AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra

Shko poshtë

 Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra Empty Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 26, 2013 6:30 pm


  • Policia: Gjoshi ka probleme të rënda mendore. Familjarët treguan se para dy vitesh nisi të kurohej për alergji



 Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra Eris


Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dhëna masa e arrestit me burg për 28-vjeçarin Ersenik Gjoshi, i cili vrau me thikën e bukës nusen e tij. Ai jetonte në një shtëpi me Anxhelën prej një viti dhe kishin një dashuri prej më shumë se tre vitesh. Në kafazin e hekurt i riu ka shprehur pendim për gjithçka ka kryer. Gjatë rrëfimit ai ka shfaqur çrregullime mendore, aq sa avokati ka kërkuar të kryhet një vizitë për shëndetin e tij mendor. Gjoshi ka deklaruar së në të vërtetë fillimisht ka dashur ta vrasë ajo, por ai i ka marrë thikën dhe e ka vrarë. Gjoshi, në momentet e arrestimit, gjatë deklarimeve, por edhe gjatë marrjes në pyetje, ka treguar se vuan nga probleme të theksuara mendore. Familjarët e të dy palëve kanë saktësuar se i riu kishte nisur të kurohej prej disa muajsh. Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë plotësuar si duhet dosjen në lidhje me gjendjen shëndetësore të të riut, por sipas të dhënave, Gjoshi ka nisur të kurohet prej dy vitesh për alergji dhe ka dyshime të forta se mjekimet jo prefosionale i kanë shkaktuar depresion dhe çrregullime të rënda mendore. 
Ngjarja në Hekal
 Ersnik Gjoshi doli para gjykatës për vrasjen e 18 vjeçares Anxhela, vajzës me të cilën kishte nisur të jetonte prej rreth një viti. Sipas familjarëve, që dëshmojnë ngjarjen, ishte lënë që të rinjtë, pas pushimit të drekës do të dilnin sërish dhe do të punonin në arë, por mes çiftit dyshohet se ka nisur një grindje. Policia, aq sa ka mundur të dokumentojë në atë ngjarje, ka mësuar se sherri ka nisur në dhomën e gjumit. Aty dyshohet se i riu e ka dhunuar fizikisht të renë dhe më pas ka marrë thikën dhe e ka goditur ne kuzhinën e shtëpisë së tyre. Gjithçka është mësuar pas telefonatës që vetë Gjoshi ka bërë për të njoftuar në polici “vetëvrasjen” e vajzës. Të njëjtin version ua ka thënë edhe prindërve të tij në momentin që i ka takuar, në orarin që e kishin lënë të dilnin për të punuar bashkë. Policia fiksoi faktin se në të vërtet autori kishte probleme të theksuara, ndërsa më vonë është zbuluar edhe një letër që ai kishte shkruar njëherë për vajzën e ëndrrave të tij. Letra është gjendur në banesë dhe fliste për dashuri të përjetshme, ndonëse i riu nuk e mban mend se kur e ka shkruar. Ai iu ka thënë policisë se Anxhelën e ka dashur shumë, por ajo deshi ta vriste atë ditë.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra Coolte21

Shteti Shteti :  Kur Ersi Gjoshi dashuronte nusen që vrau, zbulohet letra Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi