AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER!

Shko poshtë

MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER! Empty MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER!

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 02, 2013 5:10 am



Media mbi vdekjen e Lady Diana: U vra me snajperLONDER-Plot 16 vjet pasi Princesha e Anglisë, Lady Diana, është ndarë nga jeta, një gazetare angleze, Sue Reid, hedh një tjetër tezë të vdekjes se saj, duke ngritur dyshime se shoferi me të cilën udhëtonte princesha është goditur nga një agjent i forcave speciale me snajper. 

Një foto e realizuar nga paparacët natën që vdiq Lady Diana e tregon princeshën në momentin që ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pas takimit që ajo kishte pasur me të dashurin e saj Dodi Fayed. Lady Diana duket e merakosur mbi ndjekjen e paparaceve. 2 minuta me pas ndodhi aksidenti i rende. Gazetarja Reid ka treguar se është marrë me çështjen e princeshën Diana që në fillim, duke deklaruar se ka folur me dëshmitaret okularë, policinë franceze, oficeret e inteligjences britanike, miq të Dianës dhe Dodit. Reid tha se ka intervistuar edhe prindërit e shoferit Henri Paul, të cilët ishin shprehur se djali i tyre nuk ishte i varur ndaj alkoolit. 
snajper
Madje sipas saj shumë prej te intervistuarve besojnë se vdekja e Dianës nuk ishte aksidentale. Në bazë të hetimeve të gazetares Reid, e përditshmja Daily Mail shkruan se paparacët të cilët thuhej se po ndiqnin Dianën nuk ishin në tunelin ku ndodhi aksidenti. "Gazetarët zbuluan atëherë se motoçikleta që kaloi Mercedesin e Dianës në tunel nuk ishte e paparacëve" shkruan më tej gazetarja. Sipas saj në motorrin që ndiqte makinën mund të kenë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mund të ketë qëlluar në drejtim të shoferit apo makinës për të devijuar drejtimin e saj. Lady Diana humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në 31 gusht të vitit 1997 së bashku me të dashurin e saj Dodi Fayed. 

(d.b/J.Knezi/BalkanWeb)


MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER! 165921_292272384249146_1888767033_n
♛Melody♛
♛Melody♛

MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER! Coolte21

Shteti Shteti : MEDIA MBI VDEKJEN E LADY DIANA: U VRA ME SNAJPER! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi