Skandalet diplomatike, ambasadori kosovar i Berlinit dhunohej nga sekretarja
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Skandalet diplomatike, ambasadori kosovar i Berlinit dhunohej nga sekretarja
Ministria e Jashtme ka heshtur skandale të shumta në misionet e veta diplomatike. Një i tillë i rëndë ka ndodhur më 2012. Sekretarja e Parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu, e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.
“Kohavision” ka siguruar ekskluzivisht korrespodencën zyrtare në të cilën Mirdita e kishte alarmuar Ministrinë e Jashtme, por kjo kishte marrë masa ndaj të dyve. Musliu është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Ish-ambasadori Vilson Mirdita është terrorizuar nga motra e deputetes së PDK-së në Kuvend, gjatë gjithë kohës së shërbimit në këtë ambasadë.
Një seri komunikimesh zyrtare që i ka ekskluzivisht, ambasadori Mirdita ankohej vazhdimisht në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për sjelljet e sekretares së Parë, Fatmire Musliu.
Në to shpjegohen në detaje se si Musliu shpërfillte hierarkinë dhe punonte krye më vete, duke e vënë misionin diplomatik shumë herë në pozita të palakueshme.
Acarimet e vazhdueshme kishin kulmuar me sulmin fizik të Musliut ndaj ambasadorit Mirdita. Burime të shumëfishta ia kanë konfirmuar KTV-së se Musliu vazhdon të mbetet personi kryesor në ambasadë dhe ka sjellje të këqija me të gjitha palët e mundshme.
Ndërkohë gjatë ditës zëdhënësi Behrami, i ka konfirmuar KTV-së se Musliu në bazë të rotacionit do të bartet në Konsullatën e Kosovës në Shtutgard.
/Shekulli Online/E.D./
Similar topics
» Arratisje spektakolare nga burgu zvicerian, mes të arratisurve 1 shqiptar dhe 1 kosovar
» Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
» Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi