AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!

2 posters

Shko poshtë

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Empty Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 22, 2013 6:04 pm

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Ngjyra-e-kuqe-320x240
Ngjyra e kuqe është një ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale. Ajo është e para ndër ngjyrat e tjera, përderisa perceptohet e para edhe nga fëmijët. 
Por cila është domethënia e kësaj ngjyre? Në realitet, e kuqja ka kuptime të shumta, që lidhen me perceptimet që ne kemi për të. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja për të parët tanë ishte edhe sinonim i “ngjyra e ngjyrave”: e kuqja për ta ishte ngjyra e cila tërhiqte menjëherë shikimin dhe identifikohej me jetën dhe vdekjen.
E kuqja është ngjyra e gjakut si linfa jetësore, e dashurisë dhe e pasionit, por është edhe shenjë e rrezikut, e dhunës dhe e agresivitetit. Romakët e lashtë adhuronin planetin Mars, perëndinë e luftës, për gjakun që rridhte në fushëbetejat dhe për forcën dhe guximin për të fituar ndaj armikut. E kuqja, siç e thamë, ka më shumë se një domethënie.
Është ngjyra e luftës, e agresivitetit dhe e forcës. Disa studime kanë demonstruar se ekspozimi në një dritë të kuqe rrit rrahjet e zemrës dhe stimulon prodhimin e adrenalinës. Ngjyra e kuqe është edhe ngjyra e zjarrit. Ajo është simbol i forcës dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisë. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi përmblidhen në këtë ngjyrë.
Ajo është një ngjyrë e fortë dhe me ndikim, që pushton por edhe ngroh shpirtin. Në mesin e shumë kuptimeve, kjo ngjyrë ka një lidhje edhe me rrezikun: të qenët një ngjyrë parësore, e cila mund të perceptohet menjëherë, ajo rrit pragun e vëmendjes. Nëse ne shohim një kartelë të kuqe, edhe pse mund të jetë larg, e dimë se duhet të bëjmë më shumë kujdes.
Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë. Edhe në mbretërinë e kafshëve, nuancat e së kuqes e bëjnë grabitqarin të vendosë për prenë e tij. Por ngjyra e kuqe ka domethënie edhe në sferën politike dhe atë fetare. Në kohën e mbretërive ajo është përdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princërve dhe të mbretërve për të treguar pushtetin dhe fuqinë e tyre. Por në epokën moderne, ajo u bë një simbol i përpjekjeve të punëtorëve për kërkesat e tyre sociale, si shenjë e gjakut që ata derdhën. Ndërkaq, komunistët e zgjodhën atë si ngjyrën e tyre politike. Ngjyrën e kuqe e gjejmë edhe tek fetë, veçanërisht në atë kristiane. Në mesin e rrobave veladon (veshjet e priftërinjve) ngjyra e kuqe është përdorur për të Dielën e Dafinës, Të Premten e Zezë, në Ditën e Rrëshajave, por edhe në festat e Martirëve të Shenjtë, duke treguar dhuratën e Frymës së Shenjtë që ju lejon të dëshmojnë për besimin deri në martirizim. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Adamit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat. Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që iu kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).
Përdorimi i ngjyrës së kuqe në përditshmëri
ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo është ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për të bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të dallohet më lehtë nga të tjerët. E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe, aty ku duhet, është diçka me vend në disa raste. Për shembull një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vëmendjen e vizitorit, një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin.
E Kuqja
Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetëm kaq! Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
21.07.2013
Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Coolte21

Shteti Shteti : Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Empty Re: Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!

Mesazh nga Katilja Tue Aug 06, 2013 9:26 pm

interesante kjo
Katilja
Katilja

Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Coolte21

Shteti Shteti : Pse Ngjyra E Kuqe Është Konsideruar Si Ngjyra E Ngjyrave?!  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 28
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi