Sevim Arbana: Ky Është Një Vend I Ndyrë, Ju Jeni Një Fletushkë E Paguar Që Baltos Një Fanar Ndriçues
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Sevim Arbana: Ky Është Një Vend I Ndyrë, Ju Jeni Një Fletushkë E Paguar Që Baltos Një Fanar Ndriçues
Sevim Arbana- Drejtuesja e një organizate që duhet të mbrojë gratë e dhunuara, por që është nën akuzë për dhunë, sulmon ashpër mediat duke thënë se janë të paguara për të shpifur.
E quan veten fanar ndriçues në një vend të ndyrë, ndërsa mediat që raportuan incidentin në zyrën e saj, fletushka të përdoruara nga njerëz të klaneve të caktuara.
Kryetarja e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Sevim Arbana, sot ka treguar të vërtetën e kacafytjes në zyrën e saj, mëngjesin e së hënës.
Ndërsa dje për TemA deklaroi se ishte një çështje familjare, sot ajo shkruan në faqen e saj të Facebook-ut se ka qenë ajo e dhunuara.
Konfirmon faktin se, mes saj dhe ish- vartëses, Manjola Stefani, ka pasur debate me një fjalor, së paku jo të denjë për sërën e grave që pretendojnë që janë, por dhe që është goditur me mjete të forta.
Znj. Arbana shkruan se është ende e damkosur nga kjo kacafytje. Ndërsa rrëfen versionin e ngjarjes, kryetarja e shoqatës që merr në mbrojtje gra të dhunuara, nga një viktimë shndërrohet në “luftëtare”.
Hidhet në sulm duke akuzuar median, ku sipas saj, vetëm fletushkat botuan lajmin pasi janë të përdorura nga njerëz që përpiqen të eliminojnë atë.
“Autorja e shkrimit është një person që lufton me gjithë mjetet e duhura Sevim Arbanën përmes; shpifjeve, shantazheve, peticioneve, deklaratave. Kur nuk ja doli, përdori aktin e fundit; median që e zotëron me dy personat e saj të afërt. Këto janë thjesht baltosje, të një media të paguar e të shpifur, që nga klanet e saj ajo pranon ta bëjë të bardhën të zezë e të zezën të bardhë”, shkruan Sevim Arbana për incidentin e ndodhur në zyrën e saj dhe që është botuar tek gazetat TemA, Shqiptarja.com dhe Panorama.
Por znj. Arbana nuk ndalet këtu. Edhe pse, për rastësi autorët e shkrimit janë femra, zonja që prej 23 vitesh nëpërmjet projekteve të ndryshime ka dalë flamurtare e mbrojtjes së të drejtave të grave, vazhdon sulmin e saj ndaj medias.
“Përsa i përket profesionalizmit në fletushkat tuaja të pashitura, e pakta që mund të bënit, të shkonit në prokurori për të marrë deklarimet”, vazhdon më tej znj. Arbana, duke sqaruar se me punën e saj ka ndryshuar jetën e 5 mijë njerëzve dhe mijëra gra të tjera janë marrë nën trajtimin e stafit të saj.
“E adhuroj median kur thotë të vërtetën e jo kur pështyn. Do doja të merresha me ju, po s’ia vlen në këtë vend të ndyrë, kur njerëz si ju e shumë të tjerë, nxijnë dhe atë që ndriçon,” vijon Arbana.
Mund të jetë e vërtetë sa thotë kryetarja e shoqatës, por kjo është jo fort e besueshme kur në Shqipëri, jo dhunohen, por masakrohen çdo ditë gratë.
Mund të jenë 5 mijë gra që u ka ndryshuar jeta, por unë di historinë e njërës prej tyre, që u flak me ëmbëlsi nga strehëza e shoqatës.
Por nisur dhe nga akuzat e saj se ngjarjen e raportuan mediat që janë blerë dhe përdoren nga njerëzit që sulmojnë atë, kjo është shpifja dhe gënjeshtra më e madhe se ajo e shpëtimit të mijëra grave apo dhe ndryshimit të jetës së 5 mijë njerëzve. Megjithatë, nisur nga sa ka deklaruar, zonja që ka 23 vjet që merr në mbrojtje gratë e dhunuara, qenka gruaja më e dhunuar në këtë vend. E dhunuar, përndjekur, akuzuar, e damkosur, qenka Sevim Arbana.
Megjithatë ka një shpëtim. Jo si Xhoi, vajza që denoncoi skandalin e Bishtit të Pallës, për të cilën askush nuk bëri asgjë.
Sevim Arbana ka eksperiencë me krijimin e shoqatave.
E meqenëse tashmë është një gjyq, ku rrezikon të humbasë shoqatën, të krijojë një tjetër e të marrë në mbrojtje të “fanarit ndriçues” që thotë se përndiqet në këtë vend të ndyrë.
17.07.2013
Burimi: Gazeta Tema
Similar topics
» Reeker: Dëshmoni se jeni vend i NATO-s, mbani zgjedhje të lira!
» Ai është femër, ajo është mashkull
» Është liqeni më i bukur në planetë me ujërat më të pastër, por është vrasëses, ja misteri!
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
» Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua
» Ai është femër, ajo është mashkull
» Është liqeni më i bukur në planetë me ujërat më të pastër, por është vrasëses, ja misteri!
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
» Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi