AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione...

Shko poshtë

Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione...  Empty Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 06, 2013 6:20 am

Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione... 

Rastet e infeksioneve të lëkurës në stinën e verës shtohen dhe sipas mjekëve frekuentimi i pishinave i stimulon ato . Mjekja Desantila Tahiri thotë se në qytetin e Elbasanit janë shfaqur probleme me sëmundjet e lëkurës, situatë që përkeqësohet me rritjen e temperaturave. Tahiri kërkon intensifikimin e kontrolleve për cilësinë e ujit nëpër pishinat e qytetit nga institucionet e kontrollit të higjienës. Edhe inspektorati i higjienës ka vërejtur ndotje në ujin e pishinave të qytetit.
Sipas shefes Vilma Sterkeshi nëse kjo situatë nuk do të ndryshojë atëherë do të merren masa ndaj administratorëve të pishinave. Administratori i njërës prej pishinave të qytetit të Elbasanit garanton pastërtinë e ujit, pasi sipas tij përdoren të gjithë llojet e disifektantëve të kërkuar nga inspektorati. Në kushtet kur specialistët konstatojnë parregullsi ndërsa pronarët garantojnë për cilësinë e ujit, frekuentimi i rregullt i pishinave mbetet në zgjedhjen e qytetarëve.
♛Melody♛
♛Melody♛

Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione...  Coolte21

Shteti Shteti : Pishinat sjellin argëtim, por edhe infeksione...  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi