AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve

Shko poshtë

Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve Empty Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 11, 2013 4:35 am

Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve 84168
Një studim i ri sugjeron se shtimi i argjendit te antibiotikët i bënë këto barna deri në 1000 herë më efektive. Kjo gjetje i shton shpresat se ky material fisnik mund ta forcoj arsenalin e barnave kundër infektimeve bakteriale me rezistencë në rritje.

Argjendi është shfrytëzuar qëmoti për shkak të vetisë së tij anti-bakteriale, por dihet shumë pak se si ai mund të funksionoj për luftimin e infeksionit.

Një ekip i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara, ka raportuar këtë javë në revistën “Science Translational Medicine” se eksperimentet artificiale dhe ato në minj është zbuluar se argjendi e bënë membranën e baktereve më të depërtueshme për antibiotikët.

Argjendi, po ashtu, prinë në hiperprodhimin e përbërësve të oksigjenit reaktiv, që shpeshherë janë toksik, e të cilët e ndihmojnë vdekjen e bakteries.

Dr. Jim Collins nga Universiteti Boston, njëri nga autorët e studimit, i tha Radios Evropa e Lirë se të dy mekanizmat e ripërtërijnë ndikimin e antibiotikëve në bakteriet rezistuese të sëmundjes.

Sipas tij, argjendi potencialisht mund t’i bëjë antibiotikët më tepër efektivë kundër rezistencës ndaj tyre.

“Argjendi për mijëra vjet është përdorë si veprues antibakterial. Kjo ka ndodhur nëse kthehemi prapa te egjiptianët e lashtë dhe grekët e lashtë. Ajo që puna jonë tregon është fakti se ndoshta ia vlen të mendohet për argjendin në mënyrë tjetër,kështu që ai ende mund të konsiderohet si armë dhe mjet kundër baktereve rezistuese. Argjendi mund të përdoret në sasi shumë të vogla si nxitës i antibiotikëve, që aktualisht dhe zakonisht i përdorim”, tha Dr. Collins.

Argjendi vepron kundër bakterieve Gram-negative, që është njëri nga dy tipet kryesore të bakterieve, që janë gjithnjë e më rezistuese ndaj pjesës më të madhe të antibiotikëve ekzistues.

Bakteria Gram-negative shkakton infektime siç janë pneumonia, infeksionet e sistemit të qarkullimit të gjakut, infeksione të plagëve ose kirurgjike dhe meningjitit.

Dr. Collins thotë se rritja dramatike e rezistencës së bakterieve e ka bërë domosdoshmëri zhvillimin e terapive të reja anti-mikrob.

“Vërtetë është krizë madhore dhe në rritje për shkak të përdorimit të gjerë dhe, në shumë raste, përdorim i tepruar i antibiotikëve. Numri i sëmundjeve rezistente ndaj tyre në spitalet tona dhe tash edhe në komunitete, është në mënyrë dramatike në rritje. Për fat të keq, ky problem është shoqëruar edhe me një trend shqetësues, që është rënia domethënëse e numrit të antibiotikëve të rinj, që po zhvillohen dhe miratohen. Si pasojë e kësaj, ne po ballafaqohemi me krizën, në të cilën ne ndoshta së shpejti nuk do të kemi mjete efektive për t’i trajtuar shumë infeksione në njerëz”, tha Dr. Jim Collins.

Kërkimet e ardhshme pritet të fokusohen në testet se si argjendi mund të shtohet në antibiotikët në formë tabletash për përdorim të pacientëve.

Studimi i ri sugjeron se do të ishte e sigurt që argjendi të përdorej në sasi shumë të vogla në antibiotikët ekzistues.

Por, Dr. Ruth McNerney, nga London School of Hygiene and Medicine, thotë se shkencëtarët duhet ta shqyrtojnë helmueshmërinë e argjendit, në mënyrë të kujdesshme, para se ai tu shtohet antibiotikëve.

“Ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të jetë helmueshmëra e argjendit në kuptimin se a do t’i dëmtoj ai veshkat dhe mëlçitë e njerëzve. Kjo mund t’i bëjë antibiotikët më tepër toksik, po ashtu. Pra, derisa të bëhen studimet afatgjata, ne me të vërtetë nuk kemi përgjigje në këto pyetje. Por, është një studim shumë interesant”, thotë ekspertja McNerney.

Ajo konsideron se çmimi i argjendit nuk do të jetë çështje e madhe, duke pasur parasysh se mund të përdoret vetëm një sasi shumë e vogël e këtij metali fisnik në trajtimet e mundshme.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
- See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/argjendi---arme-e-re-kunder-rezistences-ndaj-antibiotikeve-166460.html#sthash.33Br9wXt.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve Coolte21

Shteti Shteti : Argjendi - armë e re kundër rezistencës ndaj antibiotikëve Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi