AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre...

Shko poshtë

Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre... Empty Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre...

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 24, 2013 7:03 pm

Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre... Image?view=image&format=raw&type=img&id=6284Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre... Image?view=image&format=raw&type=img&id=6280Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantuan në Londër, përpara botës, Princin e ri të Familjes Mbretërore dhe më pas lanë spitalin, bashkë me djalin e porsalindur, i cili do të jetë Mbreti i ardhshëm i Britanisë.Princi, i lindur të hënën në orën 16:24 minuta, ende nuk ka emër dhe nuk pritet të njoftohet sot emri i tij, por do të jetë monarku i 43-të i Anglisë.Ai është i treti në radhë për marrjen e Fronit të Mbretërisë së trashëgueshme të Anglisë. Princi Uilliam, duke mbajtur Princin e vogël në dorë, tha se “foshnja ka një palë mushkëri të mira dhe rëndon shumë”. “Ne, - tha ai, - po mendojmë për emrin”. Ndërsa Dukesha tha se është “një moment shumë i veçantë dhe jemi shumë të emocionuar”.
Princi Uilliam, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me humor tha se “fatmirësisht ai ka buzët e së ëmës”. Princi, pasi e nxorri foshnjën me një sedilje për fëmijët, siç e kërkojnë rregullat e qarkullimit për fëmijët, që udhëtojnë me makinë, u largua bashkë me familjen e re të shtuar, duke i dhënë vetë makinës.Mbretëresha Elizabeth nuk ka shkuar në spital për ta vizituar stërnipin, për shkak të angazhimeve të saj, por ka thënë se është e mrekulluar nga lindja e “foshnjës Kembrixh”, siç po quhet tani në mungesë të emrit.Ndërkohë, atje kanë qenë edhe gjyshërit dhe gjyshet e Princit, prindërit e Uilliam dhe Kate, të cilët vitizuan Princin e porsalindur.Lindja e Mbretit të ardhshëm ka shënuar, sipas historianëve mbretëror, një ndryshim të madh dhe reformim të traditës mbretërore. Pikërisht, lindja e tij ka shënuar sanksionimin e barazisë gjinore për pasuesit e Mbretërisë, pasi me vendim parlamentar u sanksionua se, pavarësisht nga seksi, fëmija i lindur do të ishte Mbreti ose Mbretëresha e ardhshme, që në lindje.
♛Melody♛
♛Melody♛

Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre... Coolte21

Shteti Shteti : Përpara botës, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit prezantojnë djalin e tyre... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi