AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat zgjedhin ushqimin përpara dashurisë

Shko poshtë

Femrat zgjedhin ushqimin përpara dashurisë  Empty Femrat zgjedhin ushqimin përpara dashurisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 08, 2013 12:41 am


Ushqimet e shëndetshme janë përparësia femërore e shekullit të 21. Sipas studimeve, femrat shqetësohen më shumë për shëndetin sesa për marrëdhëniet e tyre
Studimi


Ushqimi i shëndetshëm është një nga temat më të trajtuara në botë momentalisht. Kjo sepse ajo ç’ka hamë na bën të jemi këta që jemi. Një ushqim i dëmshëm, ndikon negativisht jo vetëm në organizmin tonë, por edhe në paraqitjen dhe shëndetin mendor.

Varësia ndaj ushqimit jo të shëndetshëm, mund të çojë drejt obezitetit. Për shumë njerëz që e kanë provuar, obeziteti është shkatërrimi i ngadaltë i jetës së një individi, pasi dëmton marrëdhëniet e tij me të tjerët dhe me mjedisin që e rrethon.

Kështu, sipas një studimi të fundit të kryer në Amerikë, u zbulua se 61 për qind e femrave amerikane, mendojnë se është më e rëndësishme të hash ushqim të shëndetshëm, sesa të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.

Në këtë kontekst, triumfon shprehja: “Një trup i shëndetshëm, në një mendje të shëndetshme”. Femrat amerikane kanë zgjedhur së pari trupin e shëndetshëm, e më pas krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme dashurore.

Gjithnjë e më shumë vëmendje po u kushtohet përbërësve natyralë, jetesës së mirë dhe ushqimeve të shëndetshëm tepër të konsumuar si farat “Chia” dhe manaferrat “Acai”. Ushqimi i shëndetshëm është bërë prioriteti numër një i shumë femrave.

Sipas një studimi të ri, dietat e shëndetshme kryesojnë listat e shqetësimeve femërore siç janë rrobat e mira, kursimet monetare ose edhe marrëdhëniet e ndërtuara mirë.

Në studim morën pjesë 1.500 femra, të cilat u pyetën për prioritetet e tyre ushqimore dhe ajo që habiti shkencëtarët ishte përfundimi që doli.

Jennifer Grayson, pjesë e stafit që sponsorizoi studimin, u shpreh se të gjithë janë në merak për temën tepër të lakuar të “ngrënies shëndetshëm”, por rezultatet që u morën nga studimi ishin vërtet të papritura.

Për shembull, 70 për qind e femrave ranë dakord se ato parapëlqenin më shumë që fëmijët e tyre të hanin ushqim të shëndetshëm sesa të merrnin nota të mira në shkollë.

Nga ana tjetër, 60 për qind e femrave të intervistuara u shprehën se ushqimi i shëndetshëm ishte aq i rëndësishëm për to, saqë preferonin më shumë të parën sesa jetën e mirë me të ardhura financiare të kënaqshme.

Kur vjen puna për veshjet, në mënyrë masive u pranua prej 83 për qind të femrave, se preferonin më shumë të kishin një trup të shëndetshëm sesa një gardërobë të pasur me rroba të shumta.

Nga ana tjetër, 54 për qind e të anketuarave u shprehën se ishin më shumë të gatshme të hanin shëndetshëm, sesa të luteshin në fenë që besonin.

Këto janë rezultate shumë surprizuese, pasi nënvijëzojnë në mënyrë të fuqishme rëndësinë e ushqimit dhe ngrënies së shëndetshme te femrat.

Femrat e sotme e kanë kuptuar qartë se çfarë peshe mban mbi supe shëndeti dhe sipas të dhënave, ato kanë zgjedhur ushqimin e duhur përpara notave të mira të fëmijëve dhe marrëdhënieve të konsoliduara.

Në kohën kur jetojmë femrat e kanë rritur shqetësimin rreth ushqimeve që konsumojnë ato dhe familja e tyre. Mirëmbajtja e trupit e pesha e duhur është bërë një përparësi për këdo.

Studimi hodhi kështu poshtë idetë tradicionale se femrat janë më tepër të interesuara për një jetë të mirë, kursime të qëndrueshme dhe mbarëvajtje në shkollë të fëmijëve.

Kërkimet u kryen në kuadër të një fushate të kryer prej “Abe`s Market”, e cila kërkonte të hidhte një vështrim më të detajuar mbi jetën e grave dhe zgjedhjeve që ato bëjnë në jetën e përditshme.


Autor Gazeta Shqip te 7 Qershor 2013
♛Melody♛
♛Melody♛

Femrat zgjedhin ushqimin përpara dashurisë  Coolte21

Shteti Shteti : Femrat zgjedhin ushqimin përpara dashurisë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi