Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
Implikime te renda te drejtuesve te policise. Rastet ne Fier, Shkoder, Vlore, Diber, etj. Nga skandalet seksuale te perdorimi i mjeteve te policise per pune private dhe “shume private”. Grade kryekomisar per “besnike te PD-se” qe kane mbaruar vetem shkollen e mesme. Police qe marrin rrogen duke nxjerre nga portofoli fotografine e Berishes. Shefa qe perdorin makina e te vrareve nga krimi. SHKB dhe Drejtoria e Burimeve Njerezore, nuk merren me krimin, por me listen e “rebeleve” kunder pushtetit. Arsyet e levizjeve te shumta ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit. Ne 7 muaj, 8 shefa komisariati te nderruar per “shkak te Lazaratit”, etj
Letra e meposhtme eshte derguar ne redaksine e DITA nga nje drejtues policie, i cili kerkon t’i ruhet anonimati. Letra pasohet nga disa denoncime konkrete, te cilat DITA do ti botoje ne numrat ne vijim. Ne kete leter hidhet sadopak drite mbi arsyet e degjenerimit te policise se shtetit. Ky degjenerim eshte sot shkaku i renies se frikshem te autoritetit te shtetit dhe shtimit te krimeve dhe vrasjeve qe po trondisin edhe keto dite opinionin publik. Me poshte, teksti i letres:
Pak dite me pare, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, liroi nga detyra dy komisare policie me motivacionin per thyerje te rregullave te etikes dhe moralit. Ne pamje te pare ky eshte nje lajm i mire per kedo qe beson se problemet e policise me ne fund jane zgjidhur te gjitha, derisa ju erdhi radha atyre qe “shkelin etiken”. Pra, gjithcka ecka si ne vaj dhe te krijohet pershtypja se performanca e policise se shtetit paska arritur ne ato nivele sa do ta kishte zili cdo homologe e saj. Nese do te ishte keshtu vertete, cili njeri i mire ne kete vend, nuk do ta pergezonte e perkrahte punen e uniformave blu, sidomos ne kete periudhe te nderrimit te pushtetit e sezonit te pushimeve verore? Por, e verteta nuk eshte keshtu.
Cdo qytetar shqiptar eshte deshmitar i asaj qe po ndodh. Duke ju hedhur nje sy kronikave te zeza qe japin mediat, jane ne gjendje te vleresojne ate qe reklamohet dhe ate cka ndodh realisht me punen e policise. Sidomos pas 24 qershorit, jemi deshmitare se uniformat blu kalojne emocione dhe frike se cdo te ndodhi me fatin e ardhshem te tyre. Kete krize e perjetojne jo vetem ata qe kane shkelur haptazi e dukshem ligjin, por edhe ata qe me heshtjen e tyre, me mospasjen e guximit per te denoncuar koleget dhe eproret e tyre per shkeljet e konstatuara ne njefare menyre jane bere te fajshem, por jo sa ata. Ku te ankoheshin? Te kush? Po pasojat?
[b style="margin: 0px; padding: 0px; outline: 0px; font-family: inherit; font-size: inherit; font-style: inherit; font-variant: inherit; line-height: inherit;"]Roli i SHKB[/b]
Gjate ketyre viteve ne rradhet e policise se shtetit, eshte krijuar nje kaste kuadrosh arrogante, keqberese e aspak njerezore (profesionalizmi nuk diskutohet qe jo), qe benin ligjin kudo e mbi kedo, qe abuzonin me detyren, ne dem te te tjereve ne menyre te dhimbshme, qe perdornin ndaj vartesve gjithe fjalorin me te keq te mundshem, qe shanin edhe me rob shtepie, qe te benin lecke para publikut pa asnje te drejte e pa asnje shkak, te paafte e pa kulture, qe po t’i kundershtoje te lironin ne vend.
Ne keto vite kuadrot benin rrokade pa kuptim, pa asnje lloj suksesi, qe vendosnin vete per kurse kualifikimi jashte shtetit, per vete dhe per miqte e tyre, por qe vetem eksperience pune nuk na sollen prej andej ku shkonin. Te numerosh raste te tilla duhet kohe, ndersa te zbulosh lidhjet e tyre, del se uniformat blu keto vite i kane drejtuar nje grusht personash me lidhje miqesore, shoqerore e interesi sa eshte normale te perdoret fjala “mafie”.
Ne krye te kesaj detyre ka qendruar Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, e cila per rastet qe kane ndodhur ne dhe me policine e shtetit, jo vetem qe nuk e ka kryer detyren funksionale, por ka qene thjesht nje organizate partie nese gjykojme duke krahasuar perberjen dhe detyren qe kishte me ate qe kryente ne te vertete.
Ne radhet e kesaj drejtorie u futen militante partie, hakmarres e te paafte, qe nuk kishin lidhje me formim e njohuri policore. Kjo drejtori, si e tille duke instaluar dhe psikozen e frikes, ka abuzuar ne detyren e saj dhe eshte bere pale e perkrahese me shkelesit e ligjit sepse ishin besnike partie. SH.K.B-ja keto vite eshte mburrur se ka luftuar korrupsionin ne radhet e policise duke liruar nga detyra 2-3 police rrugore ne komisariatin e policise Tepelene, sepse kishin marre rryshfet 2 mije leke te reja. Nderkohe qe nuk u mor fare me rastin e Krenar Ahmetit, psh, i cili sic dihet, para kater vitesh ne “Shetitoren Deshmoret e Kombit” demonstroi hapur bindjet e tij partiake, duke njollosur uniformen e policise se shtetit me veprime te shemtuara. Rasti i ketij punonjesi policie nuk eshte i vetmi dhe per t’u theksuar eshte se dhe roli i SH.K.B-se ka qene po i njejte: Inekzistent.
Kjo drejtori nuk eshte marre asnjehere me rastet e policeve te vrare, te dyshuarit e perfolur ne keto vrasje, si dhe me asnje rast te perfolur nga mediat e personalitete te ndryshme per implikime e inkriminime te uniformave blu deri ne kupolen e larte te Drejtorise se Pergjithshme, me emerimet e pranimet pa kriter qe me paaftesine e tyre jane bere burim konfliktesh e hakmarrjesh, etj…
Shkurt, SH.K.B-ja e mbylli misionin e vet duke hartuar listat e “rebeleve” kunder pushtetit. Ne te njejten linje, me po te njejtat forma e metoda ka funksionuar dhe Drejtoria e Burimeve njerezore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, e cila vetem politike kuadri nuk ka kryer. Me urdher nga lart apo me iniciativen e vet, kjo zyre asnjehere nuk e ka trajtuar kuadrin sipas perkushtimit e profesionalizmit. Me apo pa urdher ajo ka thyer rregulloren qe percakton rastet e levizjeve te kuadrove si vleresimi i punes, njoftimi te pakten nje muaj me pare per transferim, motivacionin e levizjes qe jane shoqeruar dhe me kosto financiare, pasi nje punonjes policie kur transferohet larg baneses perfiton page shtese per largesine por edhe per bashkeshorten. Levizjet jane kryer per arsye preferencash, tendencash, ceshtje bastesh, duke e kthyer politiken e kuadrit ne nje prone private qe nuk do ta aplikonte as policia me e dobet private. Primare ne levizjen e kuadrove, sidomos te atyre me ngritje ne detyre, te atyre perfitonin grada, qe caktoheshin ne te ashtuquajtura vende te privilegjuara, ka qene jo meritokracia por partishmeria.
[b style="margin: 0px; padding: 0px; outline: 0px; font-family: inherit; font-size: inherit; font-style: inherit; font-variant: inherit; line-height: inherit;"]Disa shembuj per keto raste qe permendem[/b]
Ne nje komisariat ne jug te vendit, per shtate muaj jane ndryshuar tete shefa komisariati, ndersa po kaq dhe shefa krimesh e shefa rendi. Arsyeja? Ky rreth ka ne juridiksionin e vet dhe malin e Sopotit nga ku duket ne pellembe te dores fshati Lazarat, i njohur per kultivimin e bimeve narkotike, ku kuajt dhe mushkat nuk i kursejne “vizitat” gjate nates midis vendeve fqinje.
Para tre apo kater muajsh, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster eshte hartuar nje liste me mbi dhjete kuadro, te cilet jane transferuar ne rrethe te ndryshme te vendit. Thone se per kete levizje ka dy arsye: e para per bindje politike dhe e dyta, se ata nuk u bene pale me askend, e per kete pika e kontrollit policor ne Ujin e Ftohte Tepelene ngelej “jo ne duar te sigurta”…
Ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit, jane bere levizje te shumta nga Tirana e Jugu ne Veri, nga Lezha ne Korce, nga Veriu ne Jug me te njejtin motivacion: per nevoja pune. Ky motiv ka qene refren ne politiken e kuadrit te ketij institucioni nder vite.
Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit te Korces ka qene me pare dhe 10 dite si Drejtor i Qarkut te Beratit. Arsyet e kesaj levizje jane dy: ne Berat si i paafte, ndersa ne Korce si i privilegjuar.
Kryepolici i Qarkut te Fierit dy vjet me pare kur ishte drejtor ne Qarkun e Shkodres u lirua per shkak te nje skandali seksual sic u cilesua nga media, nderkohe qe me pare kishte marre masen disiplinore ulje ne grade. Thone se ky drejtor ka qene edhe nje politikan i zellshem, pasi kudo qe ka punuar ne sy te vartesve, e brenda ambjenteve te policise ka share e ofenduar politikane te majte. Ngelet i dyshimte si riciklimi i tij ne detyre por edhe rifitimi i grades, nderkohe qe largimi i tij eshte festuar nga vartesit, per shkak te problemeve qe ka pasur ne komunikimin me ta.
Drejtori i Policise se Qarkut Vlore eshte aq “mediatik” sa edhe per zbulimin e nje vjedhje te vogel del jep konference shtypi, por hesht kur karabineria italiane kap disa here rresht 1,5 ton droge me origjine nga Shqiperia, e konkretisht nga Vlora. Drejtori i Policise se Qarkut Diber, si dhe Shefi i Qarkullimit rrugor ne kete drejtori, kane bere fushate me mjete te bllokuara per vepra te ndryshme penale. Tipik eshte rasti i Shefit te Komisariatit te Policise Mat, i cili me mjetin e te ndjerit Halit Dedja, i vrare para 2-3 vitesh ne Tirane per hakmarrje apo larje hesapesh, ka shkuar ne cdo fshat, duke bere haptazi fushate per partine e tij te zemres.
E tepert te permendim shume shefa komisariatesh, te cilet kane lene detyren dhe kane shoqeruar per fushaten elektorale kryeministrin ne detyre, si dhe diten e zgjedhjeve jane larguar nga detyra 200-300 km larg, per te votuar duke e lene ecurine e procesit zgjedhor ne meshire te fatit. Ka edhe oficere me graden kryekomisar ne nje qytet verior qe ka mbaruar vetem shkollen e mesme mekanike, por qe s’di te punoje as si mekanik, pale me te kryeje detyren e policit. E vetmja gje qe ben ky njeri, eshte se i ben mire picat per shefat.
[b style="margin: 0px; padding: 0px; outline: 0px; font-family: inherit; font-size: inherit; font-style: inherit; font-variant: inherit; line-height: inherit;"]Te papermbajtur ne fushaten zgjedhore[/b]
Kuadro policie dhe police te zakonshem jane treguar te papermbajtur ne fushaten zgjedhore duke i shprehur haptazi bindjet e tyre politike seriozisht, duke nxjerre nga portofoli fotografine e kryeministrit ne ikje, e duke e puthur shpreheshin “te falte zoti shpirtin”. Te vjen sidomos keq, qe nje zevendes drejtor i pergjithshem ka marre pjese ne inagurimin e tunelit Tirane-Elbasan se bashku me familjen e vet, nderkohe qe te qenurit atje sidomos me familjen nuk e perligj dot, pasi me ruajtjen e zyrtareve te larte te shtetit, sic dihet merret Garda e Republikes.
Ne policine e shtetit, ne dhenien e gradave, nuk ka ndikuar meritokracia, edhe pse ne kete proces jane perfshire edhe te huaj. Kjo vertetohet nga niveli i ulet qe ata kane, nga komunikimi, nga te folurit, nga veshja, nga menyra e te ecurit, etj… Ne sektoret e finances e logjistikes nuk ka transparence dhe per t’u permendur qe ndoshta nuk do te kete nevoje per komente jane disa fakte.
Karburanti nuk perdoret per pune, per aksione policore, por per pune private, madje shume private… Shefat levizin me mjetet e punes, edhe pse ka nje Urdhe te Drejtorit te Pergjithshem, qe ndalon perdorimin e automjeteve te punes jashte juridiksionit qe mbulojne, ndersa uniformat e policeve sigurohen duke u blere me leke ne nje dyqan privat diku te stacioni i trenit ne Tirane. Nje e vertete e shemtuar kjo, po te kemi parasysh dhe faktin se po keta police jane futur ne pune me leke, mbijetojne duke paguar leke dhe tash se fundi urdherohen ta blejne uniformen e policise me leke.
Ka dhe gjera te tjera te cilat Drejtori i Pergjithshem duhet t’i dije, e se per keto nuk mund te kete as ndjese e as pendese. I vetmi justifikim i tij mund te jete shprehja se une “de jure” kam qene drejtor, por “de fakto” jo. Atehere, kush e ka drejtuar keshtu ne keto vite policine e shtetit?
Normale qe kjo pyetje do te marre pergjigje se shpejti, por ajo qe duhet te bejme eshte qe te nxisim e te perkrahim punen e mire te shumices se kuadrove per ta vazhduar kryerjen e detyres me kurajo e profesionalizem derisa te vihen pikat mbi “i” ndaj atyre qe na kane neperkembur e poshteruar padrejtesisht e qellimisht deri tani.
/Burimi: Gazeta Dita
Similar topics
» Krimi Në Familje Nuk Ka Të Ndalur, Dhëndri Vret Vjehrrin 91-Vjeçar
» Skandalet diplomatike, ambasadori kosovar i Berlinit dhunohej nga sekretarja
» Sa Kushton Krimi Kibernetik?
» Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku
» “Big Brother”, Deklarata Shokuese E Banores: Rikja Është Les Bike
» Skandalet diplomatike, ambasadori kosovar i Berlinit dhunohej nga sekretarja
» Sa Kushton Krimi Kibernetik?
» Histori shokuese: 28 vjeçarja tregon SMS erotike dhe se si e ka përndjekur mjeku
» “Big Brother”, Deklarata Shokuese E Banores: Rikja Është Les Bike
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi