AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston

Shko poshtë

Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston  Empty Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 20, 2013 1:17 am

Rreth 50 % e njerëzve ndihen të dashuruar që pas takimit të parë me partnerin potencial të dashurisë, gjë që dëshmon se edhe në kohët moderne njerëzit kanë mbetur romantikë.


Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston  3b80d749-95f0-45e2-b1dd-26021a86acde---0-Këtë e ka dëshmuar hulumtimi i portalit turistik britanik, “Expedia”. Sipas tij, rreth 25 % e meshkujve qysh pas takimit të parë e di a është ajo femër për ta, apo jo, kurse 29 % prej tyre kanë thënë se që në takimin e parë femra iu ka lënë përshtypje, edhe pse nuk janë dashuruar, shkruan “Daily Mail”.


Por, femrat nuk janë kaq të “ngutshme”. Vetëm një në pesë femra kanë deklaruar se janë magjepsur nga mashkulli që në takimin e parë, derisa shumicës prej tyre iu duhen të paktën tri takime, për të vlerësuar se a ka shanse për lidhje. Bisedat rreth seksit janë ajo që shumica e femrave i konsiderojnë si të papërshtatshme për takimin e parë, kurse meshkujt në këtë takim nuk duan të bisedojnë rreth martesës dhe krijimit të familjes.


Temat neutrale, sikur që janë ato rreth punës, udhëtimeve dhe hobeve, janë më të përshtatshmet për takimin e parë. Për 81 % të të anketuarve, përparimin më të madh në lidhje e ka sjellë kalimi i përbashkët i pushimeve verore, sepse gjatë tyre partnerët njihen më mirë midis vete.

♛Melody♛
♛Melody♛

Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston  Coolte21

Shteti Shteti : Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi