3 këshillat sesi ta luftoni frikën nga uji…
Faqja 1 e 1
3 këshillat sesi ta luftoni frikën nga uji…
Hidro-fobikë, quhen zakonisht ata persona të cilët gjenden të tmerruar nga uji, deri në atë pikë, sa edhe në plazh janë të kufizuar edhe me lagien e këmbëve në det. Dhe të gjithë ata që përpiqen të fitojnë ndaj hidro-fobisë, ta dinë se janë duke luftuar me një problem serioz. Në fakt, ajo nuk është një fobi e cila kërkon ndërhyrjen e një psikoterapisti, por do të mjaftonin vetëm disa këshilla praktike që të fitohej ndaj saj:
1. Filloni pak nga pak
Zhytni në ujë fillimisht vetëm kaviljet e këmbëve, pastaj gjunjët, pastaj kofshët dhe gradualisht, me kalimin e ditëve, arrini deri tek futja e shpatullave tuaja në ujë.
2. Rregulloni frymëmarrjen
Ankthi ndryshon ritmin e frymëmarrjes, edhe pse ajo është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll çdo stres. Bëni kështu: para hyrjes në ujë, thithni ajër ngadalë për disa herë dhe nxirreni me qetësi. Mbajeni këtë ritëm për pesë minuta.
3. Regjistrohu në një kurs të veçantë
Ka kaq shumë të tillë. Dhe që zhvillohen në pishinë, përmes instruktorëve të cilët ju njohin edhe me disa elemente të psikologjisë.
Similar topics
» Geraldina, këshillat e çmuara për mbretin
» E pabesueshme! Merrte hormone femërore për 14 muaj rresht, shikoni sesi përfundoi? (foto)
» Berisha: U gëzova kur Rama tha se do dëgjoj këshillat e gruas, por ai dëgjon vetëm Koçon (VIDEO)
» E pabesueshme! Merrte hormone femërore për 14 muaj rresht, shikoni sesi përfundoi? (foto)
» Berisha: U gëzova kur Rama tha se do dëgjoj këshillat e gruas, por ai dëgjon vetëm Koçon (VIDEO)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi