Nëna E Winehouse: E Dija Që S’do T’i Mbushte Të 30-at
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Nëna E Winehouse: E Dija Që S’do T’i Mbushte Të 30-at
Nëse nuk do të kishte ndërruar jetë dy vjet më parë, këtë verë, Amy Winehouse do të kishte festuar 30-vjetorin e saj.
Një mbidozë alkooli, në mbrëmjen fatale të 23 korrikut 2011 i mori jetën një prej këngëtareve më të talentuara në botë, por për nënën e saj, vdekja e parakohshme e të bijës nuk ishte një surprizë.
”Kur mendoj që këtë verë Amy do të kishte bërë 30 vjeç, se si më duket. Nuk po them që e kisha parashikuar vdekjen e saj, por në një farë mënyre nuk jam e befasuar, pasi asnjëherë nuk kam arritur ta imagjinoj atë të plakur, me nipër dhe mbesa”, rrëfeu 58-vjeçarja Janis Winehouse, për të përditshmen “The Sun”.
”Ajo ishte një vajzë e re, jeta e së cilës mund të krahasohet me një fishekzjarre. Arrin në majë, shpërthen dhe aq. Mendoj se ishte e thënë që do të jetonte aq. Amy kishte një personalitet aq të veçantë, ishte e ndjeshme, por edhe e ndryshme njëkohësisht, mendoj se askush nuk ka arritur të shifte në thellësinë që ajo ishte në gjendje të shikonte”, deklaroi e ëma.
Pavarësisht kësaj, Alex Winehouse vëllau dhe kunata e saj Riva, në nder dhe memorie të saj, tashmë kanë hapur zyrtarisht ekspozitën në Jeëish Museum në Camden të Londrës, ekspozitë kjo, e paralajmëruar javë më parë… Anëtarët e famlijes kanë ndihmuar në përmbledhjen e gjërave të cilat janë ekspozuar në Muzeun Çifut, për shkak të prejardhjes çifute të këngëtares, gjë për të cilën vëllai i saj ka treguar se ka qenë shumë krenare dhe megjithëse nuk kanë qenë një familje besimtare, kanë ruajtur traditën, ndërsa babai i Amy-t tregon se është tejmase i mallëngjyer për këtë eveniment dhe ka ftuar të gjithë të vizitojnë ekspozitën e bërë për nder të Amy-t. kjo ekspozitë përmban gjëra dhe gjësende nga më të ndryshme të cilat I kanë takuar të ndjerës Amy, si teshat e paraqitjeve skenike, këpucë, fotografi skenike e familiar, këpucë, por edhe gitarën e saj të preferuar.
Nga ana tjetër rrëfyesja e ekspozitës, Elizabeth Selby, deklaron: “Këto gjësende që I kanë takuar Amy-t tregojnë shumë për predikimet e saja çifute dhe se kjo ekspozitë më së miri e sjell deri te fansat, karakterin dhe veçantitë e saj. Por gjeja që e bën edhe më shumë prekëse këtë ekspozitë për familjarët, është libri për gatime çifute të cilin ia ka dhuruar, Alex vëllai I saj në vitin 2002, sepse ajo donte të mësonte se sit ë gatuaj një supë pule”. Ajo gjithashtu zbulon edhe pasinin që Amy kishte për leximin dhe atë vepra të autorëve të mëdhenj si që ishte I preferuari I saj, Dostojevski…
05.07.2013
Burimi: Top Channel
Similar topics
» Bulimia “vrau” Amy Winehouse?
» Kreu marrëdhënie seksuale me një 13 vjecare, e mitura: “Shkova me dëshirë por nuk e dija që ishte i martuar”
» Ndahet nga nëna, elefanti qan për 5 orë…
» INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident
» Topalli: Si ma “shpëtoi jetën” nëna e Arjan Konomit
» Kreu marrëdhënie seksuale me një 13 vjecare, e mitura: “Shkova me dëshirë por nuk e dija që ishte i martuar”
» Ndahet nga nëna, elefanti qan për 5 orë…
» INTERVISTA/Nëna e 16–vjeçarit: Plagosja ishte aksident
» Topalli: Si ma “shpëtoi jetën” nëna e Arjan Konomit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi