AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor

Shko poshtë

Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor Empty Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 4:54 am

Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor Deepblue
Listës së atyre që astronomët i quajnë “planete blu”, që deri më tani përbëhej vetëm nga Toka dhe Neptuni, iu shtua një tjetër planet. 
Shkencëtarët zbuluan një planet me përmasat e Neptunit që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor. Planeti, i pagëzuar me emrin HD 189733, 63 vite dritë larg tokës. Ai është në përmasa të krahasueshme me Jupiterin, ndërsa ngjashmëria e vetme me Tokën, është vetëm ngjyra blu, asgjë tjetër.
Astronomët besojnë se ngjyra blu e tij i faturohet pranisë së qelqit në atmosferën e këtij planeti. Për shkak të distancës së afërt me yllin e tij, temperatura e HD 189733 shkon deri në mijëra gradë celcius, ndërsa erërat në sipërfaqen e planetit kapin shpejtësinë ekstreme prej 7 mijë kilometrash në orë.
“E kemi të vështirë të përcaktojmë faktorët që i japin ngjyrë planeteve të sistemit tonë diellor, imagjinoni të përcaktojmë saktë faktorët e një planeti jashtë këtij sistemi”, thotë Frederic Pont, nga Universiteti i Eksterit në Angli.
Megjithatë identifikimi i planetit të ri shihet si një hap përpara në studimin e planeteve të reja jashtë sistemit tonë diellor.
Planeti, i pagëzuar me emrin HD 189733, 63 vite dritë larg tokës. Ai është në përmasa të krahasueshme me Jupiterin, ndërsa ngjashmëria e vetme me Tokën, është vetëm ngjyra blu, asgjë tjetër.
 
12.07.2013
Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor Coolte21

Shteti Shteti : Zbulohet “Planeti Blu” Jashtë Sistemit Tonë Diellor Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi