Cozman, I Dashuri I Tunës:Ja Si U Njoha Me Tunën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Cozman, I Dashuri I Tunës:Ja Si U Njoha Me Tunën
TIRANE- Ai është simpatik dhe shumë i pëlqyer nga vajzat. Duket se Cozman prezantoi veten e tij si rrepist, por edhe si një djalë i dashuruar. Pas publikimit të bashkëpunimit midis Cozman dhe këngëtares sexy Tuna Sejdi, u bë publike edhe lidhja e tyre e dashurisë. Në videoklip ata shfaqen shumë afër fizikisht me njëritjetrin, duke ofruar skena ‘hot’ për shikuesit. Por me gjithë kuriozitetin e madh që ka në publik për lidhjen e dy të rinjve, Cozman preferon të flasë sa më pak për këtë pjesë.
Megjithëkëtë ai e pranon lidhjen me Tunën. Emri i tij i vërtetë është Ylber Loti dhe ka lindur në Prishtinë. Ka jetuar për shumë vite në Londër dhe atje i kanë vënë edhe nofkën “Cozman”. Prej më shumë se një viti, djaloshi nga Prishtina i është bashkuar grupit të hip hop-it “Babastars” dhe po shijon suksesin në muzikë, i cili sa vjen e po bëhet edhe më i madh.
Cila është origjina jote? Ku ke lindur, ku je rritur?
Origjina ime është kosovare. Unë kam lindur në Prishtinë dhe po në këtë qytet kam kaluar fëmijërinë time. Më pas në moshën 13- vjeçare kam shkuar në Londër për të jetuar atje. Sot jam 28 vjeç.
Po emri yt i vërtetë cili është?
Emri im i vërtetë është Ylber Loti.
Pse ke zgjedhur pseudonimin “Cozman”? Çfarë do të thotë?
Nofkën “Cozman” ma kanë vënë shokët e mi anglezë kur jetoja në Londër. Ata nuk arrinin ta thoshin fjalën “kosovar” dhe më thërrisnin “Coz-man”, që do të thotë “mashkull ose burrë nga Kosova”. Doli një nofkë e bukur.
Prej sa kohësh merresh me muzikë?
U bë një vit që merrem konkretisht me muzikë, pra punoj në fushën e muzikës. Që prej fillimit kam punuar me “Babastars” dhe me ta kam realizuar tri këngë deri tani.
Cila ka qenë hera e parë që je ngjitur në një skenë?
Hera e parë në skenë ka qenë bashkë me Labelin me një këngë të “Babastars”.
Me Tunën, ku jeni njohur?
Me Tunën kemi disa kohë që njihemi. Për herë të parë jemi takuar në një club nate në Prishtinë.
Ti dhe këngëtarja bukuroshe keni një histori dashurie… Na trego pak më shumë për historinë tuaj…
Jemi njohur, i kemi pëlqyer njëri-tjetrit dhe kështu kemi krijuar një lidhje. Preferoj të mos flas shumë lidhur me këtë temë dhe të mos jap detaje të tjera mbi marrëdhënien time me Tunën.
Ideja për një bashkëpunim, ishte e jotja apo e Tunës?
Ideja për një bashkëpunim muzikor midis meje dhe Tunës ka qenë e Getoar Selimit. Ishte ai që jo vetëm dha idenë, por bëri edhe këngën. Pra Getoari ka realizuar tekstin dhe muzikën e këngës “Fenix”.
Na tregove se në këtë periudhë je i zënë me koncerte… Ju ftojnë të dyve në çift për të kënduar, apo edhe veçmas?
Unë kam kënduar edhe veçmas nëpër koncerte, me grupin “Babastars” sigurisht, por pa Tunën. Por tani, pasi kënga jonë “Fenix” është bërë hit dhe po pëlqehet shumë, edhe në koncerte shkojmë bashkë me Tunën. Në koncerte shkojmë të dy, këndojmë fillimisht këngët tona dhe më pas edhe duetin që kemi bashkë.
Kur ke në plan të publikosh një këngë vetëm?
Shumë shpejt… Pas muajit gusht do të vijnë këngët e reja, që do të jenë bashkëpunim me Labelin, dhe sigurisht prodhime nga “Babastars”.
Tiranën, e ke vizituar? Të pëlqen?
Tirana më pëlqen shumë. Kam edhe shumë shoqëri në Tiranë.
Si të duket tregu muzikor në Shqipëri? Cilin prej kolegëve të tu vlerëson më së shumti?
Mund të flas për rrymën hiphop, e cila mendoj se është mirë, por më duhet të them se hip-hop bëhet më mirë në Kosovë. Prej kolegëve të mi, ai që vlerësoj absolutisht më shumë se të tjerët është Getoar Selimi. Përveçse vlerësoj talentin e tij, ai është një nga njerëzit që më ka shtyrë të merrem me muzikë. Më thoshte gjithmonë “Je i duhuri, ti mund ta bësh këtë”. Dhe prej fjalëve të tij, jam ku jam sot.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)
Similar topics
» Cozman i dhuron Tunës vilë luksoze
» Ermal Mamaqi: Si e njoha Serdin që u vra në Vlorë
» Noizy i thotë Tunës “k***”
» Tuna dhe Cozman puthen dhe ledhatohen para publikut (VIDEO)
» Edona e KTV-së: -Zogu im është më i madh se i Tunes
» Ermal Mamaqi: Si e njoha Serdin që u vra në Vlorë
» Noizy i thotë Tunës “k***”
» Tuna dhe Cozman puthen dhe ledhatohen para publikut (VIDEO)
» Edona e KTV-së: -Zogu im është më i madh se i Tunes
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi