Nuk Ka Plazhe Publike, Protestë Me Bikini Para Bashkisë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Nuk Ka Plazhe Publike, Protestë Me Bikini Para Bashkisë
Mungesa e plazheve publike ka bërë që shoqata “Reago” dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit të protestojnë dje para Bashkisë së Durrësit, duke manifestuar në një mënyrë krejt origjinale. Aktivistët e këtyre organizatave, të veshur me rroba banje kanë instaluar para lulishtes së bashkisë një miniplazh, duke vendosur 2 çadra e disa shezlongë. Kreu i ZMK, Altin Goxhaj deklaroi se 100% e sipërfaqes së plazhit në zonën nga Ura e Dajlanit, Përroi i Agait deri në kufi me Golemin është zaptuar nga privatët.
“Bregdeti i Durrësit është zaptuar nga plazhet private dhe nuk gjen asnjë hapësirë publike për pushuesit, të cilët janë të detyruar të paguajnë për të qëndruar në plazh, çadrën nga 300 deri në 600 lekë në ditë. Pushuesit nuk kanë vend ku t’i vënë çadrat e tyre. Ne i sollëm këtu para bashkisë, në lulishte, për t’i thënë kreut të saj, Vangjush Dako, se me të njëjtën situatë po përballen të gjithë pushuesit në Durrës”, – u shpreh Goxhaj. Nga ana tjetër, megjithëse në të gjithë hapësirën bregdetare ushtojnë aktivitetin me qindra subjekte private, të licencuar janë vetëm një numër minimal, ndërsa të tjerët janë të paregjistruar dhe nuk i paguajnë asnjë lloj takse pushtetit vendor.
SITUATA
Nga një vëzhgim i bërë në terren, rezulton se një hapësirë jo më e madhe se 100 metra katrorë i ka mbetur publikut tek zona e njohur si “Apolonia”, pranë anijes së mbytur. Edhe kjo sipërfaqe ka mbetur e pazaptuar, sepse aty mblidhen leshterikët me shumicë gjatë gjithë vitit. Raporti i ndarjes së sipërfaqes së bregdetit, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, duhet të jetë 40% për publikun dhe 60% për privatin, sepse hotelet duhet të kenë plazhe për pushuesit e tyre. Bashkia e Durrësit ka përcaktuar 4 plazhe publike, përkatësisht tek “Apollonia”, “Hekurudha”, “Rrota e Kuqe” dhe “Iliria”, minimalisht me nga 1 mijë metra katrorë secili. Por aktualisht asnjë plazh nuk është i lirë. Ndërkaq, edhe vetë pushuesit e kanë shprehur këtë shqetësim, duke pohuar se, pavarësisht se disa zona të plazhit konsiderohen si publike, ato janë nën zaptimin e privatëve. Për çdo vit nga tatimorët dhe bashkia janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për lirimin e hapësirave publike dhe licencimin e subjekteve private.
Por këtë vit, këto struktura janë inekzistente. Pjesa më e madhe e privatëve që kanë zaptuar plazhet, janë ilegalë, të paregjistruar e të palicencuar, ndërsa tatimorët e njësive vendore e ata të Drejtorisë Rajonale, ose janë të pafuqishëm për të mbledhur detyrimet, ose janë korruptuar nga privatët duke i lënë të lulëzojnë në informalitet.
29.07.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Situatë e rënduar, protesta para bashkisë
» Ambientalistët protestë para Parlamentit për ndërtimin e xhamisë
» Itali, vajza shqiptare e hedhur ne qesen e plehrave po lufton me jeten, gra e burra proteste para spitalit
» Noizy e bën lidhjen e tij publike, priti derisa e dashura mbushi 18 vjeç
» Tiranë, eksploziv makinës së punonjësit të bashkisë
» Ambientalistët protestë para Parlamentit për ndërtimin e xhamisë
» Itali, vajza shqiptare e hedhur ne qesen e plehrave po lufton me jeten, gra e burra proteste para spitalit
» Noizy e bën lidhjen e tij publike, priti derisa e dashura mbushi 18 vjeç
» Tiranë, eksploziv makinës së punonjësit të bashkisë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi