AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje

Shko poshtë

Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje  Empty Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 21, 2013 12:48 am

Sot dita botërore e refugjatit
Fushata për një familje 
Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje  81991

TIRANE - Në ditën botërore të refugjatit 2013, UNHCR prezanton një fushatë të re të advokimit social e cila ka si synim ekspozimin dhe impaktin e tmerrshëm që luftrat kanë mbi familjet.
Fushata “1 familje”  do të prezantohet në kohë reale në 20 qershor në mbarë botën, dhe është përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si dita kur do të përkujtohen fuqia dhe mirënjohja ndaj më shumë se 45 milion njerzve në mbarë rruzullin të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e persekutimit.

Gjendjet e jashtëzakonshme të shumëfishta që kanë prodhuar refugjatë, kanë deturuar një numër record njerezisht të ikin – e megjithatë pjesa më e madhe e mediave të cilat pasqyrojnë rregullisht situatën e konfliktit në Siri, Mali, Sudanin jugor dhe Republikën Demokratike të Kongos, shumë rrallë përqëndrojnë vëmendjen e tyre në koston reale të luftës; atë njerëzore.

Përmes mesazhit të fuqishëm të kësaj fushate, fotove apo fakteve të fiksuara në vëmendjen e publikut të gjerë duam të risjellim në vëmendjen e aktorëve të ndryshëm kyc, që pas shifrave dhe statistikave rastësore, viktimat e lftrave janë nëna, baballarë, bij e bija. Dhjetëra e mijëra familje që kanë lënë cdo gjë që u përkiste, prapa. Moto e kësaj fushate për UNHCR-në është “Edhe një familje e vetme, e ndarë prej luftës, është tepër”.

Kur familjet janë të detyruara të ikin, mund të kenë në dizpozicion të tyre vetëm një minutë për të mbledhur gjithë c’kanë më të shtrenjtë, për t’u larguar më pas nga frika dhe dhuna. Fushata jonë “1 familje” ka si qëllim të angazhojë audiencës duke i kërkuar asaj të solidarizohen e të mundohen të vendosin qoftë edhe për një moment të vetëm veten në vendin e këtyre njerzve – të paramendojnë: si është të detyrohesh të ikësh nga shtëpia, të marrësh familjen e të lësh prapa cdo gjë që i përket asaj.

Kjo nismë botërore nisi si një projekt i frymëzuar nga foto e titulluar Gjëja më e rëndësishme në botë, një foto e bërë nga Brian Sokol, i kërkuar nga UNHCR për të fiksuar në aparatin e tij moment nga jeta e refugjatëve. Foto symbol e këtij projekti përshkruan - pak përmes fjalësh e shumë përmes imazhit – vendimet e dhimbshme dhe zemerthyese që një familjeje I duhet të ndërmarrë kur lë shtëpinë, kur largohet nga vendi me forcë. Tërheq në një udhëtim virtual të jetës e kushteve të vështira që familjet kalojnë në udhëtimin e tyre të mundishmëm, në përpjekje për të shpëtuar jetët e tyre.

Në ditën botërore të refugjatit, UNHCR i kërkon publikut të gjerë të përpiqet të imagjinojë këtë udhëtim të mundimshëm – sikur edhe për një moment të vetëm – duke ju kërkuar të zgjedhin sikur vetëm se cfarë do të merrnin nga shtëpia nëse do të detyroheshin të largoheshin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/sot-dita-boterore-e-refugjatit-fushata-per-nje-familje-163197.html#sthash.CXKe25UW.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje  Coolte21

Shteti Shteti : Sot dita botërore e refugjatit Fushata për një familje  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi