AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sammer: Moment historik për futbollin gjerman

Shko poshtë

Sammer: Moment historik për futbollin gjerman Empty Sammer: Moment historik për futbollin gjerman

Mesazh nga Etna Tue May 07, 2013 10:54 pm

Sammer: Moment historik për futbollin gjerman Sammer-klopp-300x180Matthias Sammer e cilëson të jashtëzakonshëm faktin që finalja e Champions League do të flasë e gjitha gjermanisht. Për drejtorin sportiv të Bayernit të Mynihut, karriera e të cilit mori tone serioze në radhët e Borussias së Dortmundit, ky është realizimi i një ëndrre të vjetër, sepse skuadrat me të cilat ai ka lidhur jetën e shikojnë veten përballë njëra tjetrës në evenimentin më prestigjoz të futbollit për klube.

“Është e jashtëzakonshme që në finalen e Champions League do të ndeshen në finale dy skuadra gjermane. Prej disa ditësh ka nisur contdown-i dhe kohët e fundit po flitet shumë për këtë përballje edhe pse unë mendoj se fjalën më të madhe do ta thotë fusha e lojës”.

Në vijim të intervistës, Samer reflekton edhe për atë përplasje verbale me trajnerin e Borussia Dortmund, Jurgen Klopp në përballjen e fundjavës. “Ishte një debat i padëmshëm që erdhi pas kartonit të dytë të verdhë kundër Rafinhas. Klopp shkëmbeu batuta me futbollistin tonë dhe unë i këshillova se nuk duhej të fliste me lojtarët e ekipit tonë. Pas ndeshjes ai u shpreh se nuk kishte asnjë problem por më duhet të them se gjatë takimit tensioni ishte i lartë”.

Një deklaratë qartësisht me tone paqësore kjo e numrit 2 të shoqërisë bavareze, i cili u duk qartësisht i nervozuar në përballjen e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligas ku Borussia Dortmund e Bayern Munchen u ndanë në barazim 1-1.
Etna
Etna

Sammer: Moment historik për futbollin gjerman Coolte17

Shteti Shteti : Sammer: Moment historik për futbollin gjerman Australia_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4
Faleminderit Faleminderit : 2
Antaresimi Antaresimi : 02/05/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi