AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore

Shko poshtë

Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore  Empty Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun May 05, 2013 5:58 am

Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore  Piktura-gjyshja-370x290Goditet nga iktusi, shpëton dhe pikturon për herë të parë në moshën 90-vjeçare duke realizuar një kryevepër. Kjo është një dëshmi e mrekullive të trurit njerëzor, sidomos tek persona që vuajnë nga patologji të materies gri dhe menjëherë sapo shërohen zbulojnë talentin e tyre artistik.

Rasti i fundit u regjistrua tek një 90-vjeçare amerikane e cila para një viti kaloi dy goditje në tru (iktus) që i prekën fillimisht njërën hemisferë të trurit e më pas tjetrën. Pas kurimit të gjatë, 90-vjecarja amerikane me mbiemër Nelson u rikthye në shtëpinë e saj ku jeton së bashku me dy nipër.

Nga sëmundja ajo nuk mund të flasë dot më dhe mjekët deklarojnë se ajo ka humbur përgjithmonë aftësinë për të kuptuar dhe shqiptuar fjalët. Nipi i saj, Casey Nelson thotë se ndonjëherë gjyshja është e nxehur dhe e tronditur, aq shumë sa shpesh s’e njeh, shkruan “Top-Channel”

Por sjelljes së cuditshme të saj i është shtuar shpirti artistik. Në qendrën e rehabilitimit, ajo ka shfaqur interes për pikturën dhe në punën e paraqitur atje shihet panorama kryevepër e një peisazhi vjeshte.

Piktura ka habitur gjithë stafin e qendrës, por më shumë nipërit dhe të afërmit e 90-vjeçares që thonë se kurrë më parë gjyshja e tyre nuk ka shfaqur interes për artin, e aq më tepër për pikturën.
90-vjeçarja nuk është personi i parë që i përkushtohet artit pasi i mbijeton problemeve të forta në tru. Raportet mjekësore kanë regjistruar jo pak raste të tilla. Disa prej këtyre pacientëve pas shërimit kanë kuptuar se dinë t’i bien instrumenteve të ndryshme muzikore, si pianos apo kitarës, të tjerë i janë përkushtuar pikturës, si rasti në fjalë.

Neurologët janë munduar të shpjegojnë këto transformime, por asnjëherë nuk kanë mundur të kuptojnë tërësisht se cfarë i shkakton ato. Nga puna kërkimore e gjithë këtyre viteve është vënë re vetëm se dëmtimi i pjesës së trurit që është përgjegjëse për të folurën lind shpirtin e artistit tek pacientët.
/arenashqip

♛Melody♛
♛Melody♛

Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore  Coolte21

Shteti Shteti : Goditet nga iktusi, 90-vjeçarja “zgjohet” piktore  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi