AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark

Shko poshtë

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark Empty Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 8:12 pm

Trup i bukur, me muskuj dhe i palestruar: të gjithë mendojnë se ky është imazhi i mashkullit që do të “çmendte” çdo femër. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Një sondazh i fundit ka treguar se femrat “preferojnë” të kenë një histori pasionante dhe të tradhtojnë me burra që kanë bark. Zbulojeni më poshtë…
 

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark Tradhtia
Shumica e meshkujve “vrapojnë” drejt palestrave për të pasur një fizik sa më perfekt, me muskuj sa më të tonifikuar. Kjo jo vetëm për të qenë të kënaqur me veten, por edhe për të joshur femrat. Por, me sa duket, moda me fizik atleti po ndryshon! Zonjat apo zonjushat që kanë për qëllim të tradhtojnë partnerët e tyre, preferojnë burrat me ndonjë kile më shumë te barku…
Sondazhi
Një portal italian takimesh online ka kryer një sondazh duke përfshirë plot një mijë gra. Në këtë sondazh ato janë pyetur se çfarë lloj burri do të preferonin nëse do të tradhtonin partnerin e tyre? Përgjigjja ishte e qartë: 47% e tyre kanë deklaruar që preferojnë meshkuj me bark të madh, trashaluqë dhe që nuk e vrasin mendjen për fizikun e tyre. Por cili është motivi? Sipas tyre, një burrë që kalon shumë orë në palestër nuk gjen kohë për partneren e tij. Interesi i tij i vetëm, sipas tyre, janë muskujt e fryrë e të ngjeshur. Pra, bëhet fjalë për një lloj narcizizmi të theksuar, ku mashkulli ka interes vetëm të jetë sa më muskulor. Perceptimi i të intervistuarave nuk e ka habitur aspak themeluesin e portalit, Alex Fantinin. Sipas tij, femrat realisht preferojnë të bëhen pjesë e ndonjë aventure të vogël. Kjo i bën ato më të gjalla e fantazitë më konkrete dhe nuk ka asgjë më konkrete sesa një burrë që i pëlqen kuzhina.
Po ata që merren me palestër?
Ata mund të vazhdojnë të flenë të qetë. Gjithsesi ekzistojnë ende gra që i dëshirojnë dhe i duan me forma sa më perfekte. Në fakt 34% e grave që morën pjesë në sondazh kanë pranuar se preferojnë meshkuj që merren me palestër dhe ata që janë gjithë muskuj, padyshim. “Është e vërtetë që tendencat mund të ndryshojnë nga sezoni në sezon, por disa të vërteta nuk zbehen kurrë. Një trup i bukur do të mbetet gjithmonë i preferueshëm nga femrat”, thotë Fantini.
Komponenti mendor
19% e grave të anketuara kanë deklaruar se nuk i kushtojnë vëmendje fizikut, por ato udhëhiqen nga ndjenjat. “Komponenti mendor gjithmonë ka qenë vendimtar për çdo lloj marrëdhënie, akoma edhe më shumë kur bëhet fjalë për tradhtinë”, përfundoi Fantini.
Tradhtia, armë në duart e femrës
Nuk janë të rralla rastet kur një tradhti përdoret për të tërhequr vëmendjen e partnerit. Ajo ndihet e lënë pas dore, lidhja e dikurshme mes të dyve nuk është më e fortë dhe marrëdhënia ka rënë në krizë. “Si t’ia bëj që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë? Nëse bëhet xheloz, do të kuptojë se jam edhe unë këtu”, mund të mendojë një femër. Në raste të tjera shumë femra ndjekin shembullin e partnerit. Nëse ai e tradhton, ajo bën të njëjtën gjë. Kështu, ai do ta kuptojë sesi ndihet ajo. Por a është kjo një mënyrë për t’i treguar se tradhtia e tij e bën të ndihet keq, apo mos ndoshta më në fund doli në pah karakteri i saj i vërtetë? Ajo përdor tradhtinë e tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.
♛Melody♛
♛Melody♛

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark Coolte21

Shteti Shteti : Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi