Me çfarë janë ushqyer paraardhësit tanë?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Me çfarë janë ushqyer paraardhësit tanë?
Menyja e stërgjyshërve tanë të lashtë para tre milionë e gjysmë vjet është përbërë kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar hulumtimi i ri i udhëhequr nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit. Rezultatet e publikuar në numrin e ri të revistës “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanë befasuar shkencëtarët sepse tregojnë që hominidët e lashtë shumë më herët se sa është menduar kanë ndryshuar mënyrën e ushqimit të zakonshëm për majmunët antropomorf, çka u ka mundësuar mobilitet të madh dhe pavarësi nga pyjet. Hulumtimi i ri tregon që hominidët e hershëm kanë mundur të mbijetojnë në habitatet pa drunj, çka u ka mundësuar të braktisin pyjet dhe të hulumtojnë vise më të largëta. Më herët ekspertët kanë konsideruar që paraardhësve tanë të hershëm për këtë lloj ushqimi u janë dashur dhëmbë dhe muskuj më të fortë. Autorët supozojnë që me siguri nuk janë ushqyer me gjethet e bimëve tropikale por me rrënjët, bërthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumë më shpejt shpenzojnë dhëmbët dhe janë më vështira të treten. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Australopithecus bahrelghazali ka ngrënë edhe disa kafshë që janë ushqyer me barishte tropikale. “Megjithatë, pasi që as njerëzit e as primatët tjerë nuk hanë shumë ushqim të kafshëve, ndërsa homonidët përveç kësaj nuk janë, sikurse mishngrënësit, të pajisur me dhëmbë të mprehtë, mund të supozojmë që kanë ngrënë direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar prof. Lee-Thorp.
Similar topics
» Cfare Shprehin Syte Tane?
» Çfarë Nuk Duhet Thënë Vajzave Kur Janë Solo
» Ja cilët janë 10 shqiptarët më të pasur
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Biondinat Më Nuk Janë Ideale, Femra Ideale Janë…?
» Çfarë Nuk Duhet Thënë Vajzave Kur Janë Solo
» Ja cilët janë 10 shqiptarët më të pasur
» Ndodh tani, tërbohet Fevziu: “Ku janë demokratët?, dy ditë rresht janë zhdukur të gjithë, pranimi i humbjes është i barabartë me fitoren në demokraci”
» Biondinat Më Nuk Janë Ideale, Femra Ideale Janë…?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi