Kush ka frikë nga dita e hënë?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Kush ka frikë nga dita e hënë?
Frika e Së hënësPërpara ditës së hënë, apo të hënën, jeni gjë të shqetësuar ose vërtet të stresuar, të pikëlluar, madje edhe fobik? Si lind kjo frikë? Pikat te një fenomen i shpeshtë dhe këshillat tona për të ardhur në vete
52% e punëtorëve europianë e kanë të vështirë të vënë gjumë në sy të dielën në darkë. Kjo është konfirmuar nga një sajt online francez që merret me njoftime punësimi. Anketa online dëshmoi të dhëna mjaft interesante: 52% e francezëve kanë probleme me gjumin gjatë së dielës në darkë, ndërsa mesatarja e njerëzve në Europë, të cilët vuajnë nga frika e ditës së hënë, luhatet në rreth 60%. Ndër më të qetët renditen spanjollët, danezët dhe norvegjezët, tek të cilët vihet re numri më i lartë i të punësuarve që thonë se nuk vuajnë kurrë nga çrregullimet e gjumit. Ndërkohë “çmimi” i më të stresuarve u shkon pa asnjë dyshim amerikanëve, britanikëve dhe hungarezëve, të cilët përfaqësojnë respektivisht 72.6%, 72% dhe 71% të të punësuarve që kanë vështirësi për të fjetur.
Dy origjinat e frikës nga e hëna
Për pjesën më të madhe, kjo fobi i ka fillesat në fëmijëri ndërsa me kalimin e viteve ajo kthehet në ankthin e një “nxënësi” i cili nuk i ka bërë detyrat e tij gjatë fundjavës. Kjo është ajo që shpjegon Jean-Paul Guedj, një konsulent i menaxhimit të njohjes së lumturisë në punë. Por frika e së hënës sigurisht lidhet edhe me angazhimet në punë, stresin brenda kompanisë. Në përgjithësi, stresi zhduket të hënën në mëngjes, sapo mbërrihet në punë. Më pas ai fillon sërish, për t’u akumuluar të dielën.
Të fitosh mbi frikën ndaj së hënës
Nëse mendon se frika jote e ditës së hënë i ngjan ankthit të moderuar:
•Mos e “dërgo” punën në shtëpi gjatë afrimit të fundjavës. Ke nevojë të bësh një shkëputje midis javës së punës dhe fundjavës, për të pushuar natyrisht.
•Të dielën bëj ushtrime fizike. Tendosja fizike dhe relaksimi do të lejojnë që ta përballoni më mirë natën.
•Parashiko momente të pëlqyeshme për të hënën. Një drekë me një koleg/e që e çmon apo një takim për ndonjë masazh në një qendër estetike sapo të dalësh nga puna.
•Konsultohu te mjeku yt i familjes. Nëse vëreni se problemi yt është më i madh nga se e kishit menduar, atëherë shkoni të bëni një vizitë te mjeku i familjes i cili ndoshta mund t’ju rekomandojë një specialist psikoterapie, ku nëpërmjet seancave apo ndonjë ilaçi të lehtë, patjetër që do të japë ndihmën e tij që ju të flini sa më mirë çdo natë dhe të largoni frikën e së hënës.
E hëna: frikë apo ankth?
Bisedo me mjekun tënd të familjes, i cili, në varësi të intensitetit dhe të shkaqeve të identifikuara, do të të këshillojë. Ai për shembull mund të sugjerojë ndonjë psikolog ose ndonjë psikiatër. Ky i fundit mund të fillojë një terapi njohëse të sjelljes, e cila do të lejojë të analizoni shumë mirë origjinat e këtij shqetësimi dhe do të ndihmojë t’i përballoni. Por nëse terapia nuk jep rezultate të pritshme, atëherë merr në konsideratë idenë për të ndryshuar pozicion, kompani, ose zgjidhni të bëni ndryshim profesional. Mbase profesioni apo angazhimi që ju keni, nuk bën për ju. Në këtë rast, zgjidhja më e mirë, nëse është e mundshme, është që të ndryshoni rrugë.
Mos i ngatërro:
Ankthi: frikë e përhapur, por megjithatë menaxhuese, ndonjëherë e dobishme
Paniku: frikë e bezdisshme që nuk mund të kontrollohet
Fobia: frikë disproporcionale dhe e paarsyeshme në frontin e një objekti ose e një ngjarjeje.
Similar topics
» Nga kush ka frikë Kreshnik Spahiu?
» Vipat, kush votoi PD-në e kush PS-në?
» Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje
» Më shumë dashuri: sot festohet Dita Botërore e Puthjes
» "S'kam frikë nga racizmi"
» Vipat, kush votoi PD-në e kush PS-në?
» Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje
» Më shumë dashuri: sot festohet Dita Botërore e Puthjes
» "S'kam frikë nga racizmi"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi