AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar

Shko poshtë

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar Empty Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 04, 2013 6:54 am

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar 83504
Zgjidhet pas 7 vjetësh çështja e dëmshpërblimit për të aksidentuarin Qamil Skilja nga Tirana. 66 vjeçari i paralizuar nga aksidenti iu drejtua emisionit “Urbanika” në A1 Report, ku kërkoi ndihmën e gazetarëve. Pas trajtimit të rastit në këtë emision, dhe investigimit të gazetarëve mbi gjendjen financiare të kompanisë së sigurimeve Atlantik Sh.A, kjo e fundit i ka kaluar më së fundmi shumën mbi 10 mln lekë të reja të aksidentuarit Qamil Skilja. Priten vetëm veprimet e bankës për të lejuar Qamil Skiljan të ketë të drejtë veprimi mbi paratë. Pas gjithë hapave ligjorë 66 vjeçari do të ketë mundësi të shkojë në Itali për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr 14 hekura të vendosura në këmbë nga mjekët italianë.

Qamil Skilja u aksidentua në 25, maj 2006, teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip Jamaha ku si pasagjere kishte edhe vajzën Enkeljda Skilja. Në orën 8 të mëngjesit në aksin rrugor Ndroq- Tiranë, mjeti Jamaha u përplas me një tjetër automjet taksi me targa TR 373 B i drejtuar nga Naim Kasa. Për pasojë u aksidentuan rëndë, 66 vjecari Qamil Skilja dhe vajza e tij Enkelejda Skilja. 66 vjeçari u trasnportua në spitalin ushtarak ku iu nënshtrua terapisë intensive për shpëtimin e jetës dhe ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas u dërgua në spitalin Sapienca në Romë për trajtim më të specializuar pasi jeta e tij ishte në fije të perit.

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar 83505
Shoqja e tij e jetës, Meleqe Skilja, u diagnostikua me kancer pak muaj para se Qamili të përfundonte i paralizuar në shtrat. Qamili e humbi bashkëshorten e tij pas aksidentit të rëndë që ndodhi në vitin 2006. 2 vite pas aksidentit të rëndë, dhe pasi kthehet nga vdekja, Qamili iu drejtua gjykatës për të përfituar dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve Atlantik sh.a ku ishte i siguruar mjeti që e aksidentoi. Por sikur të mos mjaftonte fakti dhe nevojat vetjake, 66 vjecari iu desh të sorollatej për 7 vite nëpër dyert e gjykatave, pasi kompania e sigurimeve refuzonte të dëmshpërblente këtë qytetar duke paraqitur disa kërkesë padi ku kishte vetëdeklaruar se ishte në vështirësi financiare dhe nuk mund të ekzekutonte vendimet e gjykatave.

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar 83506

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar 83507

Shoqëria e sigurimeve Atlantik sh.a, shkeli vendimet e Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe asaj të Apelit, ku të dyja kishin dhënë urdhër që shoqëria ti paguante menjëherë shifrën prej 17 milion lekësh të aksidentuarit. Por pas investigimit të bërë nga “Urbanika” mbi dokumentet dhe veprimtarinë e kësaj kompanie rezultoi se në kohën kur kompania vetëdeklaronte vëshitrësi financiare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve faktohej se vetëm 23 ditë më pas Atlantik Sh.a ka kryer zmadhim të kapitalit nga vlera 606.957.981.00 e bën 628.336.081.00. Gjithashtu në QKR figuronin edhe investime të tjera të bëra nga kjo shoqëri për degë të reja që hapen në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar 83509
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 
- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/demshperblehet-7-vjet-pas-aksidentit-i-paralizuari-66-vjecar-165379.html#sthash.hD0RM6st.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar Coolte21

Shteti Shteti : Dëmshpërblehet 7 vjet pas aksidentit, i paralizuari 66-vjeçar Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi