Siria paralajmëron: Mund t’ju befasojmë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Siria paralajmëron: Mund t’ju befasojmë
SHBA-ja dhe Britania, të gatshme në çdo kohë për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri
Ai i mohoi pretendimet se vendi i tij ka penguar inspektorët e OKB-së dhe paralajmëroi liderët perëndimorë për sulmin e mundshëm që po planifikojnë.
“Siria nuk është kafshatë e lehtë për t’u gëlltitur”, tha të martën ministri i Jashtëm, Walid Moallem, në një konferencë për shtyp. “Ne kemi materialet e duhura për ta mbrojtur veten. Do t’i befasojmë të tjerët”.
Ditë më parë, SHBA-ja lëvizi luftanijet e armatosura me raketa drejt rajonit, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka deklaruar për BBC të martën se forcat janë gati të nisin sulmin nëse jepet urdhri. Burime nga Departamenti i Mbrojtjes tregojnë se çdo sulm mund të përmbushet brenda disa ditësh. Teksa zyrtarët amerikanë kanë ngritur zërin për përgjigje ushtarake, kryeministri britanik, David Cameron, u ka bërë thirrje përsëri ligjbërësve të lënë pushimet dhe të votojnë për sulmin ushtarak të armëve kimike në Siri.
Edhe zyra e kryeministrit britanik po bën plane për operacionin e mundshëm në Siri, duke iu bashkuar deklaratës së të hënës të SHBA-së që u shpreh se administrata “Obama” po harton planet për sulmin.
Rebelët thonë se më shumë se 1300 persona, përfshirë shumë fëmijë, vdiqën nga sulmi i një jave më parë me armë kimike. Nga ana tjetër, zyrtarët sirianë akuzojnë rebelët për vdekjet.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e quajti përdorimin e armëve kimike në Siri “një turp moral” dhe tha se qeveria siriane “nuk po sillej si një qeveri që s’kishte asgjë për të fshehur”.
Sipas tij, regjimi i ka të gjitha kapacitetet për të prodhuar armët kimike dhe kishte gjithashtu një motiv për t’i bërë sulmet. Siria ka shkatërruar provat dhe sulmi që ndodhi të hënën nuk bëri asgjë tjetër, veçse dëmtoi besueshmërinë e qeverisë.
Ministri i Jashtëm sirian, Moallem, i mohoi akuzat. “Ata thanë se janë forcat siriane ato që e përdorën armën dhe unë e mohoj kategorikisht këtë. Nuk ka asnjë vend në botë që përdor armë të shkatërrimit në masë për të luftuar popullin e tij. Nëse ndonjë njeri ka prova që e vërtetojnë këtë, atëherë le t’i bëjë publike”, deklaroi me ton të ashpër zëri ministri.
Ai shtoi se rebelët duhet të merrnin përgjegjësi për masakrën dhe se liderët perëndimorë po i përdornin armët kimike si një justifikim për të përndjekur regjimin e Assad.
Moska reagon - Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus e akuzoi të martën SHBA-në se po përpiqej të krijonte justifikime të pabaza dhe artificiale për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri. Dhe Kina është shprehur kundër sulmeve në Siri, duke thënë se do të sillnin katastrofë në Lindjen e Mesme.
Inspektorët vonohen - Grupi hetimor i OKB-së pritej që të martën të drejtohej për në Ghouta për të marrë provat e përdorimit të armëve kimike. Por ministri i Jashtëm sirian, tha se udhëtimi në periferi të Damaskut u shty për sot, për arsye sigurie.
Sulmi
Tri strategjitë e SHBA-së për sulmin e mundshëm ndaj Sirisë
Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave ka marrë fund. SHBA thotë se është kaluar vija e kuqe dhe ka tri mundësi ndërhyrjeje ushtarake. Sipas burimeve pranë autoriteteve të sigurisë amerikane, Shtëpia e Bardhë ka diskutuar tre skenarë:
1. Zonë ndalim-fluturimi
Një zonë ndalim-fluturimi do të thotë që amerikanët të ndalojnë qarkullimin ajror në një zonë të caktuar. Më pas helikopterët dhe avionët sulmues të ushtrisë siriane nuk duhet të ngrihen në ajër dhe atëherë Assad nuk do të jetë më në gjendje të sulmojë nga ajri rebelët. “Për rebelët do të ishte një ndihmë e madhe”, thotë Hans-Joachim Schmidt, nga Fondacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve në Hessen.
Sidoqoftë amerikanët duhet të nxjerrin jashtë loje mbrojtjen ajrore siriane, thotë Paul Rogers, ekspert sigurie pranë “Oxford Research Group”. Kjo do të kushtonte shumë dhe do të ishte e rrezikshme, sepse Rusia ka pajisur Sirinë me një sistem mbrojtës modern. “Nëse rusët furnizojnë, amerikanët do të kenë një problem të vërtetë”, thotë Schmidt. Ai nuk e mendon të mundshëm vendimin e SHBA-së për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi: “Një gjë e tillë do të përfshinte shumë Amerikën në konflikt dhe qeveria amerikane nuk e do një gjë të tillë”. Për aprovimin e një zone ndalim-fluturimi, është i nevojshëm edhe një votim unanim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kina e Rusia nuk do të bëjnë një gjë të tillë.
2. Sulm me raketa
Edhe me sulmet me raketa “Kruiz”, SHBA mund të shkatërrojnë shumë aerodrome ushtarake dhe mund të dobësojnë kapacitetet ajrore të Sirisë. “Këto raketa kanë një rreze shkatërrimi prej 20 metrash dhe 10 të tilla do të mjaftonin për shkatërrimin e një objektivi”, thotë Rogers. Amerika ka stacionuar në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse, të cilat janë në gatishmëri. Avionët ushtarakë më pas nuk mund të ngrihen më në ajër.
Schmidt nga Fondacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve e shikon ndërhyrjen ushtarake si një opsion të mundshëm. “SHBA nuk do të përfshihet shumë në këtë konflikt. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte efektive, por e kufizuar, si një sinjal që të mos përdoren më armë kimike”. Gjithashtu edhe kjo mënyrë e sulmit duhet të marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo është pamundur.
3. Ndihma me armë për rebelët
Zyrtarisht SHBA, deri tani, nuk ka mbështetur me armë rebelët, por ka dhënë ndihmë mjekësore. Rebelët marrin armë dhe municione përmes Turqisë dhe Jordanisë, me financime nga Arabia Saudite dhe Emirate të tjera të vogla, shprehet Rogers. Schmidt e shikon me skepticizëm ndihmën konkrete me armë: “Për armët moderne amerikane, rebelët duhet të trajnohen në fillim”. Kjo kërkon shumë kohë.
Sidoqoftë një problem për këtë opsion është që radikalët islamikë të Frontit-Nusrah mund të kthehen në fraksionin më të fortë të rebelëve. Po aq shumë sa amerikanët duan që Assad të ikë nga pushteti, edhe të tjerët nuk duan që sistemi modern i mbrojtjes nga raketat të mos bjerë në duart e radikalëve islamikë. “Ekziston frika se situata mund të bëhet edhe më shumë problematike, në rast se në vend të Assad-it në pushtet vijnë islamikët”, thotë Rogers.
Burimi DW
Ministri i Jashtëm sirian foli me një ton sfidues të martën, mes thirrjeve në rritje të ndërkombëtarëve për përgjigje ushtarake në Siri, pas dyshimeve të mëdha për përdorim të armëve kimike.Ministri deklaroi: Siria nuk është kafshatë e lehtë për t’u gëlltitur

Similar topics
» A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore?
» NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite
» Irani paralajmëron Shqipërinë: “Pranuat muxhahedinët, tashmë jeni të kërcënuar!”
» Një lajm i tmerrshëm vjen nga Siria, Al-Kaeda: Të nisim “luftën e shenjtë”
» A mund ta ndryshojne motin ...?
» NASA paralajmëron stuhi diellore, Toka në errësirë për 2 vite
» Irani paralajmëron Shqipërinë: “Pranuat muxhahedinët, tashmë jeni të kërcënuar!”
» Një lajm i tmerrshëm vjen nga Siria, Al-Kaeda: Të nisim “luftën e shenjtë”
» A mund ta ndryshojne motin ...?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi