"S'kam frikë nga racizmi"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
"S'kam frikë nga racizmi"
Që prej kohës kur Cecile Kyenge, e lindur ne Kongo, është bërë ministre e Integrimit në qeverinë italiane, ajo është përballur me racizmin. Në një vend me numër të lartë emigrantësh, pozicioni i saj ka ndezur debatet.
49-vjeçarja Cecile Kyenge, e cila është rritur në Republikën Demokratike të Kongos, në prill të vitit 2013 u bë ministrja e parë me ngjyrë në kabinetin qeveritar italian. Ajo është etiketuar si "majmuni kongolez" ose "pjesëtare e një qeverie bonga bonga". Të dy këto etiketime erdhën nga pjesëtarë të partisë kundër emigrantëve Lega Nord (Lega e Veriut).
Javën e shkuar anëtarja e partisë Lega Nord, Dolores Valandro, shkoi më tej duke pyetur "pse dikush nuk përdhunon Kyenge në mënyrë që ajo të kuptojë se si ndjehen viktimat e një krimi të tillë?". Valandro shkroi një gjë të tillë në Facebook duke theksuar se emigrantët janë përgjegjës për sulmet e dhunshme ndaj femrave në Itali.
Por një gjuhë e tillë shkaktoi reagime të menjëhereshme e madje nga Lega Nord, që i kërkoi dorëheqjen Valandros. Kyenge, e cilja jeton në Itali që prej vitit 1983, thotë se nuk është aspak e trembur.
"Ofendimet dhe kërcënimet kundër meje vijnë për faktin se tani jam e ekspozuar, por këto kërcënime janë kundër të gjithëve atyre që i rezistojnë racizmit dhe dhunës", tha Kyenege në një konferencë për shtyp në Romë.
Racizmi është toleruar
Për vite komente të tilla raciste dhe seksiste janë dëgjuar jashtë politikës, më shumë kjo gjë ka ndodhur në stadiume. Sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares italiane, Mario Balotelli, është përballur shumë me këtë fenomen, të cilin italianët e quajnë "pjesë të lojës". Muajin e shkuar Balotelli deklaroi se do të linte fushat e futbollit nëse do të vazhdonte racizmi.
Por tashmë fakti se ministre e integrimit është një afrikane, mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndërkohë që vendet Europiane kanë vite që merren me çështjen e integrimit të emigrantëve, në Itali kjo çështje është relativisht e re. Të huajt përbënin rreth 2% të popullsisë italiane në vitin 1990, ndërsa sot vetëm 7.5%.
Por kur pyetet nëse ajo e konsideron Italinë si një vend racist, Kyenge është mjaft e kujdesshme në përgjigjen e saj."Kjo është një pyetje e vështirë. Unë e kam thënë gjithnjë edhe më parë që Italia nuk është një vend racist. Është një vend që duhet të dijë më shumë për emigrantët dhe vlerën e diversitetit. Vetëm pasi vendi të ketë kaluar këto procese, atëherë mund të themi nëse është racist apo jo", tha ajo në konferencën për shtyp.
Shenja shprese
Disa gjëra janë duke ndryshuar. "Aspekti pozitiv i kësaj gjuhe raciste është se edhe të tjerët që ndihen të ofenduar reagojnë njësoj si ajo", thotë James Walston, analist politik dhe ekspert i shoqërisë italiane në Universitetin Amerikan në Romë.
"Kur një anëtare e Lega Nord tha se Kyenge duhet të përdhunohet, u shokuan jo vetëm liberalët, por edhe drejtuesit e partisë së saj, të cilët e thanë se është një gjë e papranueshme", shton ai.
Walston thotë se rritja e numrit të emigrantëve të kualifikuar, po detyron Italinë të mos tolerojë më racizmin. Ai thekson se tashmë pjesë e parlamentit janë tre deputetë të cilët kanë lindur jashtë Italisë dhe se kryetar bashkie i Viçencës, bastion i Lega Nord, është një emigrant që zëvendësoi paraardhësin e tij të deklaruar racist.
Muajin e shkuar kur një afrikan me probleme mendore vrau disa italianë në Milano, Lega Nord shkoi menjëherë në zonë për të bërë anëtarë të rinj, por ata u përzunë nga banorët e irrituar, të cilët i akuzuan se donin të përfitonin nga tragjedia për të rritur urrejtjen ndaj emigrantëve.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Similar topics
» Te qeshim sebashku...
» Nga kush ka frikë Kreshnik Spahiu?
» Kush ka frikë nga dita e hënë?
» Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua
» Vrasja në Shkodër, policia ruan familjen e Nik Murit, frikë nga hakmarrja
» Nga kush ka frikë Kreshnik Spahiu?
» Kush ka frikë nga dita e hënë?
» Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua
» Vrasja në Shkodër, policia ruan familjen e Nik Murit, frikë nga hakmarrja
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi