjve. Atë e uruan për mbajtjen me nder të gradave në ushtri dhe e gjeti veten në mbrojtjen e vilajetit të Shkodrës.
Në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Deputetëve u bë përsëri deputet i Durrësit, por me forcë. Qeveria në kuadrin e përgatitjes për luftë në të katër anët e Ballkanit karshi palës nxitëse të kësaj lufte, duke besuar në përsosmërinë ushtarake të Esat Pashës, pjesë e ushtarakëve të Gazi [Ahmet] Myhtar Pashës, e dërgoi atë në Shkodër si komandant të “Organizatës në ndihmë të Ushtarëve”.
Malazezët, me ndihmën dhe mbrojtjen e serbëve dhe të malësorëve më 14 tetor 1912 zaptuan Tuzin, më 24 fortifikimet e Taraboshit dhe Shirokës që ishin në rrethim. Më 27 në kasabanë (qytetin) e Shkodrës hodhën gjylen e parë. Esat Pasha, ftoi për vizitë (festë) në shtëpinë e tij Valiun dhe Komandantin Hasan Riza Pashën, i cili u ballafaqua me një tradhti që i kushtoi.
Esat Pasha u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje dhe, për shkak të gradës, mori komandën e përgjithshme. Populli nuk mbeti pa reaguar në këtë drejtim. Esat Pasha mori nga qeveria e Malit të Zi 6-7 mijë lira me dorën e çifutit vjenez të “Betlehemit”. Në përgjigje të kësaj, kryerja e krimit vazhdoi të tregohej në rrethet e ndryshme shoqërore. Esat Pasha nuk kishte si qëllim vetëm të shtinte në dorë komandën. Me qëndresën e tij të fortë rriti famën e emrit të vet. Por ai la gjurmë të këqija në ngjarjet e Luftës së Përgjithshme dhe të Shqipërisë, që ndodhej në gjendje të mjerueshme amullie.
Esat Pasha ishte nga ata njerëz, personalitetin e të cilëve historia nuk mund të mos e kujtojë. Rezultati i gjykimit të punëve të tij ishte pozitiv. Megjithëkëtë shpresa dhe aktiviteti i tij ishin pa kufi. Me përpjekjet, guximin dhe vendosmërinë si ushtarak, u tregua i denjë përballë situatës. Ai në vite tërhoqi rreth vetes një rreth njerëzish, pak a shumë sa një skuadër. Esat Pasha, i mbetur në Shkodër, kur e ndjeu se po priteshin marrëdhëniet me ushtrinë osmane, me guximin që e kishte për natyrë, u përball burrërisht. Me mbështetjen e forcave ushtarake të mbetura në Shkodër luftoi me gjithë forcën e shpirtit aq sa harroi shërbimin ushtarak, madje dhe Riza Pashën.
Esat Pasha ishte inteligjent nga natyra, por analfabet. Për të dashuria për Atdheun, ndjenja kombëtare, ishte më e dobët nga ajo për rrethin e tij. Ai nuk iu dha me zemër asnjë të huaji. Vlerën e personalitetit të tij në çdo fushë, të drejtë ose të pa drejtë, e vëmë re nga analiza që i bëhet atij. Ai nuk tërhiqej përpara sakrificës për miqtë dhe vendin e tij, kërkonte vetëm të shërbente për të parë një Shqipëri të lirë. Nuk shfaqte emocionin e luftës.
Punët e vështira, madje dhe në kohë të rrezikshme, nuk i linte në mes. Kishte autoritet të padiskutueshëm në qeveri për zbatimin e urdhrave. Nuk ushqente besim të tepruar te asnjë. Në vëmendjen e tij, Atdheu përbëhej nga vetvetja, dëshira dhe fama e tij. Urdhrat e rëndësishme dhe punët e vështira i bënte duke menduar për të bërë përpara. Sikur fama dhe mënyra e punës së tij të ishte drejtuar në çështjen e përfitimit vetëm për Atdheun dhe jo për përfitime personale, vendi do të kishte dobi të madhe.
Nuk la situatë pa ndjekur për të arritur qëllimin e dëshiruar; punoi vazhdimisht për të treguar veten më tepër nga ai që ishte; nuk tërhiqej para çdo sakrifice dhe vështirësie; për të nuk mund të kishte shpresa të shuara. Shpirtin e kishte të ngopur deri në fyt me hakmarrje dhe nga mendimi për të bërë hile.
Gazeta “Kölnische Zeitung” në një artikull që botoi për të, shkruante se:
“Esat Pasha ishte tahmaqar, punëtor, krijues dhe i zoti. Për arritjen e qëllimit të tij nuk tërhiqej edhe nga gjërat, që mund ta dëmtonin atë”.
Gjenerali gjerman, Immhof në një ditar që botoi mbi Luftën Ballkanike dhe në tregimin për kohën e ngjarjes së 4 marsit thotë se: “Esat Pasha kishte shumë rreth në Shqipërinë e Veriut. Nuk pati shqetësim nga malazeztë dhe të krishterët, përkundrazi ata mundën ta ndihmonin vetë atë. Në Shqipërinë e Jugut nuk kishte përkrahës. Me Ismail Qemal beun kishte bërë shkollën. Shqiptarët nuk e ulin kokën, por, në situata lufte, forca ishte në dorë të Esat Pashës. Sikur ai të vazhdonte të qëndronte në qeveri, secili do të ishte i detyruar të largohej, të linte Atdheun”.
Përsëri gjenerali Immhof Pasha thotë se:
“Është e nevojshme të themi të vërtetën se në mbrojtjen e nderit të sanxhakut osman [të Shkodrës] ai qëndroi më tepër nga sa mundej. Ky gjeneral nuk u dorëzua dhe në mënyrën se si rezistoi emri i tij do të zinte një vend të rëndësishëm në historinë osmane”.
Popullsia vendase po ta ndiqte më nga afër detyrën e ushtarakut të Shkodrës do të kuptonte më pas se mbrojtja ishte e dobishme dhe e nevojshme. Me këmbënguljen e veçantë të Austrisë si shtet i madh, për një javë malazezët dhe serbët mbetën të detyruar të tërhiqeshin nga rrethimi i Shkodrës. Malazezët ndonëse e mësuan këtë, me mendimin të bëhet ç’të bëhet në pushtimin e Shkodrës, kërkuan të përballeshin me urdhrin e Evropës.
Rruga ishte gjetur. Me gjithë përvojën e luftërave, në sulmet që do të pasonin patën humbje të konsiderueshme. Mbetën me shpresa të kota të fitimtarit. Ndërkohë përballë popullit të pashpresë dhe të mërzitur, Esat Pasha u detyrua të përdorte mjete të tjera. Zoti Plambaç [Petar Plamenac*] kishte patur miqësi me Esat Pashën kur kishte qenë ambasador në Stamboll.
Ai i dërgoi fshehurazi Pashait lajmin se merrte përsipër të siguronte pagesën e dëmeve që kishin kryer serbët në shtëpinë dhe çifligjet e tij. Esat Pasha e pranoi propozimin e zotit Plambaç dhe vendosi rritjen e kushtit në pagesën e dëmeve të tij. Në këtë mënyrë, më 21 prill të vitit 1913, ditën e hënë në mbrëmje, filluan diskutimet midis Esat Pashës, gjeneralit Vukoviç dhe zotit Plambaç. Me këtë rast u lidh një marrëveshje dhe u bë dorëzimi i drejtpërdrejtë i fortifikimit të Shkodrës.
Princi Trashëgimtar i Malit të Zi, Danilo vendosi të dorëzohej dhe të tërhiqej. Ky veprim u bë si rezultat i gjendjes së paparashikuar të krijuar në Shkodër. Ishte e pamundur të qëndroje më gjatë. Me heqjen dorë nga qeverisja e Shkodrës nga të huajt sipas thashethemeve dhe sipas të vërtetës së situatës, Esat Pasha bëri të mundur të qëndrojë dhe disa ditë më pas. Lidhur me mënyrën e dorëzimit të Shkodrës, Esat Pasha u detyrua të japë llogari për bisedimet e kryera, për dhënien e urdhrave ushtarakë dhe premtimin për dorëzimin e sasisë së materialeve të rëndësishme. Mirëpo asnjë nuk i doli në mbrojtje.
Ata që kërkojnë të zhdukin punën e ndritshme dhe të dobishme të Pashait në të gjithë situatat e përmendura më lart, nga dita kur doli nga Shkodra, përfshi urimin zyrtar që iu bë në kohën kur qe në Tiranë, sikurse i takon një qeveritari e konsiderojnë atë të dyshimtë për arsye se ai ishte vazhdimisht në luftë me Princin Trashëgimtar të Malit të Zi. Esat Pasha me 15.000 ushtarë doli nga Shkodra dhe me të vajtur në Lesh veproi me guxim në shpalljen e vetes qeveritar. Malazezët, pas kësaj, për inat të titullit që mori si qeveritar, publikuan gjithandej letrën e shkruar prej Pashës dhe punuan deri në fund për t’i shkaktuar dëme.
Marrë nga libri “Historia e Shqipërisë nga invadimi osman më 1400 deri në Luftën e Vlorës dhe çlirimin e saj nga okupacioni italian më 1920”, i përgatituri për botim dhe me redaktim shkencor nga: nga Akad. asoc. Marenglen Verli dhe dr. Ledia Dushku
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/syrja-vlora-esat-pasha-ishte-plot-hakmarrje-dhe-hile-165308.html#sthash.8sZp9sze.dpuf
Similar topics
» Ali Pasha del nga arkivi i Bibliotekes Kombetare
» Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe!
» Kuriozitete Per Ushqimet...
» Besa: Jam e rrethuar plot dashuri!
» Vlora çel sezonin më 1 Maj
» Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe!
» Kuriozitete Per Ushqimet...
» Besa: Jam e rrethuar plot dashuri!
» Vlora çel sezonin më 1 Maj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi