Lady D, cmendurisht e dashuruar me Hasnat Khan
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Lady D, cmendurisht e dashuruar me Hasnat Khan
Lady Diana ishte ‘cmendurisht e dashuruar’ dhe ‘deshironte te martohej’ me kirurgun e zemres me origjine pakistaneze Hasnat Khan, me te cilin kishte pasur nje marredhenie para se te frekuentonte Dodi al Fayed. E zbulon per “Vanity Fair” nje mikeshe e afert e princeshes, Jemina Khan
Ne numrin e shtatorit te revistes “Vanity Fair”, artikulli mbi princeshen e Uellsit jep detaje te historise se dashurise midis saj dhe kirurgut pakistanez, Hasnat Khan, me te cilin ajo kishte pasur nje marredhenie 2-vjecare, para vdekjes se saj ne vitin 1997. Per prestigjiozen amerikane ka folur Jemina Khan, ish-bashkeshorte e Hasnat Khan dhe mikeshe e afert e princeshes.
Marredhenia e tyre filloi ne vitin 1995, pasi u njohen ne spitalin “Royal Brompton”, kur Diana po vizitonte nje mikun e saj te shtruar per probleme me zemren.
“Ishte cmendurisht e dashuruar pas Hasnat dhe deshironte te martohej me te, edhe pse kjo nenkuptonte se do t’i duhej te transferohej dhe te jetonte ne Pakistan”, deklaron Jemina. Ajo kujton se e priti Dianen dy here ne Pakistan, me rastin e mbledhjes se fondeve per nje spital qe do te ndertohej atje, por edhe per te diskutuar ne fshehtesi per martesen me Hasnat. “Deshironte te dinte se sa te veshtire do ta kishte po te jetonte ne Pakistan dhe kerkonte keshilla se si te pershtatej me burrat pakistaneze dhe bagazhin e tyre kulturor”, pohon Jemina.
Ne maj te 1996-s, princesha vizitoi familjen e tij ne Lahore. Kerkonte te kalonte kohe me familjen e Hasnatit, ne menyre qe te njihej me te dhe te merrte miratimin e mamase se tij mbi lidhjen. “Martesa me nje vajze angleze eshte makthi me i keq per cdo nene konservatore”, shpjegon Jemina.
“Hasna, te cilin Diana e pershkruante si “Mister Mrekullia” ishte nje burre shume i rezervuar qe vinte nga nje familje pakistaneze konservatore. Ishte shume i shqetesuar se si do te funksiononte marredhenia e tyre. E urrente mendimin se do te perfundonte nen objektivin e kamerave gjate gjithe jetes se tij”, shton ajo.
Hasnat-Khan
Sipas sherbetorit te princeshes, Paul Burrell, marredhenia e tyre perfundoi ne qershor te 1997-s nga vete Diana. Ne perfundim te raportit, ajo filloi te takohej me Dodi al Fayed, ndosha nje tentative per te bere xheloz Hasnat, i cili deri me tani nuk ka folur kurre publikisht per lidhjen e tyre dhe as nuk ka bashkepunuar me regjisoret e filmave mbi jeten e princeshes. Megjithate, “romanca sekrete” e tyre eshte ne fokus te filmit “Diana” qe del ne kinema ne muajin shtator.
Diana dhe Al Fayed humben jeten ne nje aksident automobilistik ne Paris, ne perpjekje per t’u shpetuar paparaceve. Ne mars te 2008-s, Hasnat deklaroi ne lidhje me procesin e vdekjes se Dianes, se marredhenia e tyre kishte filluar ne veren e vitit 1995 dhe, edhe pse kishin biseduar per t’u martuar, ai i kishte thene se nuk mund ta perballonte vemendjen e medias. Gjithashtu deklaroi se besonte se perplasja e makines qe shkaktoi vdekjen e princeshes ishte nje “aksident tragjik”. Kirurgu i kishte thene policise ne vitin 2004 se dyshonte qe ajo mund te ishte shtatezene ne momentin te vdekjes sepse perdorte gjithmone pilula kontraceptive.
/Burimi: Gazeta Dita
Similar topics
» A eshte i dashuruar me ju?
» Lady Gaga skandalizon MTV-në
» MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER!
» Lady Gaga: Ja përse vishem çuditshëm!
» Erkand Qerimaj: Jam i dashuruar dhe ndihem gati për një tjetër medalje
» Lady Gaga skandalizon MTV-në
» MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER!
» Lady Gaga: Ja përse vishem çuditshëm!
» Erkand Qerimaj: Jam i dashuruar dhe ndihem gati për një tjetër medalje
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi