Institucionet shkelin ligjin, nuk shkruajnë në shqipen standarde
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1

Dokumentet zyrtare
Shkresat e mbushura me gabime, pa “Ë”, pa “Ç”, letra bakalli, pa stemë institucioni, pa vulë e pa firmë
Gjuha shqipe e shkruar, e njohur si gjuhë standarde që përdoret në dokumente, shkresa dhe gjithçka tjetër zyrtare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore…
Secilit prej nesh hera-herës na duhet të marrim një dokument në gjendjen civile, por pakkush mund t’i ketë “vënë veshin” faktit që dokumenti themeltar i këtij institucioni është gabim.
Certifikata shënohet sa gjatë e gjerë “çertifikatë”. Për të vazhduar më tej nëse në Kosovë, në shtetit më ri, shënohet “certifikatë lindjeje” ne vijojmë që me dokumentet tona të shkruajmë “Çertifikatë lindje”.
Nëse do të hedhim një vështrim vertikal në institucionet kryesore në vend, duke nisur nga Kryeministria, ministritë, njësitë e pushtetit vendor, zyrat e postës, zyrat e CEZ, zyrat e ujësjellësit, qendrat shëndetësore, kopshtet, çerdhet, shkollat, fakultetet, të gjitha afishet, vërtetimet, dokumentet e shkresat të ngjitura në dyert apo ambientet e tyre gjen gabime të gjithfarëllojshme ngado.
Përveçse nga ana drejtshkrimore, për të cilën jo të gjithë mund ta kuptojnë, dokumentet zyrtare jo vetëm që nuk formulohen nisur nga shqipja standarde, por shpesh janë pa kokë, pa stemën e institucionit, pa vulë, pa firmë e pa datë. Qytetarit i duhet të pyesë e të informohet më tej për të kuptuar qartë se çfarë do të thotë shkresa e ngjitur pas muri.
Ndërkohë që institucionet ende nuk janë njoftuar, po ashtu edhe titullarët e tyre që lejojnë ngjitjen dhe firmosin udhëzime e dokumente periodike me germa kapitale, thua se po afishohet një njoftim urgjent që kërkon vëmendje të posaçme për shkak të emergjencës me të cilën paraqitet.
Një problem madhor i shkresave zyrtare është mospërdorimi i germave “Ë” dhe “Ç”. Në pjesën dërrmuese të dokumenteve zyrtare nuk njihen fare këto dy germa, të cilat u mësohen fëmijëve që në klasën e parë dhe kanë të njëjtën rëndësi si të gjitha germat e tjera të alfabetit.
Në njësitë e qeverisjes vendore njoftimet bëhen me germën “e”, shpesh janë letra të ngjitura pas muri, pa datë, pa firmë, pa vulë, thua se janë letra bakalli.
Po ashtu qendrat shëndetësore pas kaq e kaq kohësh, pasi vendosin çdo vit thuajse të njëjtin njoftim në kohë vere ende nuk e kanë mësuar se fjala “alkool” shkruhet me dy “oo” apo fjala njihet nuk shkruhet “njihet”.
Posta shqiptare, CEZ, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ende nuk e ka të qartë se fjala “faleminderit”, nuk shkruhet “faliminderit”. Po ashtu fjala vend nuk shkruhet “vënd” dhe dita e fundit e javës quhet e diel dhe jo e dielë.
Mënyra e të shkruarit e dokumenteve zyrtare, qofshin këto shkresa, udhëzime apo njoftime që afishohen në zyra apo në institucionet shtetërore në kryeqytet të “kall datën”.
Është thuajse e pamundur të gjesh edhe një fjali të vetme ku nuk ka gabime gramatikore apo drejtshkrimore. Është e sigurt, një fjali e shkruar nga një nxënës në klasën e parë, është më e mirëformuluar sesa ato të shkresave zyrtare të shkruara nga nëpunës të administratës shtetërore në kryeqytet…
Vendimet e Këshillit të Ministrave, disa prej tyre, njoftimet e afishuara në dyert apo në muret e zyrave të Postës Shqiptare, udhëzimet e njësive vendore apo të qendrave shëndetësore janë të mbushura plot e për plot me gabime drejtshkrimore, a thua se janë formuluar nga punonjës me njohuri të cunguara gjuhësore dhe jo nga individë të shkolluar. Pa përmendur të shkruarit me e, që rëndom e gjen pothuajse në çdo vendim.
Në një nga njoftimet e ngjitura në derën e jashtme të zyrës së Postës Shqiptare shkruhet: “Posta Shqiptare SHA, këtu bën legalizimin e dokumentave tuaja për ministrinë e Jashme”. Pavarësisht formulimit të pasaktë, vetëm në një fjali evidentohen fill tre gabime drejtshkrimore që shkelin në mënyrë flagrante fjalorin e gjuhës shqipe si: Dokumentat, që në mënyrë korrekte do të shkruhej: Dokumentet dhe Ministria e Jashme, e cila është shkruar me të vogël, ndërkohë që institucionet shkruhen me të madhe dhe pa germën t. Mirëpo këto nuk mbeten gabimet e vetme të tmerrshme që vërehen në njoftime apo udhëzime.
Raste të tjera evidentohen edhe në Qendrën Shëndetësore nr. 9 e pozicionuar te “21 Dhjetori”, ku vërehen disa fjalë të shkruara gabim brenda një lajmërimi të vetëm si: Dokumentat, mjekësore, komisjon, mjeko ligjore apo shërbimi i Kardioligjisë.
Në listën e udhëzimeve ku nuk mungojnë gabimet në shkrimin e gjuhës shqipe nuk bën përjashtim edhe Njësia Vendore nr. 7 në Tiranë, po te “21 Dhjetori”, ku fjalë si: Dokumentet shkruhen dokumentat apo certifikatë që shkruhet çertifikatë.
Iniciativa në ministri
Kryeministri i zgjedhur konkurs për 24 redaktorë të gjuhës shqipe
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, është angazhuar të ndryshojë paraqitjen e shtetit shqiptar edhe në shkresat zyrtare që e përfaqësojnë atë. Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.
Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe. Mësohet se në Kryeministri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar. Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjenci. Rama ka kërkuar vendosjen e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare.

Similar topics
» Kufizimi i radhës për institucionet e sigurisë së Kosovës
» Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!
» "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë
» Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit
» Prindi i tretë, ngrihet komisioni etik në Britaninë e Madhe Do të diskutojë ligjin rreth të drejtave për këtë çështje
» Dokumente që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja!
» "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë
» Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit
» Prindi i tretë, ngrihet komisioni etik në Britaninë e Madhe Do të diskutojë ligjin rreth të drejtave për këtë çështje
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi