AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara

Shko poshtë

Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara Empty Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 26, 2013 5:35 am

Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara Nada-from-yemen
Nada al-Ahdal eshte nje vajze 11 vjece vjecare nga Jemeni, por ne vend se te luante me shoqet e saja pas perfundimit te shkolles ose te bente detyrat shtepise si moshataret tjera, ajo thote se nuk ka pasur tjeter zgjidhje pos qe te ik nga shtepia ne menyre qe te mos martohej per nje njeri shume me te moshuar se ai. Tregimi dhe kerkesa e saj e fuqishme kunder marteses se femijeve eshte postuar ne Youtube.
Ajo shume mire sqaron se me mire do ishte e vdekur se sa te martohej si 11 vjecare dhe denohej te harroj femijerine, edukimin dhe endrrat e saj per te ardhmen. Kerkesa e saj ne youtube tani ka arritur 4 milion shikime. Video u postua pardje ne rrjet social Reddit dhe shpejt ka arritur te nxirret edhe ne portale tjera si MSN dhe Huffington Post. Sipas NOW News, Nada tani jeton me dajen e saj tek i cili kishte ikur kur prinderit e saj provuan ta martonin. Fjalimi i Nadas per terrorin e saj e detyruar te martohet me nje njeri shume me te moshuar se ajo, per padrejtesine e privimit te saj nga edukimi, eshte fjalim imponues dhe i bere ne menyre elegante. Syte e saj jane te fokusuar ne lens te kameres dhe fjalimi i saj eshte i ngutshem por i qarte.
“Do mbetesha pa jete, pa edukim. Si nuk kane meshire?” Pyet ajo.
Kjo video po behet nje mjet efektiv per te sqaruar tmerret e marteses se detyruar te femijeve ne kete vend. Sipas Kombeve te Bashkuara, nje prej nente vajzave ne vendet ne zhvillim do te martohet qe ne moshen 15 vjecare, nje numer i vleresuar prej 14.2 milion vajza ne vit mendohet se do behen nuse si femije ne dekaden e ardhshme.
Ne Jemen, gati gjysma e femrave martohen si femije, raporton Human Rights Watch. Pervec tjerash ne Jemen nuk ka moshe minimale e lejuar per martese dhe kjo i le shume vajza si Nada te cenueshme ndaj dhunimit, abuzimit, varferis dhe shume problemeve tjera shendetesore.
Ne nje interviste me National Geographic, fotografja fituese e cmimit Pulizer Prize, Stephanie Sinclair, sqaron se martesa e femijeve “nuk eshte e demshme vetem per vajzat. Eshte rrenja e shume problemeve tjera shoqerore si: varferia, semundjet, vdekja ne lindje, vdekja e foshnjave dhe dhuna kunder gruas.”
Interneti ka ndihmuar duke i dhene ze kesaj vajze, ze qe po degjohet anembane globit. Por eshte me rendesi te mos harrojme se ka shume vajza tjera mu sikur Nada te cilat nuk mund t’i ikin fatit te tyre dhe fytyrat e te cilave nuk i gjejme ne video si kjo, dhe emrat e te cilave kurre nuk do ti mesojme.


/Burimi: Sherohu.com
♛Melody♛
♛Melody♛

Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara Coolte21

Shteti Shteti : Protesta e 11-vjecares nga Jemeni kunder martesave te detyruara Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi