Lezhë, Kryemadhi: Investimi në sport, investim në shëndetësi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari Politik i LSI-së në Lezhë, Petrit Gjoni, si dhe nga kryetari i LSI-së së Lezhës, Viktor Tushaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me një përfaqësi të sportistëve dhe ish sportistëve lezhjanë.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm sportist të disiplinave të ndryshëm, u diskutua mbi problemet që has sporti në Lezhë dhe mundësitë apo nismat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e tij duke filluar nga infrastruktura.
Në fjalën e saj Kryemadhi deklaroi se LSI është shumë e lidhur me sportin, jo vetëm sepse ka shumë përfaqësues të sportit në radhët e saj por edhe sepse e është si një ekip sportiv me solidaritetin që e karakterizon atë.
“Dua të theksoj se ne në gjithë jetën tonë politike sportistët ne i kemi pasur gjithnjë pjesë tonën, si Viron Bezhani, Elez Gjoza, Muharrem Berishën dhe shumë e shumë djem apo vajza të tjera, të cilët kanë qenë sportistë.
Kjo na ka lidhur sepse edhe Lëvizja Socialiste për Integrim në fakt si një ekip sporti është. Ka atë forcën dhe solidaritetin që ju keni në ekip, kudo që shkoni ku merrni pjesë nëpër gara të ndryshme sportive.
Dhe faktikisht kjo na ka bërë që të ecim përpara dhe që ta mbajmë fort njëri-tjetrin. Ne nuk do të bëjmë që shumë djem e vajza të reja që merren me sport, për arsye politike, t’i lëmë pa ecur përpara dhe pa arritur qëllimet e tyre.
Të mos i krijosh mundësi djemve dhe vajzave që të merren me sport, është si t’i burgosësh ata”, u shpreh Kryemadhi.
Kandidatja për deputete, Monika Kryemadhi, deklaroi se sporti zë një vend shumë të veçantë në programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rininë.
Sipas saj për Lëvizjen Socialiste për Integrim arti dhe sporti ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një shoqërie të kulturuar, me vlera të larta morale dhe të shëndetshme.
“Ne flasim shpesh për politika të mëdha, për ulje taksash, për rritje rrogash, për pensionet etj por le të mos harrojmë që pjesa e sportit është një nga pjesët kryesore që ne vendosim në programin për rininë.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim arti dhe sporti ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një shoqërie të kulturuar, me vlera të larta morale dhe të shëndetshme.
Në këtë fushë në programin tonë të rinisë në propozojmë rivendosjen e klasave të përditshme sportive dhe artistike në kurrikulat e të gjitha niveleve të arsimit të detyruar, masivizimin e sportit duke hapur qendra sportive funksionale dhe duke shtuar territoret sportive.
Ne dalim me nismën: Terren Sportiv për çdo komunë dhe për çdo bashki, organizimi i kampionateve midis shkollave në çdo nivel.
Bursa studimi në të gjitha fakultetet për studentët e talentuar në sporte. Transparencë dhe efektivitet në përdorimin e fondeve për projektet artistike e kulturore për të rinjtë. Mbështetje konkrete për sportistët elitarë, duke u vënë në dispozicion paketa të posaçme.
Sporti ka nevojë për gjëra shumë të vogla. Sa më shumë të investojmë në sport aq më pak na duhet të investojmë në shëndetësi sepse një njeri që merret me sport do ë ketë një jetë më të shëndetshme, do ketë një jetë më të gjatë dhe një kosto më të ulët për shëndetin e tij”, tha ndër të tjera në fjalën e saj kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Lezhës.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Similar topics
» Korrupsioni, TIA: Niveli më i lartë në gjyqësor dhe shëndetësi
» Lezhë, dhunonte dhe kërcënonte prindërit e tij me armë, arrestohet
» Varri Skenderbeut ne Lezhe, vizitore te vazhdueshem njihen me historine
» Lezhë, rrihet me sende të forta deri në vdekje një person
» Lezhë, shkon për të lindur, 22-vjeçarja vdes së bashku me foshnjen
» Lezhë, dhunonte dhe kërcënonte prindërit e tij me armë, arrestohet
» Varri Skenderbeut ne Lezhe, vizitore te vazhdueshem njihen me historine
» Lezhë, rrihet me sende të forta deri në vdekje një person
» Lezhë, shkon për të lindur, 22-vjeçarja vdes së bashku me foshnjen
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi