AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë

Shko poshtë

"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë Empty "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Sep 07, 2013 8:45 pm


 



"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë 1786530_full-lnd
"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë Untitled
"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë 512x
Shqipëria do të luajë sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të gjithë historisë së kombëtares kuqezi. Në orën 20:30 në Ljubljanë  do të nisë takimi që ndoshta do të përcaktojë dhe rrugën drejtë Kampionatit Botëror të futbollit “Brazil 2014”. Në mbështetje të tyre në stadiumin do të jenë mbi 2 mijë e 600 shqiptarë. 
Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit E. Vendi i parë i grupit duket se është i siguruar tashmë nga Zvicra edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje, ku dy ekipet do të takohen me njëra-tjetrën në “Qemal Stafa”.
Në këtë situatë Shqipëria do të luftojë për të ruajtur vendin e dytë, pozicion i cili do të dërgonte në plej-of dhe ndeshja ndaj Sllovenisë është pikërisht për të ruajtur këtë pozitë.
Sulmuesi Hamdi Salihi thotë se ata ndodhet në pozicion të mirë dhe se deri në fund do të luftojnë për vendin e parë në grup. “Kemi një shkëputje me Zvicrën, por janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur dhe ne kemi shansin për t’i kaluar dhe për të marrë vendin e parë”, thotë shkodrani. “Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë duhet të ruajmë vendin e dytë dhe të përpiqemi të kualifikohemi si vendi i dytë më i mirë”.
Deri tani Slloveni ka dy fitore dhe katër humbje. Ata kanë fituar ndaj Qipros (2-1) dhe ndaj Islandës (4-2) ndërsa kanë humbur me Zvicrën (2-0), me Norvegjinë (2-1), me Shqipërinë (1-0) dhe Islandën (2-1).
Kurse ekipi ynë kombëtar ka siguruar deri tani tri fitore, një barazim dhe dy humbje. Shqipëria ka fituar 3-1 me Qipron, 1-0 me Slloveninë dhe me të njëjtin rezultat dhe me Norvegjinë. Ndërsa ka barazuar me Norvegjinë në “Qemal Stafa” 1-1 dhe ka humbur ndaj Zvicrës 2-0 dhe me Islandën 2-1 në Tiranë.
Islanda e vendit të tretë do të ketë një ndeshje të vështirë pasi do të luaj ndaj zviceranëve që duan të mbyllin sa më shpejt llogaritë për “Brazil 2014”. Ndërsa Norvegjia e vendit të katërt do të luajë ndaj ekipit më me pak pikë në grup, Qipros.
19:00 Norvegji – Qipro
20:30 Slloveni Shqipëri 
20:30 Zvicër - Islandë
/Shekulli Online/F.S./
♛Melody♛
♛Melody♛

"Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë Coolte21

Shteti Shteti : "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi