AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të planifikosh pushimet sa më mirë

Shko poshtë

 Si të planifikosh pushimet sa më mirë Empty Si të planifikosh pushimet sa më mirë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 22, 2013 3:27 am

 Si të planifikosh pushimet sa më mirë Si-t-planifikosh1.Informohuni sa më tepër. Hap internetin, apo bisedo me ndonjë mik që ka udhëtuar shumë, aq sa mund të të tregojë përvojat e tij. Në këtë mënyrë mund të përcaktosh destinacionet më të rëndësishme, duke e lidhur natyrisht edhe me buxhetin që ke në dispozicion.
2.Në bazë të vendit ku zgjedh të shkosh (det, apo mal), fillo e planifiko edhe valixhet me të gjitha rrobat dhe pajisjet që do të duhen gjatë pushimeve.
3.Përpiqu të përgatitesh sa më mirë për të gjithë situatat që mund të ndodhin dhe bëje udhëtimin sa më të qetë. Gjithashtu bëj gati edhe një kalendar, ose një program për t’u zbatuar, në bazë të nevojave dhe dëshirave të çdo pjesëtari të grupit, apo familjes, në varësi të njerëzve me të cilët do të shkosh.
4.Nëse ke kafshë shtëpiake, si mace apo qen, atëherë duhet të mendosh edhe për to. Nëse s’ke mundësi ku t’i lësh, atëherë do t’i marrësh me vete, por duke pasur parasysh se nuk mund të hyjnë në asnjë vend publik si hotel apo restorant. Gjithashtu do të kenë nevojë për hapësirë dhe dedikim kohe enkas për to. Prandaj shpesh mund të jetë më mirë t’i lini në shtëpi, ose te një njeri i besuar.
5.Në rast se nuk do zgjidhni ndonjë destinacion për të cilin duhet udhëtimi me avion, atëherë do të udhëtoni gjatë me makinë. Prandaj mundohuni që ta bëni sa më të këndshëm dhe të rehatshëm të gjithë rrugën, duke marrë me vete gjithçka që mund ta ëmbëlsojë sadopak lodhjen e rrugës së gjatë.
6.Mirë është që të bëni edhe një vlerësim të kostos totale që mund t’i zërë ky pushim. Ki parasysh të përfshish restorantet, karburantin për rrugën por edhe për vizitat e mundshme në qytetin e zgjedhur. Plus edhe shpenzime të ashtuquajtura të vogla. Nëse udhëtimi si përfundim të duket shumë i kushtueshëm, atëherë kërko oferta në internet, ose në agjencitë e posaçme.

♛Melody♛
♛Melody♛

 Si të planifikosh pushimet sa më mirë Coolte21

Shteti Shteti :  Si të planifikosh pushimet sa më mirë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi