Salihi beson: Shqipëria mund të shkojë në Brazil!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1

Sulmuesi nuk hedh poshtë edhe hipotezën e vendit të parë në grup
Hamdi Salihi duket se ka fiksuar mirë sloganin e famshëm “Unë besoj”, që është bërë pjesë e pandashme e kombëtares shqiptare të futbollit gjatë muajve të fundit. Jo rastësisht, sulmuesi shqiptar nuk ka ngurruar të tregojë edhe për FIFA.com se beson realisht që Shqipëria mund të shkojë në Botërorin 2014. Futbollisti që aktivizohet me Jiangsu Sainti, është kthyer ndër protagonistët kryesorë të kombëtares shqiptare në ecurinë e jashtëzakonshme të këtij edicioni, sidomos me golin e shënuar në Norvegji përballë vendasve, një rrjetë që mjaftoi për të ngjitur kombëtaren shqiptare të futbollit në vendin e dytë në grupin E të eliminatoreve të Botërorit 2014.
“Ajo ishte një ndeshje historike gjatë së cilës shënova golin e fitores. Norvegjia është një skuadër e fortë dhe ka eksperiencë në Botërorë, por ne atëherë arritëm t’i kontrollonim mjaft mirë para se të shënoja golin. Ishte një shtysë masive për shpresat tona të kualifikimit”, deklaroi futbollisti që ka shënuar 10 gola me fanellën kuqezi, 7 nga të cilët kanë qenë vendimtarë për t’i dhënë fitoren skuadrës. Sulmuesi nuk i fsheh ambiciet e grupit të drejtuar nga Xhani de Biazi, ndërsa beson ashtu si të tjerët se Shqipëria jo vetëm mund të ruajë vendin e dytë në grup, por edhe mund të kalojë Zvicrën e vendit të parë, pavarësisht se ajo është më e shkëputur me 4 pikë diferencë.
“Tani jemi në një pozicion të mirë. Ka një diferencë mes nesh dhe Zvicrës, por kanë mbetur edhe 4 ndeshje ndaj kemi shanse për t’i kaluar dhe për t’i rrëmbyer vendin e parë. Edhe nëse dështojmë në këtë objektiv, mund të ruajmë pozicionin aktual dhe të mundohemi të kualifikohemi si skuadra e dytë më e mirë”, zbuloi Salihi.
Sulmuesi shkodran më pas ka folur edhe për eksperiencën e tij në nivel klubesh, sidomos për faktin se ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës para se të ndalej te Jiangsu Sainti. “Gjatë dekadës së fundit, unë kam luajtur me disa skuadra nga vende të ndryshme dhe u jam mirënjohës atyre për të gjitha këto shanse që më janë dhënë në karrierë. Largimi nga vendlindja që i ri ishte një avantazh për mua. Karriera jashtë më përforcoi në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Kam fituar përvoja të rëndësishme si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj”.
Sipas Salihit, kampionati kinez nënvlerësohet, ndonëse në të luajnë sulmues dhe trajnerë të mëdhenj. “Edhe kur luaja në Europë, unë kisha dëgjuar shumë rreth kampionatit kinez, i cili ka tërhequr disa nga lojtarët dhe trajnerët më të njohur në botë. Jiangsu është një ekip i fortë që vitin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në kampionat, ndërsa menaxher i përgjithshëm është Jang Çen, një ish-futbollist i Frankfurtit. Kemi humbur shumë pikë në pjesën e parë të sezonit, por shpresoj të ndihmoj skuadrën time të rifitojë terrenin e humbur. Për sa i përket Shqipërisë, ajo është një nga ekipet që pretendojnë në këtë grup dhe unë shpresoj se do të bëjmë historinë duke shkuar në Brazil 2014”, deklaroi Salihi.
Ermal Kuka7 skuadra - ka ndërruar Salihi gjatë karrierës së tij: Vllaznia, Tirana, Panionios, Ried, Rapid Vjenë, DC Junajtid dhe Jiangsu Sainti
43 ndeshje - regjistron ai me kombëtaren, pjesë e së cilës është bërë që në vitin 2006, ndërsa ka shënuar 10 gola me fanellën kuqezi
29 gola - është rekordi i tij personal në një sezon, të regjistruar në edicionin 2005-2006 të Kategorisë Superiore me fanellën e Tiranës
Hamdi Salihi duket se ka fiksuar mirë sloganin e famshëm “Unë besoj”, që është bërë pjesë e pandashme e kombëtares shqiptare të futbollit gjatë muajve të fundit. Jo rastësisht, sulmuesi shqiptar nuk ka ngurruar të tregojë edhe për FIFA.com se beson realisht që Shqipëria mund të shkojë në Botërorin 2014. Futbollisti që aktivizohet me Jiangsu Sainti, është kthyer ndër protagonistët kryesorë të kombëtares shqiptare në ecurinë e jashtëzakonshme të këtij edicioni, sidomos me golin e shënuar në Norvegji përballë vendasve, një rrjetë që mjaftoi për të ngjitur kombëtaren shqiptare të futbollit në vendin e dytë në grupin E të eliminatoreve të Botërorit 2014.
“Ajo ishte një ndeshje historike gjatë së cilës shënova golin e fitores. Norvegjia është një skuadër e fortë dhe ka eksperiencë në Botërorë, por ne atëherë arritëm t’i kontrollonim mjaft mirë para se të shënoja golin. Ishte një shtysë masive për shpresat tona të kualifikimit”, deklaroi futbollisti që ka shënuar 10 gola me fanellën kuqezi, 7 nga të cilët kanë qenë vendimtarë për t’i dhënë fitoren skuadrës. Sulmuesi nuk i fsheh ambiciet e grupit të drejtuar nga Xhani de Biazi, ndërsa beson ashtu si të tjerët se Shqipëria jo vetëm mund të ruajë vendin e dytë në grup, por edhe mund të kalojë Zvicrën e vendit të parë, pavarësisht se ajo është më e shkëputur me 4 pikë diferencë.
“Tani jemi në një pozicion të mirë. Ka një diferencë mes nesh dhe Zvicrës, por kanë mbetur edhe 4 ndeshje ndaj kemi shanse për t’i kaluar dhe për t’i rrëmbyer vendin e parë. Edhe nëse dështojmë në këtë objektiv, mund të ruajmë pozicionin aktual dhe të mundohemi të kualifikohemi si skuadra e dytë më e mirë”, zbuloi Salihi.
Sulmuesi shkodran më pas ka folur edhe për eksperiencën e tij në nivel klubesh, sidomos për faktin se ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës para se të ndalej te Jiangsu Sainti. “Gjatë dekadës së fundit, unë kam luajtur me disa skuadra nga vende të ndryshme dhe u jam mirënjohës atyre për të gjitha këto shanse që më janë dhënë në karrierë. Largimi nga vendlindja që i ri ishte një avantazh për mua. Karriera jashtë më përforcoi në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Kam fituar përvoja të rëndësishme si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj”.
Sipas Salihit, kampionati kinez nënvlerësohet, ndonëse në të luajnë sulmues dhe trajnerë të mëdhenj. “Edhe kur luaja në Europë, unë kisha dëgjuar shumë rreth kampionatit kinez, i cili ka tërhequr disa nga lojtarët dhe trajnerët më të njohur në botë. Jiangsu është një ekip i fortë që vitin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në kampionat, ndërsa menaxher i përgjithshëm është Jang Çen, një ish-futbollist i Frankfurtit. Kemi humbur shumë pikë në pjesën e parë të sezonit, por shpresoj të ndihmoj skuadrën time të rifitojë terrenin e humbur. Për sa i përket Shqipërisë, ajo është një nga ekipet që pretendojnë në këtë grup dhe unë shpresoj se do të bëjmë historinë duke shkuar në Brazil 2014”, deklaroi Salihi.
Similar topics
» Nuk i beson dot syve, banka i dhuron 92 biliardë dollarë
» Pamela Anderson joshëse për “Vogue” Brazil
» "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë
» Brazil, populli në revoltë për korrupsionin e madh, hedhin policët në det!
» A do e legalizoje Shqiperia hashashin?
» Pamela Anderson joshëse për “Vogue” Brazil
» "Brazil 2014", kuqezinjtë tentojnë të shkruajnë historinë në Ljubljanë
» Brazil, populli në revoltë për korrupsionin e madh, hedhin policët në det!
» A do e legalizoje Shqiperia hashashin?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi