AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident

Shko poshtë

 INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident Empty INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 19, 2013 4:26 pm

 
 INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident 85164
TIRANE - Nëna e djalit 16-vjeçar nga qyteti i Dibrës, i cili u plagos me armë zjarri nga shoku i tij mbrëmjen e së mërkurës, tregon për “Shqiptarja.com” se si ndodhi incidenti. Ajo thotë se ka qenë një ndër momentet e saj më të vështira kur e ka parë djalin 16-vjeçar të shtrirë përtokë, mbuluar nga gjaku.
 
A mund të na tregoni se çfarë ndodhi pasditen e së mërkurës?
Djali im ditën e mërkurë u ngrit herët në mëngjes. Ai filloi të bëhej gati sepse do të shkonte në një piknik që kishin organizuar bashkë me shokët e tij të shkollës. Si të gjithë të rinjtë edhe ata menduan që të kalonin një ditë ndryshe me njëri-tjetrin. U takua me shokët e tij të shkollës dhe të gjithë bashkë u nisën për në piknik.
 
Ku shkuan për piknik të rinjtë?
Djemtë, shkuan në bjeshkët e malit të Korabit të Dibrës, sepse ne jemi nga Dibra. Vendi quhet Varri i Sejmenit, në bjeshkët e Korabit, sipër fshatit Sllatinë.
 
Sa veta ishin?
Ishin një grup shokësh, nuk e di ekzaktësisht numrin. Ishin shokë shkolle, të gjithë moshatarë me njëri-tjetrin dhe kishin vite që kishin lidhur miqësi të ngushtë mes tyre. Me vete ata morën ushqime dhe pije, u përgatitën që më parë pasi e kishin me qef të madh këtë organizim, por fatkeqësisht kjo ditë nuk përfundoi siç ata e kishin menduar.
 
Pse, çfarë ndodhi më pas?
Mes djemve ndodhi një gjë e papritur për ata. Fëmijët duke lozur me njëri-tjetrin, pa dashje, kanë qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur djali im Elvisi.

Kush e qëlloi djalin tuaj?
Shoku i tij i shkollës. Siç duket ai ka shkrehur pa dashje armën duke e qëlluar në kokë djalin tim. Në atë moment Elvisi e ka gjetur veten të shtrirë përtokë, vetëm këtë ka arritur që të kujtojë. Ne nuk e dimë mirë se si ka qenë puna mes tyre, ndërsa djali thotë se nuk e mban mend se si ka ndodhur ky moment por që ka qenë aksidentale.
 
Ku e gjetën armën të rinjtë?
Nuk e di sepse djali nuk më tregon për punën e armës. Dhe ne kemi bërë çudi se ku e kanë gjetur armën. Nuk di çfarë të them, ndoshta e kanë gjetur atje ose ndoshta e kanë pasur me vete.
 
Ju si e morët vesh lajmin për plagosjen e djalit tuaj?
Ne na morën shokët e djalit në telefon dhe na lajmëruan, duke na thënë që Elvisi është plagosur në kokë. Në fillim na ra qielli mbi kokë. Menduam më të keqen, menduam mos kishte vdekur sepse nuk është gjë e lehtë të qëllohesh me armë zjarri sidomos në pjesën e kokës që është më delikate. Sapo e morëm vesh menjëherë u nisëm për te vendi i ngjarjes. Aty e gjetëm djalin të shtrirë në tokë, mbuluar nga gjaku. Në atë moment mu errësuan sytë. Djalit i dhanë ndihmë direkt, e morën me helikopter dhe e sollën në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
 
Po tani si është gjendja e djalit tuaj?
Doktorat na kanë thënë që tani Elvisi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është plagosur me një plumb në kokë, duke rrezikuar seriozisht jetën, por fati e ka ndihmuar dhe plumbi i ka mbetur në kafkë. Falë Zotit plumbi nuk i ka prekur organet jetësore. Uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më kurrë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/intervista-nena-e-16-ndash-vjecarit-plagosja-ishte-aksident-167934.html#sthash.BZn7eZ67.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

 INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident Coolte21

Shteti Shteti :  INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi