Ja se çfarë mund të mësojnë femrat nga meshkujt
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Ja se çfarë mund të mësojnë femrat nga meshkujt
Ato çka femrat nuk i posedojnë në karakterin e tyre, qetësinë, durimin, besimin ndaj miqve dhe mençurinë për të marrë vendime të rëndësishme, mund t’i mësojnë fare lehtë nga meshkujt… | ||||
| ||||
Gjithmonë mund të mësohet diçka nga të gjithë. Mjafton të mos keni prezumimin që mund të bëni gjithçka dhe të mos keni nevojë për këshillat e askujt. Dihet që femrat dhe meshkujt janë botë paralele dhe ndonjëherë të kundërta, por ekzistojnë disa gjëra të cilat femrat mund t’i mësonin nga meshkujt. Të shohim disa: 1-Të përballojnë me qetësi momentet e krizës Paniku, ankthi apo zemërimi i verbër janë emocionet e pakontrollueshme që godasin meshkujt dhe femrat në të njëjtën mënyrë. Por është e drejtë të thuhet se meshkujt kanë tendencë ta shmangin momentin kulmor të një situate stresuese me më shumë mjeshtëri e shkathtësi se femrat. Femrat mendojnë për më të keqen dhe fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e kishin menduar. Kjo është mënyra se si i menaxhojnë emocionet. Por është e rëndësishme dhe e nevojshme që të njohim dhe të kuptojmë momentin kur emocionet “rrëmbejnë” më të mirën prej nesh. 2-Të dinë se kur duhet ta “qepin” (të heshtin) Meshkujt duket se e dinë se kur duhet të shmangin situatat e pakëndshme, ndërsa disa femra duket se e kërkojnë “medoemos” konfrontimin verbal me të huajt dhe miqtë. Është e nevojshme të mësohet të lexohet ajo që të tjerët mendojnë dhe t’i jepni vetes kohë përpara se të bëni komente të panevojshme. 3-Të marrin vendime të rëndësishme dhe me peshë Meshkujt i përballojnë me ankth vendimet më të mëdha të jetës, ose të paktën kështu duket, ndërkohë që femrat duket se janë gjithmonë të sigurta për vendimet që marrin. Është e nevojshme të shtrohet gjithmonë pyetja: “Si mund ta di nëse po bëj zgjedhjen e duhur?”. Ideale do të ishte që përpara kësaj, të flisnit me dikë, me një shok, me një mik, përpara se të hidheni me të dyja këmbët te një situatë e caktuar. 4-T’u besojnë miqve Në punë apo në shtëpi, meshkujt kanë tendencë t’i zgjedhin me mençuri njerëzit që do t’i rrethojnë, miqtë e tyre. Është dëshira e tyre për të fituar, e cila shpjegon këtë nevojë pune në grup, ndërkohë që femrat duan që suksesin ta arrijnë vetëm. Ndoshta kjo është për shkak të natyrës femërore ose të faktit që mund të ndihen të paragjykuara nëse kërkojnë ndihmë. Por t’u besoni miqve, ju ndihmon të keni një shtytje të vogël, e cila mund t’jua bëjë jetën shumë më të thjeshtë. 5-Disa veprime të meshkujve që e nervozojnë një femër Por nga ana tjetër, ekzistojnë disa gjëra të tjera të cilat femrat nuk do të donin t’i mësonin kurrë nga meshkujt. Madje këto që po jua paraqesim më poshtë i nervozojnë së tepërmi femrat… 5-Teknologjia Femrat e respektojnë teknologjinë dhe e kuptojnë vlerën e saj, por nuk mendojnë se është e këndshme në shtëpi, sidomos kur filloni ta bindni se sistemi pa tela është i rehatshëm, e në anën tjetër telat i vëren kudo nëpër dysheme. Natyrisht që ekzistojnë edhe femra që çmenden pas teknologjisë, por më shumë e konsiderojnë si praktike, e jo si të bukur. Telat, mjetet, etj., të gjitha këto duhet ta kenë vendin e tyre për të mos zënë shumë hapësirë, pasi kjo do ta nervozojë pa masë partneren tuaj. 7-Higjiena Mjaftojnë çorapet në dysheme, peshqirët e hedhur gjithandej, apo vetëm enët e palara, që një femër të nervozohet tej mase. Natyrisht, kur në diskutim është higjiena, ekzistojnë shumë mendime se meshkujt janë më të pastër dhe më të rregullt se shumica e femrave, por me sa duket janë disa “mëkate”, të cilat i bëjnë vetëm meshkujt. 8-Kuzhina Si për higjienën, nuk ekziston ndonjë mendim i përgjithshëm, por le të themi se i dashuri juaj nuk është edhe ndonjë adhurues i madh i kuzhinës. Natyrisht, gjithmonë adhuron dhe e pëlqen ushqimin e mirë dhe nuk e ngre zërin kundër gatimeve tuaja. Ndonjëherë gjatë fundjavës përpiqet t’i pjekë disa patate, e kjo është e tëra. Por, më pas shfaqen telashet. Pas kësaj, në përgjithësi, ju duhet të pastroni kuzhinën. Edhe pse dikush mund të mendojë se kemi të bëjmë me mangësi higjienike, këtu kemi të bëjmë me paaftësinë e tij për të gatuar, ngaqë në vend që të përdorë një lugë të vetme, ai përdor dhjetë të tilla. Partneri juaj me siguri dëshiron që për ju gatuajë diçka të shijshme, duke lënë pas vetes një katastrofë. |
Similar topics
» Ja se çfarë bëjnë femrat dhe meshkujt në...
» Meshkujt pëlqejnë Golf-in, femrat Mercedes-in!
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» 2 teoritë pse meshkujt jetojnë më pak se femrat
» Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njëlloj…!
» Meshkujt pëlqejnë Golf-in, femrat Mercedes-in!
» Meshkujt që nuk dëshirohen nga femrat
» 2 teoritë pse meshkujt jetojnë më pak se femrat
» Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njëlloj…!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi