AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet

Shko poshtë

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet Empty Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 5:44 am

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet 84722
ILIA- Organet e një emigranti shqiptar 19-vjeçar, i cili u vra në një aksident automobilistik të premten në mbrëmje në Pyrgos të Ilias, prindërit e tij kanë vendosur t’i dhurojnë.
 
Më hollësisht 19-vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte me motorrin e tij në rrugën nacionale Patra- Pyrgos, është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë dhe është aksidentuar rëndë. Në spitalin e Patrës ku është transportuar është konstatuar se 19 vjeçari E.L, ka qenë në gjendje kome. Duke konstatuar se gjendja e tij ishte e parikuperueshme dhe se mbajtja në vdekje klinike do të ishte e kotë, prindërit e tij, emigrantë nga një fshat i Vlorës, kanë vendosur që të dhurojnë organet e birit të tyre.
 
Kështu mëlçia e djaloshit shqiptar iu transplatua një 39-vjeçareje nga Grevenaja. Zemra e djaloshit do të transplatohet të hënën në spitalin Onasio, ndërkohë që veshkat iu transplatuan një 46-vjeçari dhe një 70-vjeçari.
 
Shpretka iu transplatua të shtunën një 60-vjeçari nga Selaniku. Ndërkohë sytë janë transportuar në spitalin AXEPA, ku ndoshta do të transplatohen tek tjetër pacient, i cili duket se është i përshtatshëm për këtë transplatim.
 
Duhet theksuar se prindërit e djaloshit, të cilët kanë kërkuar ruajtjen e anonimitetit, dhe nuk kanë bërë deklarata në media, kanë kërkuar vetëm të dinë emrat e pacientëve që iu dhanë organet e birit të tyre.
 
Sipas portalit “Skai.gr”, i cili ka kontaktuar me prindërit e djaloshit, theksohet se ata nuk kanë kërkuar para për këtë akt, gjë që e bën edhe më të madhërishëm humanizmin e tyre në këto çaste dhembjeje ekstreme.
 
Familja e emigrantëve shqiptarë kishte ardhur në Greqi në vitin 1997 dhe punonin në Pyrgos të Ilias. Veç djaloshit të vrarë tragjikisht kanë edhe një vajzë 14-vjeçare.
 
Pas këtij akti, ministria e Brendshme e Greqisë, është duke shqyrtuar mundësinë e dhënies së lejeve pa afat të qëndrimit për familjen e emigrantëve shqiptarë.

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet 84722_1
(Foto: Transportimi i organeve të 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në aksident në Greqi) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/greqi-shqiptari-19-vjecar-humbi-jeten-prinderit-dhurojne-organet-167140.html#sthash.KOX9x7wq.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet Coolte21

Shteti Shteti : Greqi, shqiptari 19-vjeçar humbi jetën, prindërit dhurojnë organet Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi