AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer

Shko poshtë

“Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer  Empty “Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 17, 2013 9:06 pm

“Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer  SidaNumri i të infektuarve arrin në 49 raste. Mes tyre, 2 fëmijëVetëm në Sarandë janë zbuluar 4 raste të reja.
Ka qenë i pazakontë për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik zbulimi i njëpasnjëshëm i rasteve të prekura me virusin HIV në jug të vendit. Vetëm në Sarandë, në 5 muajt e fundit janë zbuluar 4 raste të reja të infektuar me SIDA. Në total, bashkë me të prekurit e vitit të kaluar, arrin në shtatë vetëm në këtë rreth. Pothuajse të gjithë janë emigrantë apo kanë pasur jashtë një prej familjarëve.
Në total, numri i të prekurve në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit ka arritur në 49 raste, prej të cilëve 2 janë fëmijë. Gjithçka e konfirmojnë për gazetën burime të sigurta nga ISHP. Sipas tyre, mosha e të infektuarve është nga 25 deri në 40 vjeç dhe pjesa më e madhe kanë mësuar rastësisht për sëmundjen pas shfaqjes së shenjave klinike. Disa kanë tentuar të japin gjak pa ditur se janë mbartës të virusit të rrezikshëm. Pasi u janë bërë analizat, është konfirmuar infektimi. 
EMIGRANTËT
“Të paktën 3 vitet e kaluara nuk kemi pasur shumë raste nga emigrantët. Përgjithësisht virusi ka qarkulluar brenda vendit. Përbën shqetësim për ne sidomos dy muajt e fundit zbulimi i rasteve në Sarandë, apo në ndonjë zonë tjetër në jug të vendit. Janë emigrantë, të cilët janë rikthyer përfundimisht nga Greqia dhe më pas kanë mësuar për sëmundjen”, thonë specialistët. Sipas tyre, ndonëse rreth 95% e popullatës ka dijeni se çfarë është virusi HIV dhe si transmetohet, vetëm një pjesë e vogël preferon të përdorë prezervativin për t’u mbrojtur. “Niveli i ndërgjegjësimit në këtë pikë është i ulët. Ekziston psikologjia, përgjithësisht te meshkujt shqiptarë, se virusi nuk i kërcënon ata dhe se janë të përjashtuar nga rreziku. Ndërkohë që pas marrëdhënieve jashtëmartesore të pambrojtura, e njëjta gjë ndodh edhe në familje, duke u transmetuar sëmundjen bashkëshortëve”, thonë specialistët e ISHP-së.

Sa u përket 2 fëmijëve të infektuar, të cilët u janë shtuar 16 rasteve të mëparshme, ISHP bën apel për domosdoshmërinë e një programi kombëtar që t’i bëjë të detyrueshme analizat e SIDA-s gjatë shtatzënisë. “Ligji nuk e parashikon që kjo analizë të jetë e detyrueshme, por është e nevojshme që të kapen që në shtatzëni për të evituar transmetimin vertikal nga nëna te fëmija”, thonë specialistët e ISHP-së.
17.06.2013
Burimi: Panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

“Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer  Coolte21

Shteti Shteti : “Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi