AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por...

Shko poshtë

Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por... Empty Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun May 12, 2013 12:16 am

Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por... Article-2322798-0E8F90D100000578-134_634x440Nuk ka arsye që të ndiheni fajtor nëse flini disa orë ekstra këtë fundjavë. Një fundjavë e gjatë në shtrat i bën mirë zemrës tuaj.

Një studim tregon se kjo mund të ulë rrezikun e presionit të gjakut – një faktor madhor ky për sulmin apo goditjet në zemër – me mbi 39%.

Por ky përfitim mund të vijë vetëm nëse me orët e zgjatura në fundjavë zëvendësoni pushimin e pamjaftueshëm gjatë javës.

Shkencëtarët nga spitalet dhe universitetet e Koresë së Jugut kanë marrë në vrojtim 2 782 të rritur dhe kanë regjistruar prirjet e tyre gjatë javës.

Ata që flenë më pak se gjashtë orë në natë gjatë fundjavës ishin 70% më të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut krahasuar me ata që flinin shtatë deri në nëntë orë.

Por nëse qëndronin në shtarat qoftë edhe një orë më tepër gjatë fundjavës, rreziku ulej me 40% krahasuar me atë që flenë po aq sa gjatë javës.

“Përfundimet tona sugjerojnë se gjumi i gjatë në fundjavë për të kompensuar orët e javës mund të ulë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, veçanërisht për ata që ndiejnë se kanë mungesë gjumi”, shprehen kërkuesit nga Qendra e Kërkimit të Gjumit.

Por profesori Jim Horne nënvizon se, të qëndruarit në shtrat nuk është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet me presionin e lartë të gjakut. Është më mirë që të zgjoheni herët dhe të shkoni për ecje të gjatë.

/Shekulli Online/ Përgatiti: F.S./
♛Melody♛
♛Melody♛

Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por... Coolte21

Shteti Shteti : Të flesh gjatë në fundjavë të bën mirë, por... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi